Një delegacion i bizneseve nga Bullgaria, kanë vizituar Zyrën e Komunitetit të Biznesit-Kuvendi i Kosovës, ku janë pritur nga kryesuesi Agim Shahini, nga i cili janë njoftuar rreth mundësive, legjislacionit dhe gjërave të tjera për investime.
Investitorët nga Bullgaria u interesuan për mundësitë e investimeve në fusha të ndryshme si në atë të ndërtimtarisë, infrastrukturës, në ujëra të zeza, energji, riciklimi i mbeturinave e sfera tjera dhe të cilët kërkojnë bashkë investitorë vendës.
Agim Shahini, kryesues i Zyrës së Komunitetit të Biznesit të Kuvendit të Kosovës, i informoi mysafirët për rëndësinë e funksionalizimit të kësaj zyre, si model i ri në Evropën Juglindore, e cila bashkon dhe rrit dialogun ndërmjet komunitetit të biznesit dhe deputetëve për të mirën e vendit.
“Zyra e Komunitetit të Biznesit dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, janë të interesuar që të thithin sa më shumë investitorë të jashtëm, të cilët vijnë për përfitime në Kosovë dhe kur të kthehen të jenë të kënaqur me interesin”, tha Shahini.
Ai i njoftoi mysafirët se është duke u bërë një reformë e dobishme ligjore për lehtësira të bërjes së biznesit, zhvillimit ekonomik ku edhe është duke u ndryshuar edhe Ligji për Investimet dhe ligjet tjera.
“Gjendja e ekonomike në Ballkanin perëndimor është duke u vështirësuar nga pengesat më shumë burokratike, e këto po vështirësohen me tarifa të rënda politike, që në shumicën e rasteve po ndikojnë në uljen e interesimit të investitorëve në tërë regjionin. Kjo është e dëmshme për të gjitha palët, sidomos për bizneset të cilat janë të kufizuara për shkak të paqartësive që i prodhojnë disa lider politik kundër ndonjë vendi të caktuar”, tha Shahini.
Sipas tij Kosova është treg i hapur, liberal për investime dhe pa pengesa për askndë dhe në kuadër të saj legjislacioni i Kosovës po bënë ndryshime në ligjet që kanë të bjënë me lehtësira për investitorët e potencial.
Vendi ofron potencial të jashtëzakonshëm njerëzor dhe shumë të aftë për punë dhe që janë asetë shumë i rëndësishëm për investimet e huaja. “Zyra e Komunitetit të Biznesit në Kuvendin e Kosovës sikur AKB-ja dhe asociacionet tjera do të jenë në shërbim të të gjithë komunitetit të biznesit dhe investitorëve që do të vijnë në Kosovë”, tha kryesuesi i zyrës.
Georgi Georgiev, kryesues i delegacioni nga Bullgaria, tha se janë në Kosovë për të shikuar mundësitë për investimeve në fusha të ndryshme, duke nisur në ndërtimtari, infrastrukturë, në ujëra të zeza, energji, riciklim të mbeturinave e tjera.
Ai kërkoi bashkë investitorë në këto fusha në përqindje të barabartë me bizneset nga Kosova, e që kompania Fazita ishte njëra nga kompanitë që i ofroi një mundësi për të bashkë investuar.
Vizita e delegacionit bullgar u ndërmjetësua edhe nga Ambasada e Kosovës në Bullgari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Investoni në rehati dhe cilësi – Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë