Nëse paraqitja jote nën tesha nuk është më si dikur, ka ardhur koha të rinovosh marrëdhënien tënde me një ndryshim në mënyrë që të rrisësh erosin, lumturinë dhe kontaktin me partneren/in.
Interneti ka eliminuar distancat duke transformuar thellësisht jetën e shumë njerëzve në çdo cep të botës. Gjithsesi, sipas studimeve aktuale rrjetet sociale përkeqësojnë marrëdhëniet dashurore. A është me të vërtetë kështu? Ja si të rigjesh lumturinë në çift duke përdorur në maksimum teknologjinë pa u bërë skllav të saj.
Interneti i bën keq dashurisë? Si të rifitosh dëshirën për të bërë më shumë seks
SEKS DHE INTERNET – Nga të dhënat e një sondazhi anglez rezulton se për shkak të përdorimit të internetit periodiciteti i raporteve intime mes çifteve të qëndrueshme është ulur me 20 %. Grupi i kërkuesve, që i përket Universitetit të Cambridge, shpjegon se që prej vitit 2000 e 10 vjet më vonë numri mesatar i takimeve seksuale ka rënë në fakt nga 5 në 4 në javë. Rritja e produkteve teknologjike si tablet e smartphone e vret në fakt intimitetin e çiftit? Sigurisht që përhapja e teknologjisë ka nevojë të frenohet që të mos bëhet pengesë për cilësinë e jetës.
DËSHIRË PËR KONTAKT– Sa herë ndodh që të rrini ulur në divan pa u prekur fare? Duke kaluar ditën jashtë shtëpisë, mbrëmjeve shpesh është ai momenti ku përqendrimi është tek kuzhina, pastrimi dhe punë të tjera në shtëpi, në këtë mënyrë edhe të parit e një filmi së bashku ose ndonjë orë në qetësi mund të kthehen në një utopi të vërtetë. Koha është e paktë dhe këtij ankthi i shtohet një vështirësi tjetër : jetojmë në një shoqëri ku të prekesh është gjithmonë e më shumë tabu. Kontakti fizik është reduktuar në maksimum. Përmes lëkurës dhe prekjeve qenia njerëzore interagon në nivel marrëdhëniesh intime e sociale, duke shkëmbyer emocione dhe gjendje shpirtërore me të tjerët.
NDËRPRIT ZAKONET – Gjej kënaqësinë e kontaktit, sepse të prekësh tjetrin në një nivel epidermik ndez ndjesitë, ndihmon të rigjesh erosin, është një shkëndijë jetësore e aftë për të transmetuar energji, shkruan revista class. Gjeni mënyrën, të paktën një mbrëmje gjatë javës, për t’u ulur afër njëri-tjetrit, të përqafuar duke parë një film ose duke lexuar një libër, përkëdhelje pas përkëdheljesh.
SHKËMBE – Në vend që të përqendrohesh në aktivitetet e tua, përdor teknologjinë si një dritare falë së cilës mund të shkëmbesh vizionin tënd për botën. Ke dëgjuar një fjalë të re ose një koncept që nuk e njeh? Përdor internetin për ta zbuluar, do të përmirësosh kulturën tënde duke u zbavitur sëbashku me partnerin. Kompjuter, tablet e smartphone munden të të ndihmojnë për interesat e përbashkëta, të organizoni takimin e radhës me miqtë dhe për të ngritur një bosht bisede e gjithashtu për të bërë më të fort intimitetin e çiftit. E rëndësishme është të dish të përdorësh teknologjinë në mënyrë kreative dhe inteligjente.
KUR ËSHTË MOMENTI TË NDALOSH – Të rish në krahë të partnerit dhe të zhytesh tek smartphone… nuk është kjo mënyra për të qenë bashkë! Në ndryshim nga leximi ose loja me letra, interneti ka fuqinë të të thithë vëmendjen në mënyrë të plotë, pa marrë parasysh faktin që kur lundrojmë në internet koha fluturon. Fluturon aq shumë sa, pak minuta mund të bëhen orë. Këshilla? Kur të ktheheni në shtëpi pas një ditë të lodhshme pune krijoni zakonin e mirë që ta lini telefonin celular smartphone mbi mobilen e korridorit, pranë çelësave të shtëpisë, pa zile, vetëm me dridhje. Ajo që do të fitoni, do të jetë cilësia e jetës, për të gjithë familjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s? Ç'tregon gjuha e trupit për ta?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet