Megjithëse Unioni Evropian nuk po e heq nga agjenda procesin e integrimeve, veçanërisht të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në praktikë, siç po shihet, e ka të vështirë të kapërcej Danubin. Se a do të kuptojnë Shqipëria dhe Kosova se çka është shteti funksional, mbetet të shihet, por në bazë vlerësimeve të BE-së, rruga e integrimeve duket ende e largët.
Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pritur integrimin evropian, ka gjasa të provojnë edhe një herë pushtimin osman. Sado që sot do të donim t’i shmangeshim çdo krahasimi me atë periudhë, gjithsesi shohim shumë ngjashmëri.
Nga historia e dimë mirë se si edhe Gjergj Kastrioti kishte pritur ndihmën e premtuar nga Venediku, por nuk e kishte marr asnjëherë. Sado që dikush do të dëshironte që vendimet e fundit të diplomacisë evropiane në Bruksel të ishin më të mira, fatkeqesisht nuk u panë indikacione të tilla.
Rezultatet e takimit te fundit te nivelit me të lartë te BE-së:
• Serbisë i hapet dera e integrimit.
• Shqipëria duhet të kryej edhe shumë detyra shtepiake.
• Kosovën duhet të dëshmohet ende a është apo nuk është në Evropë.
• Bosnja e Hercegovina mbahet në gjendje kome, si territor i padefinuar. Në media përmendet vetëm “Republika Srpska”.
• Malit të Zi Evropa i lejoi hapjen e dy kapitujve përmbajtjesor të negociatave.
• Maqedonia duhet ta zgjidhë problemin e emrit dhe të origjinës.
Drejtësia!
Jo rastësisht lexojmë se si një djalosh shqiptar vetëm pse kishte përqafuar Cristiano Ronaldon, është dashur të ballafaqohet me gjyqin. Mund të konsiderohet sukses se pas deklarimit të yllit të futbollit CR7 për lirimin e çunit shqiptar, ai u shpall i pafajshëm. Habit fakti se pse shqiptarët dënohen edhe kur përqafojnë, ndërsa dihet mirë se si u masakrua nga huliganet nazifashist serb, tifozi francez Taton dhe për këtë nuk u dënua askush.
Sot jo pak herë shohim se si po përsëritet historia dhe fatkeqësisht shumë herë edhe me pasoja të tmerrshme. Shohim se si shumë vende sovrane të botës, dikur koloni qindravjeçare të superfuqive, shumë lehtë po destabilizohen dhe si padashtas shpëtimin po e kërkojnë nga kolonistët e deridjeshëm. Shumë raste të tilla u panë në Afrikë dhe në Azi. Së fundi, zhvillime të tilla pamë edhe në Ballkan.
Shqipëria edhe sot kur përqafon fort Evropën, ajo sikur po ia largon duart prej saj. Janë këto zhvillime jo pak interesante të cilat domosdo hapin shumë dilema.
Po t’i bëhet një retrospektivë gjendjes së tashme në Ballkan dhe të përjashtohet koha e internetit, do të shihet se sa shumë ngjashmëri ka situata e tashme me periudhën para pushtimit osman. Njohësit e mirë të historisë e dinë se si ishte gjendja para dhe gjatë pushtimit osman të Ballkanit. Mund të merret kjo temë e përgjithësuar me termin Ballkan, ngase shënimet e kohës dëshmojnë se organizimi shtetëror në rajonin tonë ishte i një niveli të ulët, thuaja primitiv, për të mos thënë se nuk ekzistonte fare. Derisa fuqitë perëndimore të kohës, Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, por edhe Holanda e Danimarka kishin mësyer botën e sapo zbuluar dhe nuk po merreshin fare me rajonin tonë, një superfuqi aziatike po depërtonte fuqishëm në Ballkan. Mbretëria Osmane kishte arritur majat e organizimit shtetëror. Ushtria turke po pushtonte një nga një vendet e Ballkanit. Këtë vlerësim e nxjerr, më mirë se askush tjetër deri më sot, historian anglez Noel Malkolm, i cili u dëshmua si analist i spikatur i logjikës së zhvillimeve të kohës.
Kushdo që ka pasur rastin të lexojë veprën e historianit gjerman Franc Babinger, ka mundur të shohë mirë se në çfarë shkalle të organizimit shtetëror ishin vendet e Ballkanit në prag të pushtimit osman. Babinger vlerëson lart Perandorinë Osmane, e cila, sipas studiuesit gjerman, jo që pushtoi vendet e Ballkanit, por ajo ndihmoi civilizimin e këtyre trevave. Shtetet e Ballkanit, sipas Babingerit, por edhe sipas studiuesve të më vonshëm, pas pushtimit osman kishin fare pak tipare shtetformimi. Po të shikohet sot gjendja aktuale e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të shihet e dëshmohet mirë edhe thënia e famshme e Uinston Çërçillitse ”Ballkani prodhon me shumë histori se që mund të konsumojë”.
Mund të konstatohet lirshëm se popujve të Ballkanit Perëndimor nuk mund t’u lihet në dorë çështja e kufijve dhe as problem i sigurisë rajonale. Jo që ballkanasit mund të bëjnë ndonjë luftë të mirëfilltë, por ekziston rreziku permanent për krime kundër popullatës civile, siç bëri ushtria jugo-serbe në luftën e fundit.
Derisa të mos ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan, as Evropa nuk mund të flas për stabilitet. Ky fakt u provua në luftërat e fundit të cilat i shkaktoi Serbia me synimin e vetëm që të formojë Serbinë e Madhe, ide kjo që nuk hiqet lehtë nga kokat e “pogllavarëve” të Beogradit.
Është për t’u habitur se si Evropa edhe sot, pas gjithë asaj katrahure në Ballkan, heziton të shpejtojë hapat e integrimit të këtij rajoni. Derisa anglezet e spanjollët po pushtonin Amerikën e zbuluar nga Kolombo, Turqia Otomane po pushtonte një nga një vendet e Ballkanit. Për rezistencën e ballkanasve as që mund të bëhet fjalë, duke pasur parasysh fuqinë e tyre ushtarake që nuk premtonte asgjë me shumë se humbjen. Sovranitetin e vet, shumë vende të Ballkanit ia dorëzuan Turqisë edhe fare pa rezistencë. Kur kemi parasysh zhvillimet e sotme, shohim se në Ballkan ende fryjnë erëra të luftës. Destabiliimi i këtij rajoni është fare i lehtë dhe i mundshëm në çdo çast.
Derisa në Bruksel bisedojnë serbët dhe shqiptarët, nxënësi i Vozhdit nuk pranë me deklaratat e tija kontradiktore ekstreme. Bisedohet për shumëçka me shqiptarët në Bruksel, ndërsa, me të arritur në Beograd, Daçiqi nuk heq nga goja ndarjen e Kosovës. Serbia me veprimet e saja vazhdon të tallet edhe me të zhdukurit shqiptarë gjatë luftës. Vetëm ndiqeni si po zhvillohen ngjarjet e fundit në Ribnicë dhe do të shihni gjithë maskaradën serbe për të mos zbuluar të vërtetën.
Nëse Evropa nuk shpejton hapat e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndoshta një ditë do të jetë vonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale