LAJMI I FUNDIT:

Institucioni i përgjegjësisë dhe reforma zgjedhore

Institucioni i përgjegjësisë dhe reforma zgjedhore

Së pari, pa zbatimin e institucionit të përgjegjësisë individuale të secilit pjesëtar të shoqërisë sonë askush në Kosovë nuk mund të shpresojë se do të këtë përmirësim të gjendjes ekzistuese.

Në skenën politikë të Kosovës nuk do të këtë ndryshime cilësore përderisa nuk bëhen reforma të duhura demokratike përbrenda vet subjekteve politike. Reformat duhet të jenë substancialë nëse ata që merren me politikë ia duan të mirën Kosovës.

Shihet çartë se si brenda partive aktuale dominojnë grupe të caktuara individësh të cilët mbajnë peng çdo zhvillim demokratik. Pozita e të parit vazhdon të jetë e paprekshme, ndërsa një numër individësh përreth, të kënaqur më pozitën që kanë, nuk iu intereson asnjë ndryshim. Kështu që vazhdimi i kësaj gjendjeje është parajsë për ta. Disa përpjekje individuale për të ndryshuar diçka, ishin më shumë shprehje e pakënaqësisë për privilegje edhe më të mëdha e jo për ndryshime pozitive. Këta individë në të shumtën e rasteve u larguan nga një subjekt duke kaluar tek tjetri, gjë që shumë herë u reklamua si përforcim. Por, që në praktikë u dëshmua si dështim i plotë. Kështu do të ndodhë derisa subjektet politikë në tërësi nuk do të kuptojnë se pa reforma të duhura, shoqëria jonë nuk mund të dalë asnjëherë nga kriza.


Kështu duken subjektet politikë kryesore të Kosovës sot:

PDK që nga themelimi nuk arriti asnjëherë as të shqyrtojë kuptimin e fjalëve demokraci dhe reformë
LDK sa preku fjalën reformë dhe demokratizim gati u bë nami dhe u pa se ajo ende vuan nga struktura të moçme të llojllojshme që ishin bashkuar rastësisht me rastin e themelimit të këtij subjekti politik.
VV pa platformë konkrete politike epa shtrirje reale në gjithë Kosovën zor se mund të pres më shumë.
AAK duke blerë emra të mbetur pa autoritet, humbi edhe vet shumë prestigj. AKR mund të shkruajë se ishte dikur në Kuvend dhe në Qeveri. Subjektet e vogla zor se do t’i merr më dikush për ato pak vota që sjellin. Lista Serbe është me rrënjë në Beograd. Sa të marrin nga dy rroga serbët e Kosovës do ta votojnë atë.

Kosova ka kuadro dhe atyre duhet t’u jepet rasti, gjë që pa reformë nuk do të ndodhë asnjëherë. Liderët partiakë të të gjitha partive kanë zakonisht rolin monarkut të vërtet. Megjithëse ndryshimet janë të domosdoshme, në asnjërin subjekt politik aktual nuk shihet asnjë individ potencial që do ta zëvendësonte të parin më sukses.

Çdo lëvizje politike dëshmon se për reforma nuk po mendon askush dhe kështu më nuk mund të ecet përpara. Me reformë duhet të përcaktohen edhe rregulla të rrepta të cilat duhet të zbatohen.
Përfundimisht, performanca duhet të jetë kriter themelor i vlerësimit të individit.

– Ata kandidatë që tashmë tre herë radhazi kabl shijuar privilegjet e deputetit, në asnjë variant të mos kenë të drejt për kandidim të katërt.

– Mund të zgjedhen në detyrën e ministrit dy herë vetëm ata më performancë të duhur

– Kandidatët me performancë të dobët nuk duhej të figurojnë në listë për të dytën herë.

– Askush në asnjë rast të mos ketë të drejtë të jetë edhe deputet e edhe ministër

– Asnjë deputet, ministër, zëvendësministër apo individ në pozitë drejtuese, në asnjë rast të mos mund të mbajë edhe një vend tjetër punë gjatë mandatit.

– Asnjë kandidat mos të përfshihet në listën e nominimit pa kaluar verifikimin brenda subjektit të vet politik

– Partitë që nuk japin llogari për financat e tyre, të përjashtohen nga pjesëmarrja në zgjedhje

– Pragu zgjedhor të mbetet 5 për qind.

– Kosova të ndahet në numër të nevojshëm të zonave zgjedhore.

– Të bëhet riorganizimi territorial dhe të formohen komunat të reja dhe prej andej të zgjidhen drejtpërdrejtë përfaqësuesit e popullit.

Që nga lufta e këndej pati disa përpjekje për të ndryshuar diçka në këtë plan, por pa sukses. Kosova mbeti edhe më tutje si një zonë zgjedhore. Shume kush mori vota atje ku nuk mund të merrte asnjëherë. De fakto, në Kosovë vazhdohet të votohet subjekti politik, përkatësisht lideri i partisë dhe jo kandidatët në treva prej nga vijnë. Partive aktuale iu mundësua të ndihen komode dhe të mos marrin asnjë hap për reformë të brendshme e cila në të ardhmen e afërt duhet të jetë përcaktuese e perspektivës të secilit subjekt politik ekzistues.

Tash për tash ato parti që kemi dhe grupimet e organizuara ad hok që po i shohim herë pas here nuk ndryshuan asgjë në skenën politikë. Gjendja aktualë e organizimit politik në Kosovë dëshmon se dukuritë e moçme, karrierizmi e bajraktarizmi vazhdojnë të jetojnë akoma pa pengesa dhe pa dhënë asnjëherë përgjegjësi.

Kosova ka arritur pikën kur anëtarësia partiake nuk po shtohet. Kjo dukuri nuk është analizuar asnjëherë nga ata që merren me politikë të cilëve nuk u intereson kjo çështje. Askujt nuk i shkon mendja ta pyes veten pse nuk shtohet numri anëtarëve të rinj

Të ashtuquajturat parti të mëdha e të vogla, tash për tash janë të kënaqura pasi që elektorati ende po voton në formën e moçme të inatit, ose siç është dëgjuar shprehja; “kam ba be të votojë për filanin…”! Programet e subjekteve politike nuk iu kanë nënshtruar asnjëherë vullnetit të vërtetë as të anëtarëve të tyre e lëre më të qytetareve.

Vetëm atëherë kur qytetari ynë do të vetëdijesohet për vlerën e votës, mund të presim ndryshimet e dëshiruara. Vetëm atëherë kur qytetari ynë e sheh se programet e tashmë partiakë nuk kanë asgjë të re dhe prej tyre nuk pritet ndryshim, do të kuptojë pse duhet të votojë. Ajo që shohim sot, në njëfarë mënyre e ka varrosur demokracinë.

Reformat brenda partiake janë tepër të nevojshme, aq më parë kur dihet se grupime të caktuara politike, megjithëse tash disa vjet patën rastin të qeverisin, qoftë në nivel lokal apo qendror, do të duhej të kishin parë aftësitë e tyre dhe imperativin për ndryshim.

Kur shohim ku ka dështuar sistemi, atëherë edhe angazhimi për të përmirësuar gjendjen duhet të përqendrohet në ato fusha.

Në fushën e punësimit nuk ka përmirësim, ngase asnjë parti nuk ka asgjë konkrete në programin e saj.
Sistemi i drejtësisë nuk ia ka dalur të dëshmojë ekzistencën lakurieë. Gjendja aktuale në këtë fushë është brengë e rëndë.

Arsimi me shumë të punësuar dhe me numër marramendës studentësh të paprofilizuar për tregun e punës vazhdon të vendnumërojë apo të shkatërrohet nga brenda. Reformat për të cilat flitet nuk e di askush cilat janë ato dhe cili është produkti i tyre. Punësimi, drejtësia, arsimi, shëndetësia vuajnë nga mungesa e reformave menaxhim i keq dhe mos zbatimi i institucionit të përgjegjësisë.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Magazina
Kalo në kategori