Informimi si terror dhe mentaliteti kaçak
Mashtrohet kushdo që mendon se mund të lansojë gënjeshtra e t’ia shes ato auditorit si dikur. Kosova sot e njohur nga njëqind shtete të botës, më nuk është vetëm. Nëse dikush pretendon se nuk po na sheh askush nga bota, gabohet rëndë. Në Kosovë sot janë prezentë gazetarë e diplomatë nga të katër anët e botës të cilët më nuk do t’i dëgjojnë rrëfimet tona “patriotike”, por ngjarjet reale në terren. Kosova më nuk fiton poenë pozitiv nga apelet për luftë dhe rrënim varrezash. Populli i Kosovës sot ka adresë. Logot e institucioneve shtetërore të Kosovës tashmë janë të njohura kudo në botë. Vandalizmi i mësuar nga shkolla serbe nuk i ka shërbyer e as nuk do t’i shërbejë kurrë për të mirë popullit të Kosovës.
Jo pak gazetarë tashmë të njohur për “qullin patriotik” më nuk do të duhej të sillen sikur nuk po dinë se çka po bëjnë. Megjithëse gazetarët patën fituar betejën me ligjvënësit e Kosovës, ata shihet mirë se nuk e kanë fituar betejën me vetveten. Të ushqyer nga shkolla serbe e gënjeshtrës, u panë shumë shënime gazetareske, analiza e intervista më tepër se folklorike, fort të dëmshme për popullin shqiptar dhe për imazhin e Kosovës.
Informimi sot, në kohën e internetit, do të duhej të ishte shumë më i përgjegjshëm se dikur. Në kohën kur interneti ka depërtuar gati në çdo familje edhe ndikimi i tij është shumë i madh, do të ishte e ndershme që cilido individ që në çfarëdo forme ka lidhje apo ndikim në informim të ketë parasysh edhe hallet e njeriu të rëndomtë. Po të shikohen kronikat dhe lajmet e përsëritura nga minuta ne minutë lidhur me ngjarjet aktuale, do të shohim se popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, me ditë të tëra, vërtetë iu nënshtrua një terrori informativ.
Kronikat e pandërprera dhe lajmet në formën: edhe dy orë skadon ultimatumi, edhe një orë, edhe 30 minuta edhe pesë minuta… ka skaduar afati i ultimatumit etj… e pranoi dikush apo jo, kanë ngjyrë të nxitjes së konfliktit dhe të shqetësimit të vazhdueshëm të njerëzve. Fatkeqësisht, shumë kujt nuk po i shkon mendja se si gjithë kjo domosdoshmërish len pasoja afatgjata tek popullata.
Kërcënojnë grupet çetnike serbe “Dveri”,”Nashi’ “JSO”. Në frymën e tyre vazhdon kërcënimin kryeministri aktual serb. Kërcënimet e tyre gjejnë vend nder lajmet e para në RTV dhe në faqet e para të gazetave. Kërcënojnë në anën tjetër edhe grupet shqiptare.
Sërish u shfaqen në skenë shumë “patriotë të lagur” gjë që habiti edhe miqtë tonë më të mirë ndërkombëtarë.
Thuhet se Serbia po ndan fonde të mëdha për serbët në Kosovë, po pse nuk shtrohet edhe pyetja: sa kemi ndarë ne për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit?
Sa shënime u botuan këto ditë në mediat tona, sa analisti e “patrioti i lagur” defiloi nëpër ekrane me dokrra?
Është mirë që dëgjuan edhe fjalë për mbretërimin e arsyes, por megjithatë pati tepër shënime nxitëse.
Kështu, çdo informacion për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, më shumë duket si tallje.
Me mentalitet kaçak nuk mund të shkohet pa viza në Evropë. Në një shtet funksional ku çdo gjë ka emrin dhe logon e vetë, kaçakët nuk kanë vend. Kushdo që ka qellim të mirë dhe mendon se është patriot, ka ku të adresojë kërkesat e tij. Kaçakët vetëm sa ia lidhin gojën Kosovës dhe e kthejnë kah mesjeta. Koha e kaçakëve do të duhej të ishte harruar moti.
Të gjitha zhvillimet e fundit rreth lapidarit në Preshevë në një mënyrë a në një tjetër dëshmuan se shkolla serbe e krimit ende po shfrytëzon çdo hapësirë për të sfiduar paqen aq të nevojshme në Ballkan dhe shërimin e plagëve të luftës.
Serbinë asgjë nuk e pengon më shumë se ekzistenca fizike e shqiptarëve në Luginë. Serbia duhet ta ketë të qartë se destabilizimi i Kosovës më nuk i shkon në favor Serbisë. Përkundrazi. Shqiptarët, kur pranuan planin tashmë të njohur të Ahtisarit, pranuan edhe kompromise të mëdha, duke i dhënë rast paqes së qëndrueshme në Ballkan, dhe kjo u pa nga gjithë bota, veçanërisht tash pesë vjet prej kur Kosova u bë shtet i pavarur.
Nëse Serbinë e pengoi lapidari në Preshevë, shtrohet pyetja se sa do t’i pengojnë shqiptarët monumentet serbe në Kosovë
Kur numërohen monumentet e shumta serbe në Kosovë dhe kur destabilizohet rajoni nuk ka edhe një forcë që do të mund te parandalonte revanshizmin zinxhiror të rrezikimit të çdo gjëje të etnikumit tjetër. Nuk ka nevojë për retrospektivë të largët .Mjafton një pasqyrë e zhvillimeve nga vitet e nëntëdhjeta e këndej.
Serbia duhet ta ketë parasysh edhe gjuhën e urrejtjes që ka mbjell me shekuj kundër çdo gjëje shqiptare.
Kushdo që ka rast të vizitojë manastirin e Graçanicës mund të shoh atje, të shkruar në mur, të gjitha vargjet e poezisë së Milan Rakiqit, kushtuar Simonidës. Serbia e di më mirë se ne historinë tonë, sepse di fare mirë edhe falsifikimet që i ka bërë. Serbia e di mirë se sa fshatra shqiptare ka shfarosur dhe sa kilometra katrorë territor i ka zgjeruar në dëm të shqiptarëve.
Vendet e Ballkanit pa përjashtim sot kanë shumë më shumë nevojë për paqe e bashkëpunim, sesa për konflikte. Me gjithë bisedimet e ashtuquajtura teknike në Bruksel, mediat, sikur një kor, vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit të luftës pa menduar fare për pasojat.
Kur funksionon shteti ekzistenca e mëtutjeshme e kaçakëve e dëmton atë. Megjithëse tashmë të gjithë e dinë si duket dhe si funksionon shkolla serbe krimit, fatkeqësisht ajo po kopjohet e imitohet në vazhdimësi dhe në forma të ndryshme.
Fitohet përshtypja sikur disa grupeve ekstremiste të këtij rajoni, nuk iu bëhet vonë për asgjë. Ballkanasit harrojnë shumë shpejt vuajtjet dhe viktimat, dhe si të mallkuar vazhdojnë të imitojnë shkollën serbe të krimit ,peng të së cilës kanë mbetur me shekuj. Po të shikohen zhvillimet aktuale dhe po të analizohet mundësia e një krize të re, gjithçka duket e afërt dhe e besueshme. Janë harruar masakrat e luftës së fundit, sikur janë harruar gjithë ato viktima, gjithë ato plaçkitje e shtëpi të djegura. 1780 qytetar të Kosovës ende evidencohen si të zhdukur dhe ata përmendën vetëm ad hoc, apo kur ka nevojë politika.
Nxitja e konflikteve ndërnacionale vazhdon me të gjitha format e mundshme. Të zhvendosurit, si serbë ashtu edhe shqiptarë, edhe atje ku i presin shtëpitë e reja të ndërtuara nga buxheti i Kosovës, nuk kthehen, duke shkaktuar herë pas here probleme përmes ankesave, më shumë me përmbajtje nostalgjike false.
Rrënimi i varrezave i qet hije të zezë Kosovës. Pamjet e shëmtuara përhapen më shpejt në botë se çdo lajm i mirë. Ata që rrënojnë varreza, dashtë Zoti të mos jenë shqiptarë. Ata nuk i duhet popullit tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale