Të flasësh çkado që të bie ndërmend është bërë një lloj mode në shoqërinë tonë. Ekonomisti interpreton Kushtetutën, gazetari jep leksione diplomacie, studiuesi i politikave të sigurisë (që më duket se kurrë s’do të arrij të kuptoj se çka nënkupton saktësisht kjo fushë) merret me konspiracione…
Në disa artikuj dhe postime në rrjete sociale të ca opinionistëve shqiptarë (term i jashtëzakonshëm ky) vërehet një lloj krahasimi mes interesimit/ngritjes së zërit të qytetarëve kosovarë për situatën në Turqi dhe indiferencës/heshtjes rreth problemeve tona të brendshme. Ky pretendim, krahas saktësisë që ka, është edhe i deformuar. Sipas natyrës, njeriu reagon në atë që e pengon e që i duket e padrejtë, qoftë me inercion, qoftë me emocion, apo edhe me racio, varësisht nga tipi i personit.
Nëse një qytetar i Kosovës ndjen një lloj “obligimi” të reagojë për Turqinë, ose nëse shpreh solidaritet me kombin gjerman, francez etj. kur atje ndodh ndonjë sulm, kjo domethënë se ai (gjithnjë sipas tij) është i informuar, i bindur dhe i sigurt që duhet bërë atë veprim. Në rastin konkret, dikush mund të mendojë që në Turqi ka ngjarë një tragjedi, është dëmtuar populli dhe shteti, si dhe është goditur një njeri që ka fituar admirimin e shumicës së popullit të vet – Tajip Erdogani.
Në anën tjetër, po i njëjti qytetar ndoshta sillet indiferent ndaj parregullsive, korrupsionit, krimit, gënjeshtrave e gjithfarë mbrapshtish tjera që vijnë nga politikanët kosovarë.
Përse kështu?
Mendoj se kjo ka të bëjë me zhgënjimin e madh prej klasës politike. Qytetari i rëndomtë kosovar nuk e ka të qartë as rrezikun nga Asociacioni i Komunave Serbe, as nga demarkacioni me Malin e Zi, as nga e ardhmja e frikshme e farës nepotike të mbjellë dje e sot. Gjithçka i duket e turbullt (kjo edhe falë analistëve të televizioneve).
S’e ka të qartë, ngase elita politike doli e pazonja të gjejë gjuhën artikuluese të përshtatshme me popullin. Kur përmendet Kuvendi njerëzve nuk u shkon ndërmend debati, ligji, shteti; atyre u përfytyrohen skenat e dhunshme, sharjet, të pasuruarit e pasluftës. Republika e Kosovës ka përqafuar sistemin parlamentar në qeverisje me tendencë të fuqizimit të demokracisë sa më përfaqësuese që shtetasit të jenë pjesë e vendimmarrjes. Ndodhi praktikisht kjo gjer më sot? Aspak. Kjo zhgënjeu edhe më kosovarin, i cili filloi ta shohë veten sikur të ishte vetëm një fletëvotim. Kaq. Sot në vendin tonë nuk ka mekanizma praktikë që lidhin qytetarin dhe pushtetarin që veprojnë si dy klasa të ndara sociale, tamam siç ka qenë në kohën e komunizmit, veçse tash me emër më joshës: demokraci.
S’e ka të qartë, sepse shoqëria civile u mor sipërfaqësisht me këto anomali; përjashtimisht disa sish, organizatat joqeveritare kanë kontakt fare të zbehtë me vetë qytetarët, çka përbën një nonsens, do të thosha – ontologjik – të tyre. Nëse ngarend më tepër në sigurimin e fondeve se në relacionin me banorët, s’ka tjetër rezultat.
Të jemi të sinqertë: cili pushtetar i Kosovës do t’i dhimbsej popullit (jo bashkëpartiakëve) nëse të njëjtit do t’i rrezikohej pozita ose nëse i mbaron karriera politike? Për kë do të luteshin?
Tek cili politikan kosovar populli sheh krenarinë shtetërore? Cili është meritor për zgjidhjen e problemeve? Cili zhvilloi shtetin ekonomikisht e ushtarakisht, cili faktorizoi vendin ndërkombëtarisht? Cili mori bekimin e mbi gjysmës së popullit në zgjedhje fer dhe demokratike?
Ndoshta për ne është e paperceptueshme tani për tani, por duhet ta kemi të qartë se ekzistojnë individë që në sytë e popullit shihen si faktor stabiliteti. Prandaj, dhe populli del në rrugë, rrezikon jetën, mbase edhe vdes aty, vetëm e vetëm që të ruajë rregullimin shtetëror, të mos i lejojë matrapazët puçistë apo çfarëdoqofshin ata që të injorojnë verdiktin popullor, të qëndrojë gjer në fund në lartësimin e dinjitetit kombëtar. Ata e mbrojnë kryetarin e tyre, qeverinë e tyre, opozitën e tyre, institucionet e tyre. I mbrojnë ngase i cilësojnë si asete të çmueshme, e jo si çerdhe të privilegjuarish. Masa e qytetarëve të Turqisë mund të mos i njohë liritë apo të drejtat e veta të normuara në Kushtetutë, por ama njeh vetveten dhe është e vetëdijshme për rolin e saj në të tashmen dhe të ardhmen e brezave. Ata kanë ditur të nxjerrin mësim nga e kaluara e hidhur. Kjo është kulturë qytetare, kjo është pjekuri që duhet të shërbejë si model për gjithë popujt e botës.
Tek ne në Kosovë, së paku deri më sot, ka tjetër frymë. Si popull nuk jemi pyetur as kur u shpall pavarësia, as kur u hartua Kushtetuta, as kur u krijuan koalicionet, as, as… Andaj edhe qëndrojmë inertë e shpërfillës ndaj ndodhive përreth, gjë që do të na kushtojë herëdokurdo me çmim edhe më të lartë se që po e paguajmë sot. Ne s’i shohim në fakt (se në këngë dhe fushata zgjedhore po) këto si produkt i gjakut tonë. Na mungon ndjesia e kolektives. Në këtë kuptim, gjeneratave të reja, të diplomuara por të paarsimuara, duhet t’u shpjegohet se interneti, pushteti, argëtimi, bile edhe punësimi nuk janë dhe nuk duhet parë si synime, por si mjete e mundësi për të kontribuar për vendin. Tek pastaj mund të akuzohen se po heshtin.
Qytetari do rregull, mirëqenie, siguri, lider, shtet të fortë. E nëse këto i sheh tek figura e Presidentit Erdogan dhe tek askush nga politikanët tanë, nuk është për t’u gjykuar ai, por paaftësia e jonë që të ndërtojmë diçka të mbarë së bashku për vendin tonë.
Deri atëherë, uroj të mos konsumojmë vrerin e atyre që kanë alergji patologjike ndaj popujve të caktuar dhe shpresojmë që “liberalët tanë” të mos vazhdojnë të bëjnë gjykatësin e preferencave të të tjerëve me standarde të ndryshme!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania