Familja është vendi ku ne rritemi dhe jetojmë pa frikë. Si duket, për fat të keq, kjo nuk qëndron edhe për shumë vajza dhe gra shqiptare. E, aq me pak për një grua të re nga Shqipëria, që rrëfeu historinë e saj këto ditë në mediat shqiptare. Ajo dëshmonte se si u abuzua seksualisht nga babai i saj që nga mosha tetëvjeçare. Historia e saj i përngjan një drame të vërtetë. Ishte pikërisht ky rast i cili solli në vëmendjen e publikut të gjerë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në shoqërinë shqiptare dhe se këto dukuri nuk janë ekskluzive për shoqëri të caktuara.
Ky rrëfim i trisht nuk përfundon këtu. Sikur të mos i mjaftonte ajo që për gjithë ato vite i shkaktoi babai i saj, ajo pas disa vitesh martese u braktis nga bashkëshorti i saj në momentin që ai e kuptoi se ajo ishte abuzuar nga babai. Duke mos pasur rrugëdalje tjetër, sot ajo është kthyer prapë në shtëpinë e prindërve që e përbuzin dhe nënçmojnë për të gjithë atë që ka ndodhur. E gjithë kjo pa fajin e saj.
E tronditur dhe e terrorizuar nga ajo që i ka ndodhur dhe nga kjo çfarë përjeton akoma, ajo, mes të tjerash në intervistë deklaron: “Unë vetëm fizikisht jam e re, sepse në shpirt jam e vdekur”.
Athua kjo është forma që ne duhet t’i trajtojmë vajzat, gratë apo motrat tona edhe pas gjithë asaj që ka ndodhur? Athua kjo është forma jonë për t’i dal zot dikujt me të cilin është abuzuar?
Kjo histori rrëqethëse tronditi opinionin dhe për një moment me bëri të mendoj se sa vajza apo gra kanë përjetuar, apo akoma përjetojnë një histori të tillë. Shumë, sigurisht shumë, por ato, pjesa me e madhe e tyre, hezitojnë të flasin. Nuk kanë guxim të tregojnë të vërtetën. I frikësohen braktisjes, “turpit”, madje edhe vrasjes.
Sot këtë histori e mësuam nëpërmjet mediave, por nesër mund të jemi vetë ne ose familjaret tanë pre ose viktima të këtij fenomeni të shëmtuar. Edhe pse viktimat e incestit frikësohen të flasin publikisht, për shumë e shumë arsye, ne nuk do të thotë se duhet të rrimë duarkryq dhe të heshtim përballë një fenomeni që në shoqërinë shqiptare konsiderohet akoma tabu, por duke qenë të vetëdijshëm se incesti është një ndër çështjet më të rënda të shoqërisë dhe pasojat e tij janë të papërmirësueshme.
Secili prej nesh – individi, shteti, shoqëria – duhet të gjejë formën dhe mënyrën e duhur për të parandaluar këtë fenomen të shëmtuar. Ne duhet të jemi ata që mbrojmë vajzën, motrën, gruan, apo nënën tonë. Mu për këtë, ky fenomen kërkon qasje serioze nga shoqëria, sepse jo rrallë ky krim, për fat të keq, gjen vend në familjet shqiptare.
(Autorja është duke ndjekur studimet e Doktoratës në Masaryk University në Çeki, në drejtimin e Psikologjisë Sociale)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Martohet për herë të dytë Fero

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë