Valentine’s Day, fesat e të dashuruarve. Një letër dhe ca fjalë të bukura thuhet dhe do të mjaftonin...Por të gjithë e dimë që fjalët mbeten fjalë. Por të mos e lëmë veten të ndikohet nga një origjinë kaq fisnike dhe ta shohim Shën Valentinin, për atë që është sot: një rrethanë që ia (s’)vlen të injorohet plotësisht.
Përsëri Shën Valentin! Përsëri të ia shprehin zyrtarisht dashurinë njëri-tjetrit me njëmijë e një nga më të çuditshmet e që në fund kurorëzohen me një përligjje romantike të dashurisë. Për ca të tjerë, është përsëri një datë që të kujton më shumë se kurrë se je ende singëll! Kështu Shën Valentini shndërrohet në ato festat acaruese, me çifte acarues që dalin rrugëve të lagjes, që të acarojnë nervat me shprehjet e hapura të dashurisë! Mirëpo ja ku ndodh mrekullia! Edhe për ty një takim romantik, pikërisht ditën e Shën Valentinit! Edhe një arsye më shumë kjo e fundit, për t’u ndier nervoze, për të treguar që në takimin e parë gjithë historitë e tua të dështimit … Dhe përfundimi? Ky ka për të qenë takimi i parë dhe i fundit, ndërsa Shën Valentini do të mbetet po ajo festa acaruese!
Por nuk ka faj Shën Valentini! Fajin e kanë armiqtë kryesorë të takimit të parë romantik, me të cilët pa dashje u bëre aleate. Ndaj, para se t’i thuash “po” një ftese për Shën Valentin, fillimisht mëso si të shmangësh armiqtë kryesorë të takimeve të para.
Shenjat që manifestojnë nervozizmin
Është normale të ndihesh nervoze në takimin e parë. Sidomos nëse ky takim rastis ose kurdiset pikërisht ditën e të dashuruarve, kur presioni psikologjik që shkaktohet nga pritshmëria është më i madh. Rrjedhimisht edhe emocionet janë më të mëdha. Por nervozizmi nuk është diçka tërheqëse te një femër e sidomos në takimin e parë.
Shenjat e nervozizmit ndikojnë negativisht në njohjen mes dy personave, të cilët në raste të tjera mund të kishin qenë të duhurit për njëri-tjetrin. Dil para pasqyrës dhe rregullo frymëmarrjen. Merr frymë thellë disa herë, derisa ta ndjesh qw je mw e relaksuar. Kthehu te partneri dhe përpiqu të dukesh sa më e qetë, të flasësh ngadalë, por me një zë të sigurt. Ndërsa kur fillon të luash me unazën ose aksesorë të tjerë, bën mirë të mbërthesh me duar krahët e karriges ose mbështeti në prehër. Pastaj rregullo edhe njëherë pozicionin e trupit që të dukesh sa më e qetë. Mos harro: vetëbesimi është padyshim një nga cilësitë që meshkujt adhurojnë te femrat. Dhe një femër e sigurt nuk tregon asnjë shenjë nervozizmi.
Mos trego histori të dhimbshme të jetës tënde
Nëse i ankohesh një mashkulli që në takimin e parë e sidomos kur takimi është caktuar në një ditë si Shën Valentini, të jesh e sigurt se takimi ka për të përfunduar sa hap e mbyll sytë. Ai pret të kalojë një mbrëmje të këndshme dhe jo të dëgjojë hallet e tua.
Por shumë femra sillen si “mbretëresha të dhimbjes”, duke menduar se në këtë mënyrë e bëjnë një takim të paharrueshëm, ndërsa mashkullin të gjunjëzohet para tyre. Për një mashkull, një takim romantik është një mundësi tjetër për t’u argëtuar. Tragjeditë dhe hallet e të tjerëve padyshim që nuk janë histori argëtuese për t’u dëgjuar. Meshkujt pëlqejnë femrat me humor, që dinë t’u japin zgjidhje problemeve të tyre me entuziazëm dhe e shohin jetë në perspektivë. Rëndësi ka që gjatë takimit të lësh përshtypjen e një femre pozitive. E kush pastaj nuk do të kishte qejf të dilte, përsëri me ty dhe pastaj përsëri e përsëri, derisa një takim i zakonshëm të shndërrohet në një lidhje serioze?!
Të qeshësh vend e pavend
Meshkujt përpiqen t’i bëjnë femrat të qeshin. Por në shumë raste femrat e përdorin të qeshurën si armë për t’u çliruar nga tensioni, duke qeshur në mënyrë të sforcuar e që për më tepër duket shumë false. Kur e kupton që e qeshura jote, në vend të jetë shprehje e kënaqësisë që po të jep prania dhe batutat e tij, është në fakt shprehje tensioni, atëherë bën mirë ta marrësh situatën në dorë. Çliro muskujt e fytyrës, mos qesh nëse nuk ka asgjë për të qeshur, madje as mos buzëqesh.
Nëse e kupton që nuk çlirohesh dot nga një buzëqeshje idiote që të rri e stampuar në fytyrë, atëherë bëj të njëjtin ushtrim me frymëmarrjen e ke gjithmonë me vete, atëherë ke mundësi të kontrollosh të qeshurat e madje edhe buzëqeshjet e kota. Ke parasysh se armiqtë e takimeve të para janë si veset. Për t’u çliruar prej tyre, nevojitet kohë, ndaj mos prit rezultate të menjëhershme. Por eksperimento, zbulo si i manifeston këto vese dhe lufto vazhdimisht kundër tyre, derisa të dalësh fitimtare. Vetëm atëherë një takim i parë do të pasohet nga shumë të tjerë. Dhe jo vetëm për Shën Valentin!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

Katër rregulla për një fjalim, bisedë dhe diskutim të përkryer

Zgjatime për shëndetin e shtyllës kurrizore

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe