Iluzioni lind dhe formohet i motivuar nga një objektiv madhor, i ndërtuar mbi dëshirën dhe arsyen. Rilindësit e mëdhenj punuan, sakrifikuan, luftuan dhe besuan se Shqipëria pas çlirimit nga Perandoria Osmane do të bëhej zonjë dhe gjithkush që do të arrinte ta shihte të lirë, do të ishte i lumtur.
Ky ishte përfytyrimi i së ardhmes në liri, që u përpunua gjatë dhjetëvjeçarëve prej rilindësve deri në përmasat e një ideologjie. Por, ky imazh u trondit ndjeshëm qysh në fillimet e saj, kur me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) u kafshuan nga sllavët pjesë të tëra të trojeve shqiptare të veriut. Ky gjysmim, sakatim, gati vdekjeprurës për kombin tonë, u pasua për fat të keq nga Lufta e Parë Botërore, që e shndërroi mbarë territorin shqiptar në shesh beteje mes forcave ndërluftuese evropiane.
Lufta dhe kaosi politik në vitet 1914-1920 (periudhë kur u krijuan disa qeveri brenda kufijve të përcaktuar më 1913-tën), përpjekjet e gjithanshme të fqinjëve për të fshirë Shqipërinë nga harta e Ballkanit, varfëria dhe epidemitë vdekjeprurëse (gripi spanjoll), kushtëzuan e nxitën emigrimin masiv të shqiptarëve në Perëndim. Ikje të tilla masive e kaotike janë pasuar edhe gjatë viteve ’40-‘50 të shekullit të kaluar, por dhe në vitet ’90-ta të kalimit të Shqipërisë në demokraci. Ngjarjet që kanë ndodhur disi të distancuara në kohë, na lejojnë të dalim në një përfundim: largimi masiv i padhunshëm nga vendi amë, kurdo dhe kudo që ndodh, shkaktohet kryesisht nga politika, pasiguria ekonomike, sociale, arsimore dhe humbja e besimit në shtresat e ndryshme të popullsisë.
Zhvillimet historike të shtetit shqiptar janë procese të ndodhura brenda kombit, të ngjashme, të afërta, të kuptueshme dhe më të besueshme për ne. Sepse, iluzione projektuam, ndërtuam, e besuam për gati një shekull edhe ne shqiptarët e Kosovës. Besuam që me çlirimin nga Serbia do të bashkoheshim me Republikën e Shqipërisë dhe të bashkuar do të shndërroheshim shpejt në një faktor të rëndësishëm politik, ekonomik dhe etno-kulturor në Ballkan dhe më gjerë.
Shpirti atdhetar ishte motivi që na ngriti në luftën çlirimtare dhe bashkoi me mijëra të rinj, madje nga të gjitha anët e rruzullit. Lufta mbaroi, Kosova u çlirua dhe u pavarësua. Objektivi madhor u realizua, ndërsa pritshmëria jonë, e gjithë shqiptarëve, që kontribuuan për arritjen e tij, rezultoi me zhgënjim, për të mos thënë që tashmë është e pabesueshme.
Iluzionet që u krijuan pas çlirimit nga Serbia, sollën shpresa të mëdha ndër shqiptarët. Dihet që shpresat përjetohen apo thyen individualisht, familjarisht, krahinarisht apo më gjerë. Edhe nga dashuria e madhe për të, prodhuam dhe ushqyem shumë shpresa për jetën në Kosovën e pavarur, por shumë prej tyre u venitën.
Gjithçka kulmoi këtë vit. U shfaq dëshpërimi, filloi braktisja e shtëpive, e vatrës, e pronës, e atdheut. Por, nëse numri i të larguarve është i matshëm, përmasat kuptimore kombëtare e ndërkombëtare vështirë të parashikohen dhe llogariten. Largimi aktual i bashkëkombësve tanë nga Kosova përmes Serbisë (një paradoks psikologjik dhe etnik), nuk është vetëm produkt i faktorëve politikë, trafikues, agjenturorë, gjeostrategjikë, por nuk është as vetëm rrjedhojë e humbjes së shpresës. Secili nga elementët e mësipërm nuk është pa ndikim. Askush nuk është imun nga politika, ekonomia, statusi social etj.
Shteti ynë në këto vite të pasçlirimit nuk po shënon progres ekonomik motivues për qytetarët e vet, e aq më pak të konkurrojë me mirëqenien në raport me emigracionin në Perëndim, që në këtë mënyrë të nxis parandalimin e ikjes së dhimbshme të njerëzve në kulmin e dimrit drejt të panjohurës. Me mungesën e krijimit të institucioneve qendrore shtetërore, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, për mbi gjashtë muaj, politika, partitë dhe krerët politikë krijuan në një farë mase pasiguri dhe mosbesim te qytetarët. Dhe, pasiguria në një shtet si i yni, që i lejoi vetes të funksionojë pa qeveri të dalë nga zgjedhjet, u shfrytëzua me efikasitet edhe nga dashakeqësit tanë. Në kushte pasigurie, propaganda antishqiptare nuk e ka vështirë të krijojë panik, që arrin t’i shtyjë njerëzit në akte ekstreme. Pastaj, është vendosja e Kosovës në vendet e para në botë për korrupsion të strukturave dhe organizmave shtetërore. E, mund të rreshtohen edhe arsye të tjera, por një nga faktorët nuk varet as nga Kosova dhe as nga politika e saj.
Shqiptarët e Kosovës kanë qenë të pranishëm në vendet perëndimore prej dhjetëra vjetësh, kur vendet e lindjes e kishin të ndaluar. Kurse sot, Republika e Kosovës është i vetmi dhe i fundmit vend në Ballkan që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të vet me pasaportën e Kosovës në vendet e Perëndimit, problem ky që detyron bashkëkombësit tanë të kalojnë përmes Serbisë. Durimi është virtyt që lodhet! Duruam për hir të atdhetarizmit, por më sa duket lodhja e bëri të vetën. Problemi nuk zgjidhet me thirrje për rikthim apo për frenim me masa shtrënguese. Zgjidhjen e kemi ne në dorë. Shteti dhe politika shtetërore mund dhe duhet të ringjallin shpresat. Hisedarë në zgjidhje duhet të jetë gjithsesi edhe BE-ja.
(Autori është nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë