Këtë kolumne jam i detyruar ta shkruaj dhe të përmirësoj një “gabim” nga ajo e kaluara. Në fakt, në kolumnen “Kryqomania”, thashë se “vendosja e kryqit në Butel është provokim për myslimanët…”. Dhe, e hupa, po pranoj
Vendosja e kryqit paska qenë diçka tjetër, paska qenë strategji, plan për të mbrojtur dhe ruajtur ”Butelin maqedonas dhe për të penguar sundimin e Sheriatit”. Dhe, atë mbrojtje do ta organizuaka njerithi i cili nuk është në gjendje të mbrojë as vetveten. Ashtu po thotë ai vetë tek sa po e përshkruan nëpër Facebook se si e paskan rrahur.
Përfundimisht, nuk mendoj se dikë duhet rrahur për shkak të qëndrimeve që ka, por njëkohësisht mendoj se qëndrimet e dikujt duhet të mbyten e të vriten. Dhe, pikërisht ashtu do të ndodhë, inshallah, me qëndrimet e atij që po pretendon me kryq të mbrojë komunat e Shkupit. Qëndrimet e atilla qelben erë urrejtjeje, diskriminimi, nacional-shovinizmi e antiislamizmi.
Por, puna do ishte shumë e thjeshtë nëse ato vjellurina që po i thotë njeriu të cilit duhet t’i mbyten qëndrimet, do ishin të atij personale, nëse ai vetë po i mbështjellë ato qëndrime me mbështjellës patriotik, me maqedonizëm dhe krishterizëm. Ama, frikësohem se ai njeri minor është vetëm një figurë, vetëm një pion i thjeshtë që viktimizohet nga lojtarët e mëdhenj në fillim të lojës.
Më ra në sy se “luftëtarin” që paska strategji “kundër depërtimit të Sheriatit dhe kundër shqiptarizimit të Butelit” e kishin vizituar ish kryeministri dhe kryetari i kryeqytetit. Të sëmurëve dhe të të rrahurve ju nevojitet një fjalë e mirë, është qëndrimi ky i të krishterëve. Edhe i myslimanëve, kuptohet.
Me siguri bëhet fjalë për koincidencë, por si për çudi, fill pas kësaj vizite, opinioni u njoftua me një variant të ri strategjiko-taktik të rojtarit të maqedonizmit dhe të ortodoksisë. Ai, nga shtrati i spitalit, ashtu i rrahur, e bëri publik zbulimin se “Gligorovi dhe Cërvenkovski i paskan bërë shqiptarët 25 për qind në këtë shtet dhe ata tani po silleshkan sikur janë në shtetin e tyre”. Ai e përkujtoi opinionin edhe se” me ato numra shqiptarët përherë do të mund të zgjedhin palën që dëshirojnë, andaj shpejtë e shpejtë duhet të numërohen sërish por numri i tyre kurrsesi të mos kalojë 13 përqindëshin. Kjo na qenka mënyra që Maqedonia të shpëtojë nga shqiptarët dhe nga myslimanët. Fale, o Zot, nuk di çfarë flet. Dhe është i verbuar nga urrejtja.
Me këtë rast dua të përkujtoj se çdo ideologji ka ekstremistët e vetë, por nëse ekstremisti është i vetmuar ai bie në sy dhe fare lehtë eliminohet. Nëse ai është i shkrirë në ndonjë lëvizje, me ndihmën e propagandës opinioni mësohet me atë dhe fillon të tolerojë qëndrimet e tij. Nga një tolerancë e këtillë lindin problemet sikur ky i Butelit dhe ajo tolerancë shndërrohet në jotolerancë ndaj të tjerëve. Dhe nuk duhet me qenë ndonjë njohës i madh i teorive të konspiracionit për të ditur se ekzistimi dhe veprimi i ekstremistëve dhe grupeve ekstremiste shumë shpesh i shërbejnë dofarë “qëllimeve më të larta”, që të mos them se janë të nxitura dhe të përkrahura nga qarqe të caktuara të një shteti të caktuar
Jam i vetëdijshëm se disa, sikurse profesori Cucullovski në një debat të këtyre ditëve, do të thonë se në vend që t’ju përmbahem sferave shpirtërore, po zhytem në sferat e problemeve politike. Por, ja që s’është ashtu. Unë po përpiqem të mbroj shpirtëroren nga ndërhyrja e politikës, pikërisht nga ndërhyrja e asaj politike që po kërkon pikë për vete duke e keqpërdorur fenë, postulatet e sajë dhe simbolet e sajë. Po përpiqem të bëj me gisht kah rreziku që ka zënë pritën aty prapa eksperimenteve me ndjenjat fetare të njerëzve , posaçërisht kur ato eksperimente shkaktojnë diskriminimin e njërës palë. Në rastin e kryqit të Butelit, kështu po ndodh me 40 për qind të qytetarëve të Maqedonisë – shqiptarë, turq, boshnjakë, romë , torbeshë dhe disa myslimanë të tjerë.
Shikuar realisht, edhe vetë inicuesit e ndërtimit të kryqit në Butel, janë të vetëdijshëm se me atë akt nuk do të arrijnë asgjë, posaçërisht nuk do arrijnë “të dëbojnë Shqiptarët dhe përkrahësit e Sheriatit”. Sidoqoftë, ata e dërguan një SMS që thotë: Buteli është yni, Maqedonia është e jona dhe është ortodokse, të tjerët janë pakë dhe nuk kanë çka kërkojnë këtu…
Por, nga ana tjetër SMS-në e deshifruan edhe “të tjerët” që krejtësisht me të drejtë mendojnë se Maqedonia është edhe e tyre, se është edhe islame, se janë aq sa janë, por ja që janë në vendin e tyre. Mbetet të shohim e të përjetojmë zgjidhjen e nyjës që u shkaktua me një akt të pa menduar mirë, me një kryq politik i cili me grandiozitetin e vetë është paramenduar jo si një simbol i krishterimit dhe i paqes hyjnore por si farë e përçarjes.
Ekstremizmi, miq të nderuar, çrrënjoset shumë vështirë sepse si digë i shërben ideologjia në të cilën mbështetet dhe e cila e arsyeton ekzistencën e tij. Në rastin e Butelit, ai ekstremizëm nuk varet nga fuqia e bartësve të vetë sepse ajo fuqi, objektivisht, është kurrfare. Por, varet, shumë varet nga ndërgjegjja jonë, nga aktiviteti ose pasiviteti ynë, nga fakti se a do vendosim ne të kyçemi në betejën kundër tmerrit që po na e servirin apo do bëjmë sehir
A duhet t’ ju përkujtoj se Islami dhe Krishterimi në këtë në Qiell kanë jetuar në harmoni, bile edhe në rrethana shumë më të vështira historike nga këto që janë aktualisht. A duhet përkujtuar Bejrutin dhe Belfastin dhe tmerret që mund t’i shkaktojnë mosmarrëveshjet ndërfetare. Dhe, në fund, a duhet të përkujtoj se problemi në Butel ka prapavijë të qartë politike dhe se në fund mund të shkaktojë vetëm gjëra të pa dëshiruara.
Një pushtet i mençur, një pushtet që përkujdeset për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të vetë, jam i bindur se shumë lehtë do e zgjidhte këtë problem. Pranë kryqit, në parkun e njëjtë, pushteti i mençur do të ndërtonte edhe një minare pesëdhjetë metra të lartë me qëllim që pastaj të shërbejnë si simbole të harmonisë dhe të bashkëjetesës. Ose, thjeshtë, parkun do e mbulonte me lule. Çka tjetër nuk ka, miq të nderuar. Opsionin e tretë, dyshoj se keni dëshirë t’a dëgjoni. I lutem Allahut të na udhëzojë në rrugën e drejtë.
Ndryshe, Sheriati nuk funksionon në shtetet laike, ai është ligj për shtetet islamike dhe është shumë i drejtë. Pra, lëreni njerithin le të fletë, e ju mos u frikësoni nga Sheriati miq, mos ikni. Maqedonia është shtet laik, as ortodoks, as islamik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe