LAJMI I FUNDIT:

I vidhet kuleta edhe policit

I vidhet kuleta edhe policit

Aq shumë “trimëri” kanë marrë hajnat, sa që tani kanë mësyrë që të shtinë duart edhe në xhepat e policisë. Një rast i pazakontë i vjedhjes ka ndodhur në Vushtrri, kur një polici i është vjedhur kuleta derisa ishte në Spitalin e qytetit.

Rastin e ka konfirmuar të hënën edhe zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Besim Hoti.

“Policit në fjalë i është vjedhur portofoli në të cilin kishte kartelën identifikuese të PK-së, letërnjoftimin e RKS, kartelën e bankës Pro Credit Bank dhe 105 Euro para te gatshme”, ka konfirmuar Hoti.

Vet ankuesi në këtë rast, polici i cili ka paraqitur rastin në polici, ka raportuar se kuleta i ishte vjedhur derisa po priste në radhë në spitalin “Sheikh Zayed”. /Zëri//Telegrafi/