LAJMI I FUNDIT:

I nderuar z. Platini!

I nderuar z. Platini!

Nuk do ta zgjas shumë, por më duhet të reagoj rreth përpjekjeve, ideve dhe metodave nga më të ndryshmet, siç ka ndodhur shpesh gjatë historisë, përmes të cilave tentohet që serbëve t’u minimizohen veprat, ndërkohë që shqiptarët edhe po morën frymë ju thuhet se “ishit të zhurmshëm”.

Kreu i UEFA-s, Michel Platini, në tentim që të barazojë viktimën me agresorin, njëherë tha se ishte kundër shfrytëzimit të futbollit për mesazhe politike, e pastaj vjen me një deklaratë bombastike (po aq edhe qesharake).

“Kemi nisur një hetim. Do të presim raportet nga Beogradi, por vetëm imagjinoni sikur ajo fluturake të bartte një bombë në vend të flamurit. Çfarë do të bënim atëherë? Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse gjithçka po bëhet e rrezikshme, sidomos në regjionet ku ka shumë tensione politike, sikur ky”, kjo ishte deklarata e Platinit.


Meqë po flasim për imagjinatë, unë do t’i thosha këtij zotërie – imagjinoni sikur ata dhjetëra mijëra tifozë të kishin nga një automatik në dorë, nga një bombë në dorë, apo sikur të drejtonin ndonjë tanke…

Të mos bëhemi qesharakë, Komisioni disiplinor i organizatës që drejtoni, i nderuari z. Platini, le të hetojë për abuzim racor, ushtrim dhune ndaj futbollistëve shqiptarë, invazion të tifozëve në stadium, fashizëm dhe gjëra të këtij lloji.

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Kalo në kategori