Me dhjetëra gazetarë, analistë politikë, të cilët sa për interesa të medias, sa të grupeve të ndryshme të interesit, sa për interesa të dhjetëra strukturave (jo)inteligjente që operojnë në rajon, do të ishin ngutur të vizitonin kullën e tij në Boletin për të marrë një deklaratë sensacionale, se “kah po shkon Isa Boletini”?
“A je mirë o Isë Boletini?”- kishin me e pyet ata.
Përgjigjja e tij do të bëhej lajm, e lajm pastaj do të kopjohej prej portali në portal, prej televizioni në televizion, dhe së fundi të nesërmen edhe nëpër gazetat, të cilat dergjen të palexuara nëpër raftet e shitoreve skaj rruge. Titujt: “Isa po thotë: Mirë jam”, “Isa po ankohet”, “Isa… nuk është kurrqysh”, “Ishalla po pshton, o Isë Boletini”, “Isë Boletini ra, sërish në pritë”. “Në Kumanovë, apo në Cetinje?” – do të pyesin historianët e hutuar bashkë me analistët që peshkojnë në të turbullt.
“Unë jam mirë, kur është mirë Shqipnia”- do të përgjigjej me modestinë e njohur Isai plak, dhe këtë deklaratë pastaj të gjithë do ta kuptonin sipas interesave të tyre.
“Keq qenka Isai”- do të thonë disa, se as Shqipëria nuk është kërkah. Përplot me kontradikta, dëshira, rrymime, varfëri e shumëçka që lë për të dëshiruar ende. Përpos verës! Verës nëse e kalon tunelin pa ther në këmbë, nuk ke edhe aq kohë të mendosh shumë për gjendjen e Shqipërisë. Kripa dhe dielli i atdheut kushtojnë… s’ka kohë për të humbur e për të menduar për gjëra koti!
Në anën tjetër, qeveritë këndej dhe andej do të thoshin, “Mashallah, mirë qenka Isa, se ne mirë jemi! Shqipëria jemi ne”! Dorën në zemër qeveritë janë rehatuar për vete! Mirë janë, O Isë! Mos u bëjë merak! Shih punën tënde! Janë biznesmenët kryesorë në vend dhe kush e merr pushtetin në vendet tona të lira dhe të pavarura, ai e kontrollon edhe korporatën e quajtur “Shqipni etnike”, qoftë me flamur të kuq, qoftë me atë të kaltër përplot yje, të cilat gjithsesi simbolizojnë diçka.
E populli? Edhe populli, pra, kurrë më mirë nuk ka qenë. Nuk ankohet populli ynë. “Ne edhe nëpër tenda jetojmë”, “Ne edhe nëpër shi, knojmë”, si do të këndohej në njërin nga hitet e pasluftës.
Po si thoni ju, i dashur popull: a është mirë Isa? A po rizgjidhet Isa, për kryetar? A po e mban dot koalicionin me… po e dini, më?! A po ia votojnë presidentin? A po… Uh, sa pyetje, pa përgjigje!
Apo, mos po zgjidhet ndonjë femër për kryetare partie? Miqtë ndërkombëtarë po preferojnë një zinxhir femëror, komandues.
Nejse, se sikurse në kokat tona edhe në këtë shkrim na u ngatërrua Isa i Boletinit me Isanë e Cheverisë!
E pra Isa nuk doli me e pritë Ismail Qemalin në Prishtinë dhe me e lexue një fjalim patriotik, si e do rendi edhe rasti. E Ismaili dikur po e priste me padurim, në Vlorë, Isën e Boletinit.
Tash, emrat po na përputhen, e situata kaotike është pak a shumë ajo e njëjta: Shqipëria e shpallur e pavarur, luftëtarët e lirisë që nuk i kontrollon askush, fuqitë e mëdha që bëjnë pazare të vogla këndej, popullin që shkon dika, si një hemorragji e përhershme, por… pa merak, se Shqipnia është bërë or vëlla! Andej e këndej!
Edhe Ismail Qemali na erdhi. E kush e solli Ismail Qemalin? E kush e priti Ismail Qemalin? Kujt i bën! Plaku i urtë u rehatua, te vendi. Tjerat janë veç fjalë. Jo, e solli Edi! E solli, Shpendi, kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili ia ndau edhe një truall përbri institucioneve qeveritare si ish-Pallati i Mediave, Prince Cofee House, dhe parkingjeve të shumta përreth pallatit të rinisë, pronarët e të cilëve nuk dihen përpos se janë… me qeverinë.
Nejse, vëlla se kështu nuk e shpalosim dot temën tonë të madhe: I kujt është Isa Boletini? Kah po shkon Isa Boletini? Sa ishte vetë, trimi, edhe pse analfabet, ai merrte vendime të qarta, të urta dhe të guximshme. Fjalët e tij ende janë udhërrëfyese, program politik shumë më i avancuar se programet “shkencore” të partive tona.
E ju më të rinjtë, e dini tashmë, se kush ishte Isa. E keni lexuar në Wikipedia. Pra, edhe pse pak a shumë, analfabet, Isë Boletini mund të merret si njeriu i cili e artikuloi më së qarti programin nacional të shqiptarëve, se Shqipëri është gjithandej kah “bukës i thonë bukë, e ujit, ujë…” I ofruan Stambollin e ai e preferoi kullën e tij në Boletin. I ofruan të rrijë në Boletin, rehat, e ai u nis për në Vlorë me e ngritë flamurin e kaltër me yje të verdha, gjithsejtë gjashtë, në Vlorë! Po Ismaili e ngriti një flamur tjetër, e jo atë të Thaçit dhe koalicionit. Atë flamurin që valon te rrethi, i vjetër, në Prishtinë. Kështu puna u bë… kurrkush nuk po e din. Po aq lëmsh sa është mendja e shqiptarëve në ditët e sotme, lidhur me identitetin dhe orientimin civilizues.
Dorën në zemër, është fakt historik se Isai u vonua në shpalljen e pavarësisë, por fajet i kishte sa transporti i asaj kohe e sa, po e dini… Pastaj, edhe teknologji nuk kishte, pat thënë Edi.
Kështu, kur jemi tek Isai, ai definitivisht është nisur për udhë. Dikah po! Për ku, as atij nuk po i tregon askush, asgjë. Në Vlorë apo në Boletin?! Negociatat po vazhdojnë me familjen! Se te ne gjanat vendosen me familje. Edhe shteti, ashtu merr vendime. Pastaj i qet në Parlament.
E në mediat serbe, analistët tonë përhapin lajmin e gëzuar se shqiptarët po grinden për Isain. Ishte i Kosovës apo i Shqipërisë Isai?
“A je mirë, o Isë Boletini? – Unë jam mirë kur është mirë Kosova, do të thoshte Isai i reformuar, mbase. Por, kush flet në emër të Isait? Kush i ka të drejtat e autorit? Kush po e pret në pritë Isa Boletinin?
I kujt është Isë Boletini?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?