Disa kërkesa shtesë nga ana e shqiptarëve për vazhdimin e bisedave në Bruksel
Duke qenë thellë i indinjuar nga këto stërzgjatje dhe zvarritje, të pafundme dhe të çuditshme për çështjen e shqiptarëve, të pranuara nga lidershipi jonë i pa ditur, i paaftë, dhe i padenjë për të udhëhequr me vendin; nga ana tjetër të justifikueshme nga administrata e UNMIK-ut dikur dhe EULEX-it tani; duke besuar se në njëfarë mënyre këtë ia kam borxh popullit dhe kombit tim, vendosa ta shkruaj këtë artikull në të cilin do ta zbraz gjithë mllefin tim. Po ashtu, shpresoj se dikush nga miqtë e mi do ta lexojë, apo ndonjëra nga gazetat ditore këtu në Kosovë apo në Shqipëri do ta botojë.
Po them stërzgjatje dhe zvarritje të çuditshme, dhe ndoshta tej mase provokuese dhe fyese për popullin tonë kaq të durueshëm, sepse vërtetë nuk mund të gjendet askund në këtë planet të quajtur Tokë, ndonjë popull i cili do të kishte durim kaq të madh në këtë pritje të stërzgjatur, pas gjithë asaj çfarë ka përjetuar kohë më parë.
E thash më lartë të arsyeshme për administratën e UNMIK-ut dikur dhe të EULEX-it tani, sepse unë si intelektual këtë stërzgjatje dhe zvarritje për Kosovën po e kuptoj si të qëllimshme nga ana e tyre, vetëm për të qëndruar në Kosovë sa më gjatë. E, ndoshta nuk kam nevojë të përmendi edhe arsyet e tyre, apo jo? PQSF (Para + Qetësi + Siguri + Femra) sa të duash. Kush kishte me qenë ai “idiot” ta lëshonte Kosovën duke pasur PQSF sa të duash. Prandaj, ju lutem shumë, duhet të stërzgjaten dhe zvarriten gjërat deri në pafundësi. Kjo për arsyen se shqiptarët po durojnë dhe po lëshojnë pe, se janë “tolerantë” dhe tek ata përherë kërkohet ajo që në politikë quhet “Linja e rezistencës më të dobët”. Shqiptarët po presin që dikush tjetër t’ua rregullojë punët e tyre. Kjo për arsyen se janë robër, dhe robi përherë e ka durimin. Këtë e kanë mësuar qysh prej kohësh (2000 vjet kemi qenë të robëruar).
Tani shtrohet pyetja çka të bëhet dhe si të veprohet në vazhdim. Është shumë e qartë se me këtë status quo nuk shkon ma. Kuptohet fare mirë se kujt po i pëlqen kjo situate, apo jo. Të gjitha strukturat e legjislacioneve tona në Kosovën e pasluftës, në vazhdimësi kanë hezituar dhe janë zvarritur në formimin e qeverive në të gjitha zgjedhjet e gjertanishme. Në cilado zgjedhje të reja kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Kjo për arsyen se pas zgjedhjeve, përherë kanë “druajtur” se po ju prishet pak “rahatllëku” i tyre. Rahatllëku duke mos bërë asgjë për ta quar vendin përpara, e nga ana tjetër duke qenë të paguar mirë për mos bërje asgjë – përfshirë këtu edhe kompensimin dhe lekët shtesë nga korrupsioni.
Legjislacioni i fundit nuk punoi gjashtë muaj fare dhe mori rrogat. Kur erdhi puna te pushimet dimërore ata shkuan ne pushim, sepse vërtetë ishin lodhur shumë gjashtë muaj duke qëndruar dhe duke bllokuar njëri tjetrin kot-në-asi- koti.
Një organizatë e huaj për të drejtat e njeriut, para disa javësh kishte shkruar një artikull në të cilin po shkruante se në të gjitha legjislaturat e gjertanishme të Kosovës së pasluftës, mbi 80 për qind e deputetëve të këtyre legjislaturave janë persona që në punën e parë të tyre ishin deputetë. Dikush nga instituti KIPRED, kohë më parë, në një debat në TV po theksonte se mbi 90 për qind e listave për kandidatë për deputet për zgjedhje, të të gjitha subjekteve politike, janë emra të njëjtë që nga koha e pasluftës në Kosovë.
Paramendoni sa paradoksale tingëllon kërkesa për ndërrime në njërën anë dhe nga ana tjetër mbi 90 për qind të emrave për kandidatë për deputetë janë të njëjtë. Çfarë ndërrimesh në zgjedhje mund të bëhen me emra të njëjtë!?
Askund më lart, me qellim, nuk desha ta përmendë fjalën “inercion” në vend të fjalës “rahatllëk”, sepse druaja se nuk do të më kuptonit.
Dikush, me cinizëm dhe nga inati do të thoshte: “Sikur të na kthenin së paku prapë nën Serbi, sa për tu arsyetuar se kanë punuar diçka”!
Mirë më kujtohet një thënie paksa arrogante, por për situatën e tanishme ndoshta është e qëlluar: “I çmenduri të hutuarin e pallon…”!
Pyes veten: athua ju ka kujtuar kjo “mesele” menjëherë pas luftës në vitin 1999, dikujt prej të ashtuquajturve liderë, apo siç ju thoshin dhe po ju thonë vetit: “çlirimtarë”, “kumanira”, “gjenerala”, e “shefa” të popullit të Kosovës. Këtë mesele komuniteti ndërkombëtar i ka ditur dhe i di shumë mirë edhe sot.
Vërtetë kjo është një proverb, do thosha arrogante, por e qëlluar dhe shumë e zbatueshme pikërisht në kohën e pasluftës (pas 10 qershorit 1999), kur Serbia dhe Rusia kanë qenë të hutuara. Në këto momente, këta të pa diturit, të pacipët dhe të padenjët tanë vendorë, të cilët i zaptuan vendet për të “udhëhequr” me vendin, është dashur të bëjnë presion në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo për arsyen se kjo ishte një kohë kur Serbia kishte ndjenjën e fajësisë (frikës) dhe ishte e hutuar, ndërkaq Rusia e dobësuar po ballafaqohej me kriza te llojllojshme ne vendin e saj. Kjo nuk ndodhi! Po pra nuk ndodhi! E përse nuk ndodhi?!
Në njërën anë komuniteti ndërkombëtar kishin ardhur këtu për ta implementuar projektin e quajtur Kosovë, pra për ta stërzgjatur, zvarritur dhe ngulfatur çdo lloj lëvizjeje në këtë drejtim. E, në anën tjetër ishin të pa diturit, të pacipët dhe të padenjët e vendit tonë ata të cilët e zaptuan pushtetin në emër të njëfarë patriotizmi të rrejshëm dhe në emër të çlirimtarëve të këtij vendi, duke e okupuar Kosovën akoma më egërsisht, për ta instaluar në të një frike, huti, hipnozë, padituri, injorancë dhe pacipësi të paparë për plot 15 vite me radhë!
Miq të dashur, vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim, tani kemi ardhur në një kohë të padurueshme, kur shqiptarët e mi të mjerë marrin rrugën e kurbetit, duke e lënë Kosovën e tyre për të cilën derdhen gjakun; kohë e cila sa shkon e ecën tutje, gjithnjë është duke punuar kundër interesave tona; e, nga ana tjetër, Serbia – duke ju falënderuar baçit të madh, rusit, i cili po e përdor për interesa të veta – gjithnjë e më tepër po forcohet. Serbia dhe Rusia kanë arritur t’i zhbëjnë shumë punë të cilat komuniteti ndërkombëtar, së bashku me udhëheqësit tanë të pa ditur, me mund i kanë bërë dhe shtyrë për tërë këto vite.
Ndoshta ky është fati jonë!?
Po them fati i jonë, sepse Toti i madhërishëm është duke na dhënë edhe një herë rastin për t’i përmirësuar gabimet të cilat, udhëheqësit tanë të pa ditur, së bashku me komunitetin ndërkombëtar tinëzar, i kanë bërë menjëherë pas luftës.
Vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim, po na ndodh një mrekulli, një përsëritje e historisë. Tani, pasi që po kërkohet nga ne vazhdimi i bisedimeve të reja, kemi rastin më të përshtatshëm që të vejmë ca kërkesa shtesë në këto biseda; kërkesa të cilat është dashur të vihen qysh në qershor të vitit 1999, e të cilat do ta vetëdijesonin Qeverinë serbe dhe popullin injorant të saj…!?
Cilat janë këto kërkesa?!
Duke qenë shumë të vetëdijshëm për atë se çfarë kriminelët ushtarako-policorë serbë kanë bërë në Kosovë, duke vrarë, djegur, dhunuar e shkatërruar çdo pronë dhe pasuri, serbët akoma nuk janë vetëdijesuar për këto krime të cilat i kanë bërë – jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci – për faktin se akoma nuk kanë kërkuar falje.
Sa për ilustrim dhe për të dëshmuar se nuk janë vetëdijesuar dhe se nuk e kanë as ndërmend të vetëdijesohen, mund të cekim shumë gjëra të shëmtuara që ata vazhdojnë t’i bëjnë. Për momentin, këtu vlen ta përmendim se ata kanë emërtuar dhe vazhdojnë të emërtojnë shumë rrugë në mbarë Serbinë, me emrin e famëkeqit Ratko Mlladiq, dhe shumë emra të kriminelëve tjerë të cilët kanë bërë krime në luftërat në Bosnje, në Kroaci dhe në Kosovë.
Së fundmi, Jabllanoviq, një ministër i Qeverisë së Isa reptilit (Isa Mustafes) nga Lista Serbe, i quajti egërsira nënat dhe të gjithë ata protestues që kishin dalë të protestojnë për të zhdukurit nga Gjakova, teksa një grup pelegrinësh serbë kishin ardhur ta vizitonin kishin ortodokse në Gjakovë, me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse.
Serbët po bëjnë çmos ta zhbëjnë çdo gjë që është krijuar dhe po vazhdon të krijohet në Kosovë për të mirën e përgjithshme. Po ashtu, ata kanë për qëllim ta kthejnë Kosovën pothuajse në pozicionin zero (qershor 1999), duke zhbërë çdo gjë që është bërë për terë këto vite radhazi.
Shumë mire!? Atëherë, duke u kthyer në këtë pozicion, ne duhet t’i vetëdijesojmë ata duke vënë ca kërkesa të logjikshme dhe të arsyeshme. Kjo sa për t’i dhënë kah këtyre bisedave në vazhdim, apo siç dikush po i quajnë negociata, e dikush “të panegociueshme” etj.
Unë mendoi se këto kërkesa shtesë duhet të jenë si më poshtë:
1. Për t’i vazhduar bisedimet me ne, dikush prej autoriteteve qeveritare Serbe duhet të kërkojë falje për atë çfarë kanë bërë kriminelët ushtarako-policorë serb.
2. Për t’i vazhduar bisedimet me ne, Qeveria serbe dhe kriminelët e tyre duhet të paguajnë të gjitha dëmet e luftës (160 mijë shtëpi të kallura, mbi 12 mijë shqiptarë të vrarë, dhe 20 mijë femra të dhunuara). Kjo do t’i kushtonte Serbisë dhe jabllanoviqëve e vuçiqëve një alamet dhjetëra apo qindra miliardë dollarë.
3. Për t’i vazhduar bisedimet me ne, Qeveria serbe duhet t’i kapë të gjithë kriminelët e luftës e t’i dërgojë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, e jo t’i justifikojë krimet që ata i kanë bërë, siç bëri këto ditë presidenti serb Nikoliq dhe kryeministri Vuçiq. Në këtë mënyrë ata do ta lanin dhe shpërlanin nga vetvetja tërë ndyrësirën e tyre prej një populli kriminel.
4. Për t’i vazhduar bisedimet me ne, Qeveria serbe duhet t’i kthejë të gjitha fondet e pensionale dhe Invalidore, si dhe pagat e vjedhura të punëtorëve të arsimit, të administratës civile dhe publike që i kanë nxjerrë me dhunë nga puna.
5. Për t’i vazhduar bisedimet me ne, Qeveria serbe duhet t’i kthejë të gjitha kufomat e të zhdukurve nga Kosova, të cilat po i mbajnë të fshehura diku në Serbi.
Unë besoi se këto janë ato gabime të cilat neve na janë imponuar nga komuniteti ndërkombëtar (administrata e UNMIK-ut dikur dhe EULEX-i së fundmi), menjëherë pas kthimit në qershor të vitit 1999. Mirëpo, tani ata (serbët dhe rusët), duke e kthyer Kosovën në pozicionin zero (qershor 1999), na kanë mundësuar ne që këto gabime t’i përmirësojmë e të mos i përsërisim më kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje