Fuqia e lirë punëtore, tatimet e ulëta për të ardhurat e korporatave, pagesat e ulëta e kontributeve nuk janë të mjaftueshëm për të pasur investitorë të hyjnë në Kosovës. Për të pasur investitorë të fuqishëm dhe stabilë në vend duhet një siguri më e madhe, jo në kuptimin e sigurisë nacionale, por siguri ligjore sa i përket zbatimit të kontratave dhe trajtimit të kontesteve të ndryshme nëpër gjykata.
Naim Huruglica, njohës i fushës së ekonomisë si dhe të investimeve thotë se gjatë dhënies së këshillave për investitorët e huaj por edhe vendorë kanë zbuluar se në Kosovë aplikohen shumë procedura burokratike të cilat i marrin kohë një investitori.
Ai thotë se Kosova ka mungesë të kuadrove profesionale, e ku vështirësi të mëdha paraqet gjetja e partnerëve seriozë për investitorët e huaj në vend.
“Ka kompani të cilat vijën nga vendet perëndimore si: Gjermania, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia por edhe vende të lindjes nga Turqia dhe Arabia Saudite. Vazhdimisht ka biznese të cilat interesohen për të ardhur dhe investuar në Kosovës”, tregon Huruglica.
Ai thotë se përveç interesimit të investitorëve për të investuar në përpunim të mallrave, ka të interesuar edhe për bujqësi.
“Ka biznese që interesohen të investojnë në bujqësi, po ashtu ka edhe investitorë të interesuar për investim të kapitalit të tyre në përpunim. Kosova njihet si një vend që ka nivel të lartë të papunësisë dhe kostoja e punës është e ulët në krahasim me vendet perëndimore. Ka kompani të cilat duan që një pjesë të punës që e kryejnë në Gjermani apo Austri të sjellin në Kosovë, për përpunim me një kosto më të ulët”, tha Naim Huruglica, gjatë një bisede për Telegrafin.
Një shembull i mirë, sipas tij, për të rritur numrin e të punësuarve dhe të investimeve në Kosovës janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Luftimi më i mirë i papunësisë dhe i krizës ekonomike, nuk bëhet vetëm me projekte të mëdha, por bëhet duke i zhvilluar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Shembull është bujqësia, ku tek ne ka një mundësi të madhe për të krijuar vende të punës madje vende stabile”, ka theksuar ai.
Por, pavarësisht “përparësive”, ai shton se ka edhe pengesa të shumta që u dalin gjatë rrugës investitorëve.
“Ka diskrepancë të madhe, në mes të asaj çfarë thuhet në letër, e çfarë aplikohet në realitet. Investitorët e huaj hasin në burokraci të shumta dhe të panevojshme, të cilat fillojnë nga komuna e deri te ministritë e caktuara. E këto gjëra i marrin shumë kohë investitorëve, për të finalizuar diçka, që në kushte normale në vendet e tyre këtë mund ta kryejnë për një periudhe shumë të shkurtër kohore”, theksoi ai.
Ish-drejtori i Doganave të Kosovës, tash pjesë e kompanisë konsulente “IRON Consulting” nga Prishtina, thotë se për investitorët nuk është problem siguria nacionale, ata kërkojnë siguri për investime.
“Rrezik për investitorët është siguria ligjore, kur ata kanë probleme, a mundet ta fitojnë padinë në gjykatë, sa duhet të presin për përfundim të një procedure gjyqësore?, po ashtu kanë probleme për gjetjen e partnerëve lokalë për investime. Kompanitë kosovare në përgjithësi dhe njerëzit në Kosovë nuk kanë arritur që të krijojnë kuadro të mjaftueshme të cilat kishin me qenë në gjendje t’i thithin këto investime”, vlerëson ai.
Huruglica ka kritikuar edhe sistemin arsimorë në Kosovës të cilët nuk kanë arritur të nxjerrin kuadro mirë të kualifikuara.
Sipas tij, institucionet duket të ndreqin imazhin vendet në mënyrë që Kosova mos të perceptohet nga investitorët e huaj si një vendi ku ka krim të organizuar dhe korrupsion. “Kosova ka taksa të ulëta për korporatat, po ashtu ka taksim të ulët edhe për të ardhura personale, por këto nuk mjaftojë për të pasur investime, pasi që lëshimi i licencave dhe pëlqimeve të ndryshme merr shumë kohë”, thotë Naim Huruglica. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj