LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i ri tregon se femrat luajnë më shumë video lojëra se meshkujt

Hulumtimi i ri tregon se femrat luajnë më shumë video lojëra se meshkujt

Paw Rescearch Centre ka zhvilluar një hulumtim, lidhur me përdorimin e pajisjeve elektronike, me një numër të madh të të rriturve në Shtetet e Bashkuara.

Se 68 për qind e të rriturve kanë telefon të zgjuar dhe se 45 për qind kanë nga një tablet, kjo nuk është ndonjë lajm i pa pritshëm, transmeton Telegrafi.

Të pyetur nëse kanë konzola për lojë, 40 për qind e të anketuarve kanë pranuar se e kanë një Palystation ose Xbox në shtëpi.

Rreth 56 për qind e të anketuarve, prej 19 deri në 29-vjeçar, kanë pranuar se luajnë në baza ditore, por vetëm tetë për qind e atyre mbi 65-vjeçar i shfrytëzojnë lojërat elektronike.


Gjëja që bie më së shumti në sy nga ky hulumtim, është se femrat luajnë më shumë lojëra elektronike se meshkujt, megjithëse në margjina të vogla.

Në fakt 42 për qind e femrave, kanë thënë se luajnë video lojëra, në krahasim me 37 meshkuj që e bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/