Ne shpesh i mendojmë presidentët dhe zonjat e para si burra dhe gra të vjetër. Por në fakt, ata kanë qenë dikur të rinj, plot energji dhe tërheqje me histori dashurie mbase të pabesueshme.
Këto janë historitë e dashurive të presidentëve amerikanë nga shekulli i 18 e deri më sot.
Uashingtonët
Në vitin 1758, Marta Dandridge Kurtis ishte 27 vjeçe dhe së fundmi kishte mbetur e ve, por ajo ishte një grua shumë e pasur. Atë vit, Xhorxh Uashington, gjithashtu 27 vjeç, ishte ndërkohë një kolonel në milicinë e Virxhinias. Ata u takuan në një festë të shoqërisë së lartë dhe shumë shpejt u martuan në janarin e vitit 1759. Ata ishin lumturisht të martuar për 41 vjet. Martesa u mbajt në një plantacion të Martës, të quajtur “Shtëpia e Bardhë”.
Adamsët
Luiza Katrin Xhonson lindi në Londër dhe u takua me Xhon Adamsin në shtëpinë e saj në Francë në vitin 1779. Ajo ishte katër vjeçe, ndërsa ai 12 vjeç. Adami po udhëtonte me babanë e tij në një mision diplomatik në Europë. Ata u takuan sërish në vitin 1795 në Londër, kur Xhon ishte një ministër në Holandë. Ata u martuan në vitin 1797 dhe familja e tij nuk e fshehu mospëlqimin për faktin se ajo ishte një e huaj. Ata qenë të martuar derisa Adams vdiq në vitin 1848. Luiza është e vetmja zonjë e parë e lindur jashtë Amerikës në historinë e SHBA-së.
Bjukenënët
Në verën e vitit 1819, Xhejms Bjukenën, 28 vjeç, u fejua me Ana Kolman, 23 vjeçe, vajza e një manjati të pasur hekuri në Pensilvani. Ai kaloi pak kohë me të në muajt e parë të fejesës prej ngarkesës që kishte në zyrën e tij ligjore. Sipas thashethemeve, Xhejms dilte me femra të tjera dhe po martohej me Anën vetëm për paratë e të atit. Ana, duke dëgjuar këto fjalë, i shkroi një letër ku i tha se fejesa e tyre prishet dhe më pas vdiq nga ajo që dyshohet si vetëvrasje. Xhejms u betua se nuk do të martohej më kurrë pas kësaj dhe ai mbetet presidenti i vetëm beqar i SHBA-së.
Trumanët
Në vitin 1890, kur ata ishin të dy të vegjël, Herri Truman u njoh me Bes Uollas në një kishë në Mizuri. Ata merrnin të dy pjesë në shkollën e së dielës, ishin përkatësisht gjashtë dhe pesë vjeç. Truman më vonë shkroi për takimin e tyre të parë: “Ne kishim disa të njohur të përbashkët, por sytë e mi kishin mbetur te një vajzë me flokë të arta me onde dhe sytë blu, më të bukurit që kam parë ndonjëherë”. Bes dhe Herri u martuan në vitin 1919.
Niksonët
Telma “Pat” Rian u diplomua nga Universiteti i Kalifornisë Jugore në vitin 1937 në moshën 25-vjeçare. Ajo gjeti punë si mësuese gjimnazi në një qytet të vogël jo larg Los Anxhelosit dhe u bë anëtare e një grupi teatror amator.
Në vitin 1938, Riçard Nikson, një avokat 26-vjeçar që sapo kishte hapur firmën e tij, iu bashkua grupit teatror që ta ndihmonte me aftësitë në sallën e gjyqit. Ai aktroi me të. Në takimin e parë i kërkoi që të martoheshin. Ata u martuan tre vjet më vonë.
Reganët
Ronald Regan shkroi në biografinë e tij se ai u njoh me Nensi Devis kur ajo i shkoi që ta ndihmonte ndërsa ai drejtonte një kompani aktorësh. Ajo nuk mund të gjente një vend pune, sepse një tjetër Nensi kishte emrin në listën e zezë të Hollivudit. Megjithatë, studiuesit thanë se emri i saj u shfaq në listë një vit pasi ata u martuan. Si u njohën pra? Biografia e tyre thotë se në vitin 1949, Nensi i tha një mikut të Reganit se donte ta takonte atë. Miku i ftoi të dy në një festë të vogël në mbrëmje dhe pjesa tjetër është histori.
Bushët
Në vitin 1975, Xhorxh Bush kthehet në Midland dhe atje takohet me miqtë e tij të fëmijërisë, të cilët kishin si shoqe Luaran Uelç. Ata e ngacmuan Laurën të dilte me Xhorxhin, por ajo refuzoi. Më vonë ajo tha se miqtë ishin përpjekur t’i bënin çift, sepse ata ishin të vetmit persona beqarë në Midland, shkruan Shqip. Në fund ajo ra dakord ta takonte atë në një festë barbekjuje në vitin 1977, kur ajo ishte 30 dhe ai 31 vjeç. Ata u martuan tre muaj më vonë.
Obama
Në vitin 1989, Mishel Robinson punonte në një firmë ligjore në Çikago kur u caktua si mentore e një partneri nga Harvardi të quajtur Barak Obama. Jo shumë vonë, Barak, atëherë 27 vjeç, i kërkoi Mishelit, 25 vjeçe, të dilnin bashkë. Pas disa muajsh të lidhur ajo i sugjeroi që të martoheshin. Ai nuk ishte i interesuar. Një natë në vitin 1991, gjatë një darke në një restorant në Çikago, ajo ia përmendi përsëri. Ai e refuzoi sërish. Kur i shërbyen ëmbëlsirat, brenda tyre kishte një unazë fejese. Ata u martuan në vitin 1992. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar