LAJMI I FUNDIT:

Historia e vënies së orës në dorën e majtë dhe arsyeja se përse nuk vlen më ky rregull

Historia e vënies së orës në dorën e majtë dhe arsyeja se përse nuk vlen më ky rregull

Në rast se nuk e keni ditur, ‘rregulli’ për mbajtjen e orës vetëm në dorën e majtë ka një histori interesante.

Vënia e orës në dorën e majtë iu mundëson personave që e kanë dominuese dorën e djathtë të manovrojnë më lehtë me aktivitetet e tyre, transmeton Telegrafi.

Pra, nëse jeni djathtak, më lehtë e keni ta shikoni orën në dorën e majtë kur jeni duke punuar diçka, si dhe rreziku për ta dëmtuar orën është më i vogël nëse e vini në dorën që nuk e keni dominuese.


Në fakt, orët e dorës kanë filluar të bëhen të njohura rreth kohës së Luftës së Boerit.

Atëherë, ushtarët kishin arritur që orët e xhepit me ndihmë të një rripi të lëkurës t’i shndërronin në orë dore.

Në foto: Një orë dore nga koha e Luftës së Boerit

Ato përdoreshin nga zyrtarët e lartë për koordinimin e aktiviteteve ushtarake, ndërkaq ishin të çuditshme dhe me madhësi të madhe.

Ndër tjerash, ato gjithashtu ishin tejet delikate; orët e xhepit (nga të cilat ishin bërë orët e dorës) kanë rrota të mëdha të balancimin dhe thyhen lehtë nëse e përplasni orën në ndonjë objekt.

Në foto: Mekanizmi i orës së xhepit, nga e cila është krijuar ora e parë e dorës

Kështu, ushtarakët i vinin ato orë në dorën të cilën nuk e kishin dominuese në mënyrë që të shmangnin dëmtimin e tyre.

Por, ndonëse ky ‘rregull’ është i kamotshëm dhe njerëzit të cilët nuk i binden këtij rregulli përqeshen nga tjerët për “mungesë mode”, faktikisht ekspertët e protokollit dhe etikës tregojnë se më ky rregull nuk është i vlefshëm.

Në foto: David Beckham, ikonë e modës dhe e futbollit, i cili shihet teksa e ka vënë orën në dorën e djathtë

Sipas tyre, orën gjithmonë duhet ta vini në dorën e cila ju përshtatet juve më së shumti dhe e cila ju bën të ndiheni rehat.

Kësisoj, nuk ka rëndësi a jeni mëngjarashë apo djathtakë, gjithmonë orën mbajeni në cilëndo dorë që ndiheni më rehat. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse stjuardesat ju përshëndesin kur hyni në aeroplan?

A e dini pse stjuardesat ju përshëndesin kur hyni në aeroplan?

Çfarë nuk duhet të pyesni kurrë në një intervistë pune nëse doni të lini një përshtypje të mirë

Çfarë nuk duhet të pyesni kurrë në një intervistë pune nëse doni të lini një përshtypje të mirë

A e dini se...
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Astrologji
A e dini se duhet t'i ajrosni rregullisht jorganët tuaj?

A e dini se duhet t'i ajrosni rregullisht jorganët tuaj?

A e dini se...
Shmangni plasaritjen e vezëve gjatë gatimit me këto këshilla të thjeshta

Shmangni plasaritjen e vezëve gjatë gatimit me këto këshilla të thjeshta

A e dini se...
Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Astrologji
Kalo në kategori