Hetimi i puçit
Cili është qëndrimi që Sali Berisha ka mbajtur, që është në kundërvajtje me ligjin apo kompetencat e tij kushtetuese që ia njeh Kushtetuta si kryeministër i vendit? Edhe në atë që ndodhi në 21 janar, ishte Berisha ai që i bëri thirrje i pari Kryeprokurorisë të hetojë, ishte po ai dhe njerëzit e Gardës që i vunë në disponim hetuesve të prokurorisë gjithë materialet që kërkuan dhe dispononin. Ashtu siç i çuan në prokurori e në gjykatë të 113 personat e arrestuar atë ditë për dhunën që ushtruan ndaj policëve dhe institucionit.
A keni dëgjuar ndonjë Edvin Rama, ndonjë Tom Doshi apo ndonjë tjetwr nga ky soj që u fshehën atë ditë, edhe pse ishte “demonstrata e tyre”, që të dalin para publikut e të thonë se jemi gati të hetohemi e shkojmë në prokurori vullnetarisht? JO. Përkundrazi, bojkotojnë parlamentin, bojkotojnë komisionin hetimor parlamentar, bojkotojnë KQZ-në, bojkotojnë çdo institucion të këtij vendi. Dhe kur dy nga institucionet kryesore në vend, Kryeprokurorja-Gjykata dhe Shërbimi Informativ Shqiptar (SHIK), ndërmarrin hapa konkrete për të minuar institucionet dhe mbrojtjen e tyre, atëherë çështja nuk është më “demonstrata e socialistëve”, apo “rrugaçët e rrugës”, çështja është shkelja e Kushtetutës së vendit dhe dyshohet për implikim direkt të dy institucioneve më të mëdha në vend në atë që ndodhi. Pra skenari i puçit të shtetit nuk përfshin vetëm njerëzit në rrugë para kryeministrisë, por edhe njerëz brenda administratës shtetërore, në krye të institucioneve demokratike të atij vendi.
Por edhe në këtë rastin e dytë, Berisha nuk e humbi gjakftohtësinë. Shumë mirë mund të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në vend, shumë mirë mund të ushtronte presion mbi presidentin e vendit që të kërkojë dorëheqjen e të dyve, por nuk e bëri këtë gjë. Zgjodhi atë rrugën tjetër, që ndjekin gjithë demokracitë e botës, rrugën e transparencës me publikun për atë që ndodhi nëpërmjet një komisioni hetimor në Kuvend, që nuk do të hetojë vetëm huliganët në rrugë, do të hetojë nëse është shkelur me vetëdije apo pavetëdije Kushtetuta e atij vendi.
Gjithë shërbimet sekrete të botës, në 21 janar, i kërkuan SHIK-ut informacion për atë që po ndodhte në Tiranë e në Shqipëri. SHIK-u dhe ata 1000 punonjësit e vetë “nuk kishin asnjë informacion për protestat”, kur shërbimi informativ i ushtrisë kishte raportuar e njoftuar shtetin për atë që po përgatitej nga socialistët që një ditë më parë. Vërtetë nuk kishte SHIK, detyra e të cilit është të ruajë rendin kushtetues në vend nga forcat e huaja e të brendshme, informacion për atë që po përgatitej, apo kreu i këtij institucioni zgjodhi që të mos ua serviri këtë informacion shtetit dhe shërbimeve të huaja sekrete? Këtë presim ta mësojmë nga komisioni hetimor i parlamentit, të cilin opozita po e bojkoton.
Gjëja tjetër që do të mësojmë nga komisioni hetimor i parlamentit është: Cili ishte ai prokuror që preu fletarrestin për gjithë komandantët e gardës, dhe në çfarë bazë-provash e bëri këtë gjë, 10 orë pas demonstratës? A është e ligjshme për prokurorinë që të prisnin një fletarrest për krerët e një institucioni shtetëror, kur nuk i ka thirrur këta krerë në prokurori për të marrë me parë dëshmitë e tyre për atë që ndodhi atë ditë para kryeministrisë? Do të mësojmë edhe kush ishte ai gjykatës, që liroi njerëzit e ndaluar nga policia, ku gjithë shqiptarët i panë në televizion duke mbajtur armë në brez e duke dhunuar policët e institucionet?
Dhe të mos kini asnjë dyshim që të gjitha këto do të zbardhen e shqiptarët do të mësojnë të vërtetën për atë që ndodhi në 21 janar. Jo vetëm kaq, por nëse dyshimet e Berishës për Kryeprokuroren dhe kreun e SHIK-ut, vërtetohen nga hetimi i parlamentit, këta të dy jo vetëm që do të humbin vendin e punës, por do të ulen në bankën e të akuzuarve për puç shteti.
Dhe jam i bindur që shërbimet e huaja sekrete kanë vërshuar në Shqipëri me agjentët e vetë, për të hetuar të gjitha këto dhe për të dokumentuar implikimin dhe rolin e njeriut që drejton SHIK, që deri dje këta e quanin “partner” dhe sot macja ia ka ngrënë gjuhën. Ashtu si kjo demonstrata e socialistëve, vetëm sa ka rritur kuriozitetetin e të huajve për të infiltruar e asgjësuar klanet mafioze kriminale që veprojnë në Shqipëri, e që arritën deri aty sa të sulmojnë qeverinë legjitime të këtij vendi. Për ta, ky nuk është një kërcënim vetëm për Shqipërinë, është një kërcënim edhe për Evropën dhe mbarë botën.
(Autori është publicist në NacionalAlbania)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe