LAJMI I FUNDIT:

Heshtja, bumerang i përsëritjes së gjenocidit

Heshtja, bumerang i përsëritjes së gjenocidit

Jahir Bejta

Pas gjithë asaj katrahure që i ndodhi popullit shqiptar në luftën e fundit 98-99, ne themeluesit e shoqatës “Ngritja e Zërit”, duke nënkuptuar obligimin për larje të borxhit intelektual ndaj bashkëkombësve, morëm guximin për ngritjen e zërit dhe denoncimin e veprimit gjenocidial dhe jo rastësisht, shoqatën e emërtuam “Ngritja e Zërit”.

Fillimisht ju qasem elaborimit te bazës juridike. Konstatuam se krimet kundër njerëzimit si dhe veprimet gjenocidiale nuk parashkruhen konform konventave ndërkombëtare. Konstatuam që institucionet e Republikës së Kosovës si entitet nuk e kanë te drejtën e inicimit të procedurës tek organet e drejtësisë ndërkombëtare për zhdëmtim – kompensim të dëmit, pasi Kosova nuk është pjesë e organizatave ndërkombëtare.


Ndaj, me nxitim, në cilësinë e shoqërisë civile si subjekt i regjistruar në nivel vendi filluam veprimtarinë në grumbullimin e provave, administrimin e të njëjtave dhe hartimin e kërkesëpadive individuale për qytetarët e RK-së si dhe të atyre nga diaspora .

Veprimtarinë e filluam në formë bamirësie pa para, duke llogaritur në mbulimin e shpenzimeve minimale nga Qeveria e Republikës se Kosovës për punën me interes të përgjithshëm nacional, gjë që të paktën deri më tani nuk ndodhi kështu.

Por, vendosmëria jonë bëri që ne t’i qasemi punës pas orarit zyrtar, madje edhe ditëve te vikendit, duke hartuar mbi 830 kërkesëpadi individuale për qytetarët nga 12 komuna te Kosovës.

Duhet veçuar se vetëm gjatë dy dekadave të fundit si rezultat i heshtjes qoftë nga institucionet apo individë në cilësinë e viktimës, ndodhi që kryesit e krimit t’i ikin ballafaqimit me gjyqësorin vendor dhe atë ndërkombëtar, heshtje kjo që derivoi përsëritjen e krimit.

Vetëm gjatë dy dekadave të fundit nga i njëjti dirigjues tri herë u përsërit veprimi gjenocidial si ne vijim:

1. Heshtja – mos denoncimi i kryesve të gjenocidit të parë në paqe me rastin e vrasjes dhe masakrimit misterioz të 122 shqiptareve nëpër kazerma të ndryshme të ish Armatës Popullore të Jugosllavisë, kthimi i të njëjtëve në arkivole me shpjegim familjarëve se kanë bërë vetëvrasje ose kanë pësuar në komunikacion. Vrasja është bërë me kurthe dhe skenarë të ndryshëm të përgatitur paraprakisht nën dirigjimin e forcave sekrete të Ushtrisë Jugosllave, KOS-it, gjatë periudhës 1981-1993, vetëm e vetëm se ishin pjesëmarrës në demonstrata duke kërkuar asgjë me shumë se sa barazi me popujt tjerë në ish Jugosllavi.

2. Heshtja solli gjenocidin e dytë, aparteidin shokues e të pa precedent , mbytja me torturë çnjerëzore te te rinjve shqiptarë nëpër burgje serbe dhe në Kosove me mbi 61 veta gjate fazës hetimore ende pa u shqiptuar dënimi, apo posa kanë filluar ta vuajnë dënimin e pa merituar, prapë sipas skenarëve misteriozë.

Më të veçuarat dhe më të egrat nga torturat e bëra ndaj të rinjve veçohet “Grupi i Ferizajit” në përbërje nga 13 veta, tre prej te cilëve i kanë mbytur gjate fazës se hetuesisë ende pa u shqiptuar dënimi, dy me vazhdim të torturës gjatë vuajtjes se dënimit, ndërsa te tjerët mbijetuan të mbetur invalid gjatë tërë jetës. Po ashtu vlen të theksohet se Avokati Ali Shefikspahiu i cili mori në mbrojtje të akuzuarit e cekur më lartë, i njëjti u zhduk në mënyrë misterioze pa gjurmë nga Njësitë e Sigurimit të Shtetit në atë kohë (SDB).

3. Mos reagimi solli përsëritjen e gjenocidit të tretë, prapë gjatë paqes.

Forcat sekrete të Ushtrisë Jugosllave vazhdojnë më krime gjenocidiale respektivisht duke marrë urdhrat nga Kabineti i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. U bë helmimi i nxënësve shqiptarë në masë. Mbi 7000 veta. Madje, me helme kimike të luftës, duke e trilluar dukurinë e helmimit si orkestrim te separatistëve shqiptarë. Dukurinë e helmimit përveç ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë e vërtetoi dhe Instituti Ushtarak Britanik dhe Instituti Ushtarak Suedez – SND.

4. Prapë heshtja ne vazhdimësi e institucioneve dhe individëve solli përsëritjen e gjenocidit të katërt, por kësaj radhe gjatë luftës së fundit ‘98-’99.

Përsëri për dukurinë e gjenocidit nën urdhrin e të njëjtit Sllobodan Millosheviq, u ndërmorën ofensiva të shumta duke kryer krime të rënda gjenocidiale duke vrarë, masakruar, plagosur, dhunuar me mijëra veta të moshave dhe gjinive të ndryshme.

Përveç krimeve gjenocidiale, u shkaktuan dëme materiale në përmasa të pallogaritshme, duke plaçkitur çdo gjë me vlerë. Pastaj sprovuan politikën e tokës së djegur dhe në fund dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre. Në fund tentuan ta fshehin krimin, duke zhvarrosur trupat pa jetë, duke rivarrosur në varreza masive nëpër Serbi, hedhjen nëpër liqenj si dhe djegur nëpër furrënalta.

Së fundi, në Gjykatën e Hagës urdhëruesit dhe pjesëmarrësit në kryerje të krimit i pranuan në tërësi të gjitha krimet e kryera: Dragolub Ojdaniq në cilësinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe Vllastimir Gjorgjeviq në cilësi të ndihmësministrit të PB-së.

Vlen të theksohet se edhe pas tërë kësaj golgote, heshtjes iu bashkëngjitë edhe Akademia e Shkencës dhe Arteve te Kosovës, lëshim ky që nuk falet.

Të dashur miq, fatet e së ardhmes së vendit tonë varen nga puna dhe kontributi i secilit prej nesh, ndaj ju ftoj që sot të jemi përballë detyrimit dhe përgjegjësisë së madhe pranë atyre që dhanë gjithçka për të mirën e vendit tonë. Të ngrihemi mbi interesat e ngushta politike, t’i kundërvihemi arrogancës dhe injorancës, jo në emër të interesave të ngushta dhe pazareve, por në emër të së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit tonë.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori