LAJMI I FUNDIT:

Heq dorë nga profesioni dhe titulli im akademik – jurist i diplomuar!?

(E shpalli si të pavlefshme diplomën time të kualifikimit superior, nr. 4322, lëshuar më datën 16.03.1982, nga ana e Universitetit të Kosovës në Prishtinë, dhe publikisht heq dorë nga titulli profesional i përcaktuar me këtë diplomë, si: JURIST I DIPLOMUAR)

Si student i Universitetit të atëhershëm të Kosovës në Prishtinë, drejtimi juridik, i takoj një gjenerate të vlerësuar nga shumë analist dhe historian si ndoshta më të lavdishme studentore të saj. Asaj të viteve ’81. Gjenerate e cila përveçse mësoi dhe studioi, me veprën e saj sublime të flijimit edhe në emër të çështjes madhore kombit dhe atdheut, bëri historinë. Historinë vazhdimësie sakrificash të këtij populli deri në kurorëzimin e kësaj fitore të cunguar që ne sot po e quajmë pavarësi.

Ta studioj juridikun dhe këtë fushë ta kem si orientim timin jetësor profesional, atëbotë e kam zgjedhur jo rastësisht dhe përherë jam krenuar me këtë profilizim si orientim.


Juristët, gjithnjë i kam konsideruar si njerëz të përzgjedhur dhe të pajisur me një kulturë dhe dije të lartë, njohuri të gjerë jo vetëm nga lëmi i ngushtë profesionale por edhe dije të gjithanshme akademike për shumë sfera tjera të jetës sonë shoqërore-politike. E, mbi të gjitha, ata i kam paragjykuar si atdhetarë të devotshëm, të cilët, gjatë shërbimit të vetë në këtë profesion, kurrë nuk udhëhiqen nga interesat e ulëta personale meskine, por, se, atdhedashurinë si moto e kenë përherë në zemër. Andaj, me këto vlera të instaluara përgjithësisht në bindje për juristët, tentoja që gjatë tërë jetës dhe punës sime profesionale ta pasuroja edhe veten me këtë karakter.

Ama, sikur ishin duke shkuar gjërat më vonë në shoqërinë tonë, gradualisht vërejta se nuk ishte ashtu. Realiteti në praktikë u tregua krejtësisht ndryshe. Dita-ditës bindesha se me këto mbivlerësime narcizoide për vetëprofesionin tim të përzgjedhur, dikur e kam pasur gabim. Atëbotë, as që kam mund të ëndërroja se një ditë do të vjen koha që marrja me këtë “zanat” do të konsiderohet: marrëzi, servilizëm, kriminalitet, amoralitet, korrupsion, padrejtësi dhe atikombëtarizëm.

Parimisht isha gjithnjë “po” që të mbajmë mënd, por përherë predikoja se duhet falur atë kohë kur shumica e kolegëve të mijë jurist, u bënë pjesë dhe instrumente besnike të ekzekutimit të ligjeve më antikombëtare shqiptare të atij regjimi. (lavdi gjithmonë përjashtimeve) Mjaftë nga ta, përmes aktgjykimeve të tyre të montuara politike, pamëshirshëm dënuan dhe persekutuan shumë shqiptar të pafajshëm atdhetar që atëbotë kërkonin liri, drejtësi dhe vetëvendosje për popullin e vet.

Por marrëzie e kohës dhe “fatit”të tyre nuk mbaron me kaq. Edhe pse pas çlirimit dhe shumë viktimave të dhënë për këtë liri, e cila, sot është ashtu si është: e mangët, por e fituar me gjak dhe mjaftë sakrifica, fatkeqësisht shumica e këtyre të komprometuarve juristë ende janë në pushtetet dhe institucione përkatëse të drejtësisë. Të mësuar gjithnjë t’i shërbejnë dikujt, ata edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë argatë të tjerëve. Tashti, të huajve ndërkombëtar.

Vetëm shikoni infrastrukturën e shkruar pozitive ligjore që sot ne e kemi në Kosovë?! Katastrofë! Asgjë origjinale! Aty çdo gjë është e imponuar dhe e kopjuar nga të huajttë.
Në këtë kontekst, lirshëm mund të konstatojmë se, si dikur të aprovuar në kohën e UNMIK-ut, ashtu edhe tashti të EULEX-it, nuk ka asnjë ligj apo ndonjë akt tjetër normativ-juridik, që nga aspekti gramatikor, terminologjik apo sintaksor, nuk është “masakruar” apo devijuar nga ana e përkthyesve tanë analfabetë që punojnë në këto institucione ndërkombëtare.

Nëse me vëmendje i analizojmë disa nga këto ligje, aty do të vërejmë shumë shkelje të normës gjuhësore; ka mjaft fjalë dhe struktura të huazuara sintaksore; zhvendosje të shprehur të rendit të fjalëve dhe fjalive; në kuptimin e tyre ndjehet qartë mungesa e një frymëzimi të përsiatur profesional; nocionet dhe frazat që e ndërtojnë tërësinë e këtyre akteve, shkresave dhe dokumenteve tjera zyrtare, fare nuk rrezatojnë ndjenjën e burimit të tyre të vërtetë nga një mendje krijuese ekspertësh të profilit të caktuar që mendojnë dhe flasin shqip, por, thjesht, na shpalosen si përkthime të zbehta të bëra nga ndonjë gjuhë tjetër dhe nga ndonjë përkthyes joprofesional.

Vetëm ta vështrojmë sistemin institucional të gjyqësorit sot në Kosovë? Mjafton diku të përmendet gjykata, prokuroria, drejtësia…dhe nuk mund të gjesh njëri që nuk i shkon mëndja në: korrupsion, dallavere, nepotizëm, anarki, ndikim politik të klaneve të ndryshme në to, servilizëm ndaj të huajve… etj..

Rastet e shumta të burgosjes dhe hapjes së proceseve të montuara gjyqësore politike ndaj ish pjesëtarëve të pafajshëm të UÇK-së; ngritja e procedurës penale ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, si dhe, së fundi, marrja e një Aktgjykimi më banal, më absurd, më “faqe zezë” dhe më antikombëtar nga ana e një institucioni më të lartë shtetëror juridik, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me heqjen e logos së Lidhjes Shqiptare nga emblema e KK të Prizrenit, para ndërgjegjes sonë të pastër dhe para popullit që na ka shkolluar dhe arsimuar të jemi gjithnjë në mbrojtjen të tij dhe vlerave të pacenueshme kombëtare, mua dhe shumë kolegët e mijë të tjerë të harruar dhe të anashkaluar nga ky sistem, kjo gjendje e sunduar në drejtësinë e Kosovës, me profesionin tonë si jurist që jemi, na bënë të ndjehemi të koritur, të fye dhe të poshtëruar.

Andaj, në shenjë proteste ndaj kësaj situate të shkaktuar sot në drejtësinë kosovare, unë si një individ, me plotë vetëdije dhe përgjegjësi morale, e shpalli si të pavlefshme diplomën time të kualifikimit superior, nr. 4322, lëshuar më datën 16.03.1982, nga ana e Universitetit të Kosovës në Prishtinë, dhe publikisht heq dorë nga titulli profesional i përcaktuar me këtë diplomë, si: JURIST I DIPLOMUAR?!!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori