Harlem Shake politika
Në vendet demokratike, politikanët zgjedhen nga populli për t’u shërbyer qytetarëve, me qëllim që t’ua zgjidhin problemet, t’ua bëjnë jetën më të lehtë dhe më të mirë. Në vendin tonë, që nga paslufta populli i ka zgjedhur përfaqësuesit e vet që t’i shërbejnë atyre, por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po ndodh.
Të gjitha qeveritë dhe kuvendet e deritanishme, si qendrore ashtu edhe lokale, pothuajse fare pak kanë punuar në interes të qytetarëve të Kosovës. Edhe atëherë kur kanë punuar, janë vonuar.
Në shumë raste, politikanët e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve. Prandaj, ata janë përgjegjës se:
Sistemi i drejtësisë gjendet në gjendje shumë të rëndë.
Sistemi shëndetësor është dështim total – është bërë sëmundje për qytetarët.
Sistemi arsimor është shndërruar në katrahurë.
Administratën shtetërore e kanë stërngarkuar me punëtorë sipas ngjyrimeve politike dhe nepotizmit.
Politikanë, ju nuk keni pasur program për zhvillim ekonomik të vendit. Ju keni përkrahur sistemin bankar i cili gërryen shpirtin e qytetarëve të Kosovës. Keni ngritur çmimet e të gjithë artikujve dhe keni rënduar jetën qytetarëve. Keni ndikuar që papunësia dhe varfëria në Kosovë të janë në nivelin më të lartë në Evropë, që ta kontrolloni më lehtë popullin e saj. Ndërsa, pasuria e juaj është rritur çdo ditë. Ju keni sjellë mjerim social në Kosovë.
Andaj, shtrohet pyetja pse iu kemi zgjedhur ?
Nuk iu nuk kemi zgjedhur për ta vështirësuar jetën tonë, por për t’i zgjidhur problemet tona. Ndërsa, ju keni prodhuar më shumë pakënaqësi. Nga kjo del se keni bërë politikë kundër popullit tuaj. Ketë politikë nuk mund ta quajë ndryshe, përveç se të shthurur, të shfrenuar dhe antipopullore. Thjeshtë Harlem Shake politikë.
Qytetarët e Kosovës janë shndërruar në skllevër modern si pasojë e Harlem Shake politikës tuaj. Qytetarët e Kosovës i shërbejnë shtetit të Kosovës dhe juve politikanëve. Sepse, ju jeni ata që nuk i shërbeni as qytetarëve e as shtetit të Kosovës. Ju jeni ata që i shërbeni vetvetes, grupeve të interesit dhe dobësie të Kosovës. Ju jeni ata që keni harruar se ka pasur luftë në Kosovë. Keni harruar gjakun e dëshmorëve dhe të martirëve që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës. I keni harruar familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e Kosovës.
Ju jeni ata që ia keni zënë frymën Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ju jeni ata që keni kufizuar lirinë e lëvizjes qytetarëve edhe brenda territorit të Kosovës. Keni burgosur qytetarët e Kosovës dhe Kosovën. Keni vjedhë lirinë qytetarëve të Kosovës.
Ju jeni ata që keni vënë në rrezik të kaluarën e lavdishme historike. Ju jeni ata që po shkatërroni të tashmen dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë. Ia keni humbur dinjitetin Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa bëtë që shtetasit e Kosovës në qytetet e zhvilluara perëndimore të trajtohen qytetarë të rendit të tretë.
Ju jeni ata që më keni bërë të ndjehem i turpëruar dhe fajtor me gjendjen që keni sjellë Kosovën.
Keni instaluar një sistem politik i cili po rrezikon qytetarët e moralshëm dhe të ndershëm të Kosovës, ndërsa e keni bërë individin më të fuqishëm se shteti.
Para se ta përmbylli këtë shkrim po citoj disa vargje nga poezia “Anës së Lumenjve “ nga Fan Stilian Noli: Ku e lam’ e ku na mbeti/ Vaj-vatani e mjer mileti/ Anës detit i palarë/ Anës dritës i paparë/ Pranë sofrës i pangrënë/ Pranë dijes i panxënë/ Lakuriq dhe i dreqosur/ Trup e shpirt i sakatosur/ Se ç’e shempnë derbederët/ Mercenarët dhe bejlerët/ Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë/ Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë/ Se ç’e pren’ e se ç’e vranë/ Ç’e shkretuan anembanë,
Politikanë, edhe pse jeni përgjegjës për të gjitha më lart, ju nuk njihni institucionin e përgjegjësisë. Populli ua dha besimin e ju po e keqpërdorni, po vazhdoni ta mashtroni atë.
Politikanë, mos ua gërryeni shpirtin popullit të Kosovës. Ju jeni bërë barrë e rëndë për popullin e Kosovës. Andaj, ua kujtoj se Kosova është vetëm e popullit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit