Harakiri i Del Pontes
Në librin e saj të fundit, “Gjahu, kriminelët e luftës dhe unë” Carla Del Ponte, ish- prokurorja e Tribunalit të Hagës pohoi në ikje e sipër, se një trafik organesh nga trupat e të burgosurve serbë, ka ndodhur në vitin 1999 në një fshat të thellë të Shqipërisë.
Akuza e saj hipotetike, që ia veshi popullit shqiptar, shkaktoi reagime edhe tek parlamentarët evropianë.
Publicisti gjerman Hans Habe në veprën e tij “Zotërinj porotë” nuk e thotë më kot se dënimi moral është më i rëndë se ai penal. Sajesa “bombastike” e kësaj ish-prokuroreje shkaktoi “termet” jo vetëm në Bernë, por edhe në shumë vende të tjera të Evropës, ajo bëri që me të të merren analistë e diplomatë të ndryshëm. Nëse këto “gafe” do të ndodhnin në Zvicër, apo gjetiu akëcili i pandehur shtrenjtë do të paguante llogarinë.
Siç dihet, znj. Del Ponte pati sjellje arrogante në Tribunalin e Hagës, “pacientin” e saj ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, por jo vetëm këtë, e quajti “gangster” duke mos iu përmbajtur supozimit të pafajësisë. Ndërkaq, gjatë një seance dëgjimore, ajo u gjend në situatë të palakueshme, i akuzuari në Tribunalin e Hagës, Vojisllav Shesheli e quajti kurvë, ‘drola’.
Në kohën kur i është bërë gjyq Alfred Drajfusit të pandehurit nuk janë quajtur “gangsterë”. Prokurorët, mbrojtësit, por edhe gjykatësit të pandehurit i janë drejtuar me epitetin zotëri.
Librin e saj e “shkundi” edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në deklaratën për televizionin malazez Atlas, pretendimet e saja i cilësoi si pjellë e shtypit të verdhë të Beogradit. Thaçi ka tërhequr vëmendjen se sajesa e të “frustruares” Del Ponte është “turp i drejtësisë dhe i të drejtës ndërkombëtare”.
Kjo zonjë i hyri kësaj aventure, duke aluduar se do t’i shokoj italianët, zviceranët, anglezët, francezët… për ‘aktet makabre’ të shqiptarëve, thuajse ata do t’i besojnë dokrrave të saja. Ajo imitoi serbët.
Dikur serbët i vishnin rrobat kombëtare të shqiptarëve, tirqit, xhurditë e plisat e bardhë, i vrisnin të vetët, bënin fotografi nga pamjet makabre, fotot – “dëshmitë” ua shpërndanin kancelarive diplomatike për të krijuar imazhin e keq për shqiptarët. Kështu vepruan edhe gjatë Luftësë së Dytë Botërore, i veshën uniformat e ushtrisë gjermane, në Kragujevc i vranë të vetët, nxënësit dhe arsimtarët, ua veshën fajin “fashistëve gjermanë”.
Të njëjtën lojë serbët e luajtën edhe para dhjetë vjetësh. Në uniformat e tyre ngjitën emblemat e UÇK-së, por kjo nuk u shitej, luftëtarët e UÇK-së ua qëndisën lulen e ballit.
Të shkruash pa argumente, të njollosësh një popull, kësaj i thonë shpifje, shpifja është vepër penale. Përse znj. Del Ponte shkeli në dërrasë të kalbur? Nëse “margaritarin” e saj nuk e argumenton, e ka vendin aty ku i ka nxjerrë të tjerët në gjyq, në Tribunalin e Hagës.
Puna i shkoi huq edhe ithtarëve të Carla Del Pontes, BIA-s serbe, e cila planifikonte me çdo kusht gjetjen e dëshmitarëve të rrejshëm për të argumentuar tezën e Del Pontes.. Tre serbë, njëri nga Kosova e dy të tjerë nga Serbia, menduan se aventura e tyre është punë e lehtë, se nëse do të kryenin punën me sukses do të hynin në histori për vepër “patriotike”. Të pandehurit po mbahen brenda grilave. Kur të nis gjykimi i tyre në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të vie Carla Del Ponte le t’i mbrojë.
Kur gënjeshtra, shpifja, del për fushe, nëse pak e bren ndërgjegjja për “gafin” e bërë , kësaj i thonë harakiri shpirtëror i zonjës Carla Del Ponte. Ajo ka shkollë, është juriste, ka pas edhe postin e kryeprokurores, njerëzit i ka nxjerrë në gjyq, e di ajo çka është vepra penale, e di çka do të thotë kur dikush e shkel ligjin…, por pse i ka mbyllur sytë, ka hy në zonën kriminale, kjo është çështje tjetër. Por, ajo s’është jashtë ligjit, ligji i “kap” edhe presidentët e shteteve.
Njerëzit e rëndomtë pyesin çka iu deshtë Del Pontes t’i hyj kësaj aventure, të sajoj një libër përplotë gënjeshtra. E paguan serbët, i dhanë ndonjë peshqesh, apo e bëri krye në vete që të bëhet e popullarizuar.
Lind pyetja, pse znj, Del Ponte e lëshoi këtë akuzë menjëherë sapo u largua nga posti i saj i prokurores, ndërkohë që ajo i kishte ‘dizgjinët në dorë’ ta bëjë këtë për të nisur hetimet në kuadër të funksionit të saj? Apo, ndoshta, ajo iu shmang përballjes me mbrojtësit dhe gjykatësit që të mos bëhet përallë, të qeshin me të publiku në sallë dhe jashtë saj?
Nga sajesa “sensacionale” del se Del Ponte ka aversion ndaj shqiptarëve. Ndoshta, qëllimi i saj ishte t’i ‘bie pusit’, të turbulloj ujin, që drejtpërdrejtë, apo tërthorazi të ndikoj tek të tjerët në mosnjohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Nëse e ka pasur këtë qëllim, keq është mashtruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht