Me ekspozitën “Loja e ndërprerë” e dhjetëra lodra të braktisura, është hapur sot Muzeu i Fëmijëve të Luftës, për ruajtjen e kujtimeve të fëmijëve gjatë luftës në Kosovë dhe për të siguruar që përvojat personale të luftës të mos harrohen.
Drejtoresha e Muzeut, Bjeshkë Guri, tha se ekspozita e hapur me këtë rast përçon mesazhe plot emocione komplekse të cilat vetëm lufta mund t’i sjellë.
“Na kthen pas në jetën e fëmijëve që i mbijetuan luftës. Një ekspozitë, që do të ju dërgojë në ikje, frikë, fshehje, lojë dhe emocione komplekse, që vetëm lufta mund t’i sjellë. Çdo objekt dhe rrëfim në këtë ekspozitë, ju fton që me mendje kritike, e zemër të hapur të përballeni me të vërtetat e luftës dhe me të kaluarën, që nuk duhet të lejojmë të bëhet kurrë e tashme. Loja e ndërprerë adreson pikërisht fëmijëritë e ndërprera dhunshëm nga lufta”, tha Guri.
Ani pse ky muze mban një peshë të rëndë të rrëfimeve, nuk ishte i rëndësishëm për institucionet shtetërore. Drejtoresha e YIHRS në Kosovë, Marigona Shabihu tha se që pesë vjet është kërkuar një hapësirë publike për të vendosur muzeun, por përpjekjet ishin të dështuara shkak i mosgatishmërisë së institucioneve.
Ajo shtoi se muzeu për momentin do të jetë i hapur përkohësisht në një hapësirë private.
“Ky muze nuk është thjeshtë një hapësirë fizike, por një përpjekje për të ndërtuar ura mes të kaluarës dhe të ardhmes. Një hapësirë për të dëgjuar zëra që shpesh harrohen, për të kuptuar dhimbjen e së shkuarës dhe për të mësuar nga ajo… Për këta pesë vjet të kaluar kemi qenë duke kërkuar një hapësirë publike për të vendosur muzeun, por të gjitha përpjekjet tona kanë dështuar, gjë që tregon për një mosgatishmëri të institucioneve publike për të mbështetur nisma të tilla të kujtimit, prandaj muzeun jemi duke e hapur përkohësisht në një hapësirë private”, tha Shabihu.
Petrit Halilaj, punimet e të cilit ishin pjesë e ekspozitës, tha se përmes vizatimeve ai ka ndarë përvojat e hidhura të luftës.
“Vizatimi që është në ekspozitë, nga viti 1999 kur isha në kampet e refugjatëve në Shqipëri, më kujton atë pjesë të fëmijërisë. Ne si familje, kemi dy vizatime aty, ka qenë për ne shumë me rëndësi të shprehemi përmes vizatimit dhe të ndajmë eksperiencat tona të luftës”, u shpreh Halilaj.
Muzeu do të përfshijë gjësende personale, video-dëshmi dhe eksponate të kuruara që tregojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!