LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Ekonomia do ta përshpejtojë ritmin e rritjes

Hamza: Ekonomia do ta përshpejtojë ritmin e rritjes

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, ka thënë se në vitin 2016 pritet të ketë rritje ekonomike falë zvogëlimit të normave të interesit në kredi, remitancave, investimeve publike dhe investimeve të huaja direkte. Ai ka thënë se rritja ekonomike në vitin 2016 parashihet të jetë katër për qind.

“Ekonomia e Kosovës në vitin 2016 pritet ta përshpejtojë ritmin e rritjes dhe ta arrijë një normë reale të rritjes ekonomike prej rreth katër përqindësh. Zvogëlimi i normave të interesit në kredi dhe lehtësimi i standardeve të kreditimit nga ana e bankave pritet të ndikojë në rritjen e konsumit dhe të investimeve të sektorit privat. Po ashtu, pritet që remitencat ta vazhdojnë rrjedhën e qëndrueshme. Kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike pritet të kenë edhe investimet publike si dhe investimet e huaja direkte, një pjesë e konsiderueshme e të cilave pritet të jetë e lidhur me projekte publike”, ka thënë Hamza në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”.


Mirëpo, pavarësisht kësaj rritje ekonomike, sipas tij, deficiti tregtar me të cilin përballet Kosova që nga pas lufta e që ka të bëjë me rritje të importit dhe zvogëlim të eksportit do të jetë sfidë edhe për vitin 206. “Ekonomia e Kosovës pritet që edhe në vitin 2016 të ketë deficit tregtar, i cili do të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike”, ka thënë ai. Ndërsa sa i përket sistemit financiar bankar në Kosovë, Hamza ka thënë se në vitin 2015 ky sektor ka qenë i suksesshëm dhe se janë përmirësuar kushtet e qasjes së publikut në shërbime financiare. “Sistemi financiar i Kosovës ka kaluar edhe një vit të suksesshëm. Gjatë këtij viti është rritur gama e shërbimeve financiare të ofruara për publikun, janë përmirësuar kushtet e qasjes së publikut në shërbimet financiare dhe, në të njëjtën kohë, sistemi financiar ka përforcuar edhe më tutje nivelin e qëndrueshmërisë. Sektori bankar i Kosovës, bazuar në të gjithë treguesit e shëndetit financiar, vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë”, ka thënë ai.

“Epoka e re”: Z. Hamza, bazuar në parametrat makro dhe mikroekonomikë, si e vlerësoni vitin 2015?

Hamza: Ekonomia e Kosovës edhe gjatë vitit 2015 është karakterizuar me normë pozitive të rritjes ekonomike. Sipas parashikimeve të BQK-së, norma reale e rritjes ekonomike në vitin 2015 pritet të jetë rreth 3.5 për qind, e gjeneruar kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme. Rritja e kreditimit bankar, remitencave dhe investimeve të huaja direkte, së bashku me rritjen e shpenzimeve publike, paraqesin disa nga burimet kryesore të rritjes ekonomike gjatë vitit 2015. Megjithatë, ekonomia e Kosovës vazhdon të ballafaqohet edhe me sfida e vendin kryesor e zënë papunësia dhe deficiti tregtar.

“Epoka e re”: Si është gjendja financiare në vend?

Hamza: Sistemi financiar i Kosovës ka kaluar edhe një vit të suksesshëm. Gjatë këtij viti është rritur gama e shërbimeve financiare të ofruara për publikun, janë përmirësuar kushtet e qasjes së publikut në shërbimet financiare dhe, në të njëjtën kohë, sistemi financiar ka përforcuar edhe më tutje nivelin e qëndrueshmërisë. Sektori bankar, si komponenti kryesor i sistemit financiar të Kosovës, ka përshpejtuar ritmin e rritjes së kreditimit dhe, në të njëjtën kohë, ka bërë zbritje të theksuar të normës së interesit në kredi, duke ndikuar kështu në lehtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në financimin bankar. Sektori bankar i Kosovës, bazuar në të gjithë treguesit e shëndetit financiar, vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë. Kjo ka bërë që sektori të gëzojë nivel të lartë të besimit të publikut, e cila i ka mundësuar ta zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme rolin e tij në financimin e zhvillimit ekonomik të vendit. Gjendje e ngjashme i ka karakterizuar edhe komponentët e tjerë të sistemit financiar të vendit, përfshirë fondet pensionale, kompanitë e sigurimit dhe institucionet mikrofinanciare, të cilat kanë vazhduar ta avancojnë rolin e tyre në funksion të ofrimit të shërbimeve financiare.

 

“Epoka e re”: Shërbimet bankare janë kritikuar mjaft për çmime të larta, ndërkohë që bankat kanë deklaruar profit favorizues për to. Pavarësisht faktit se në Kosovë është i rregulluar kushtetueshmërisht tregu i lirë, ka pasur zëra se BQK-ja mund të ndikojë te bankat komerciale për ulje të normave të interesit dhe shërbimeve të tjera. Ç’mendim keni për këtë?

Hamza: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka krijuar kushtet për zhvillimin e konkurrencës së lirë në tregun bankar, duke licencuar dhjetë banka dhe degë të bankave të huaja për të operuar në Kosovë. Përveç numrit të bankave, rritja e shkallës së konkurrencës mund të kuptohet edhe nga rënia e vazhdueshme e shkallës së koncentrimit të tregut të bankar. Gjithashtu, BQK-ja në vazhdimësi është angazhuar për avancimin e infrastrukturës financiare në mënyrë që të ndihmohet rritja e efikasitetit në institucionet financiare. Rrjedhimisht, rritja e konkurrencës, së bashku me zhvillimin e infrastrukturës financiare, ka kontribuar që bankat në vazhdimësi ta shtojnë gamën e produkteve bankare dhe t’i përmirësojnë kushtet për qasje të klientëve në shërbimet financiare, ku mund ta veçojmë zvogëlimin e vazhdueshëm të normës së interesit në kredi. Megjithatë, duhet pasur parasysh se BQK-ja mbështet funksionimin e sistemit financiar të bazuar në parimet e ekonomisë së tregut dhe, si rrjedhojë e kësaj, çmimet e produkteve bankare përcaktohen bazuar në zhvillimet e tregut dhe sipas strategjive të bankave për zhvillimin e afarizmit të tyre. Sektori bankar i Kosovës vazhdon të jetë profitabil dhe, si i tillë, ka arritur një bazë të fortë të kapitalizimit që siguron qëndrueshmëri të lartë të sektorit. Në periudhën e fundit sektori bankar ka regjistruar rritje të profitit si rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve për pagesat e interesit si dhe zvogëlimit të shpenzimeve për provizione që përdoren për t’i mbuluar humbjet e mundshme nga kreditë.


“Epoka e re”:
Sa prisni të jetë rritja ekonomike gjatë vitit 2016?

Hamza: Ekonomia e Kosovës në vitin 2016 pritet ta përshpejtojë ritmin e rritjes dhe ta arrijë një normë reale të rritjes ekonomike rreth katër për qind. Zvogëlimi i normave të interesit në kredi dhe lehtësimi i standardeve të kreditimit nga ana e bankave pritet të ndikojë në rritjen e konsumit dhe investimeve të sektorit privat. Po ashtu, pritet që remitencat ta vazhdojnë rrjedhën e qëndrueshme. Kontribut të rëndësishëm për rritjen ekonomike pritet të kenë edhe investimet publike si dhe investimet e huaja direkte, një pjesë e konsiderueshme e të cilave pritet të jetë e lidhur me projekte publike. Në anën tjetër, ekonomia e Kosovës pritet që edhe në vitin 2016 të ketë deficit tregtar, i cili do të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike.

“Epoka e re”: Cilat janë planet e BQK-së për vitin 2016?

Hamza: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdojë së zbatuari planin strategjik të saj për periudhën 2015-2019, në bazë të të cilit do të angazhohet për zbatimin e objektivave të saj ligjore dhe për avancimin e të gjitha funksioneve të saj në harmoni me praktikat bashkëkohore të bankave qendrore. Sigurimi i një sistemi financiar stabil dhe efikas, në gjendje për ta mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, mbetet prioriteti kryesor i BQK-së.

“Epoka e re”: Sa ka paraqitur pengesë për objektivat e juaja bllokada e Kuvendit të Kosovës?

Hamza: Objektivi kryesor i BQK-së është sigurimi i stabilitetit financiar, objektiv ky që kemi arritur ta realizojmë me shumë sukses. Gjatë vitit 2015 sektori bankar ka shënuar rritje të kredive dhe të depozitave, përmirësim të cilësisë së portofolit kreditor dhe rritje të kapitalizimit, tregues këta që mund ta ilustrojnë mjaft mirë se shkalla e qëndrueshmërisë së sektorit ka shënuar rritje të mëtutjeshme. Zhvillime të ngjashme, në përgjithësi, kanë karakterizuar edhe komponentët e tjerë të sistemit financiar. Megjithatë, klima e rënduar politike sigurisht se mund të reflektohet negativisht në ekonominë e vendit dhe, në këtë kuptim, mund të paraqitet si pengesë për zhvillimin e aktivitetit të sistemit financiar dhe të aktivitetit ekonomik në përgjithësi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori