Marrëveshjet në mes përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe përfaqësuesve të Serbisë në Bruksel, më shumë i ngjajnë një hajmalie të cilat i shkruanin dhe shkruajnë disa hoxhallarë. Faktikisht, populli ende nuk e di se çfarë marrëveshje janë arritur dhe nënshkruar në Bruksel. Kjo ka ndodh si rezultat i “transparencës” së politikanëve të Kosovës.
Sikur këto marrëveshje të ishin ne favor të shumicës së qytetarëve në Kosovë, sigurisht se politikanët tanë do të ishin më transparent dhe do të mburreshin me veprimet e veta. Me vetë faktin se këto marrëveshje po mbahen disi të rezervuara, është një tregues logjik se ato janë në disfavor të shumicës, përkatësisht shqiptarëve.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, u japin të drejta dhe privilegje qytetarëve minoritarë në Kosovës më shumë se në çdo vend demokratik të botës. Edhe përkundër këtyre të drejtave të garantuara ligjore, përfaqësuesit tanë dhe përfaqësuesit serbë punuan që t’u japin edhe më shumë të drejta, qe de jure de de facto janë antikushtetuese dhe antiligjore.
Marrëveshjet e Brukselit krijuan një shtet brenda shtetit të Kosovës. Nëse dikush mendon të kundërtën atëherë unë i pyes: Çfarë kompetencash duhet të ketë më shumë një shtet sesa kompetencat që u janë dhënë serbëve me këto marrëveshje? Çfarë kompetencash ka më shumë qeveria e Kosovës sesa Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë?
Mos të çuditemi dhe as mos të çuditen politikanët tanë kur serbët e Kosovës do të mësojnë nëpër shkolla me literaturë të Serbisë dhe në historinë e tyre do të mësojnë se “UÇK-ja ka qenë organizatë terroriste”.
Derisa Serbia ka përfituar shumë të drejta për serbët e Kosovës, ka shkuar shumë afër hapjes së bisedimeve për t’u bërë shtet anëtar i BE-së, Kosova në anën tjetër ende është shteti i vetëm që udhëton me viza në zonën e Shengenit.
Mos të harrojmë se mijëra shqiptarë ende janë të zhdukur dhe Qeveria e Kosovës nuk është treguar e suksesshme dhe nuk ka shfrytëzuar këto bisedime me Serbinë për të gjetur eshtrat e atyre. Serbia i di të gjitha këto lokacione!
Sipas gojëdhënave, hajmalia dikujt i ka ndihmuar kurse dikujt jo. Sigurisht që ajo nuk i ndihmon askujt.
Çfarë fitoi Kosova nga këto marrëveshje dhe çfarë fitoi Serbia? Ne ndoshta fituam, por jo më shumë se një “hajmali”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi