Guximi qytetar dhe liria politike!
Duke e konsideruar veten si trashëgimtare e vlerave të Greqisë antike dhe duke u identifikuar me këto vlera, historianët e mendimit politik të perëndimit një vëmendje të veçantë i kushtojnë reformave politikë që mundësuan kalimin nga qeverisja tiranike në atë demokratike.
Përshkrimi i funksionimit të institucioneve të shtetit të Athinës zë një vend të rëndësishëm në këtë qasje.
Përkundër vërejtjeve që i bëhen të drejtave të kufizuara demokratike në atë kohë , që nuk përfshinin femrat dhe skllevërit, theks i veçantë në këtë përshkrim lidhet me numrin e pjesëmarrësve në këto institucione.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të sjell për lexuesin funksionimin e këtyre institucioneve. Do të kufizohem qëllimisht vetëm në një shembull: në Kuvendin Popullor (Eklesia). Në këtë organ ku nxirreshin ligjet, zgjidheshin përfaqësuesit e institucioneve tjera etj.
Ligjet votoheshin në prezencë të rreth 5000-6000 qytetarësh. Çdo qytetar kishte të drejtë të propozojë ligje dhe të përpiqet të bind shumicën e të pranishmëve që ta mbështesin. Të gjitha ata që nuk pajtoheshin me propozim ligjin kundërshtonin hapur dhe sillnin argumentet e tyre. Askush nuk kishte frikë që të shprehte mendimet e veta. Nuk kishte frike nga përshtypja se tjetrit mund t’i mbetej hatri nëse nuk e mbështeste. Votohej haptas pa pasur asnjë frikë!
Zgjedhja e përfaqësuesve për institucionet tjera bëhej publikisht, me votë të hapur. Madje, në disa raste përdorej edhe tërheqja e shortit për të emëruar ndonjërin në postet kuçe!
Fakti se çdo qytetar mund të kërkonte publikisht dhe në çdo kohë shkarkimin e përfaqësuesit të caktuar të institucioneve që nuk përmbushte zotimet e dhëna krijoi një përgjegjësi të madhe qytetare.
Veprimi praktik ishte njësi matëse për çdo përfaqësues të institucioneve. Mos përmbushja e angazhimeve që lidhen me funksionin e caktuar kishte reagimin e menjëhershëm: kërkesën publike për largimin e tij.
Askujt nuk i vinte “turp” t’i marrë publikisht mandatin përfaqësuesit që e kishte mbështetur më parë dhe që nuk kishte respektuar angazhimet e veta në interes të qytetarëve!
Ky guxim i qytetarëve krijoi një formë të komunikimit ku konfrontimi i ideve zhvilloi mendimin filozofik dhe format tjera të mendimit që shumë shekuj më vonë, në periudhën e Rilindjes kombëtare, perëndimi do të identifikohet me këto vlera dhe do t’i vendosë në themelet e ndërtimit të epokës së re.
Fatkeqësisht, robërimi shpirtëror gjatë një periudhe të gjatë historike, që tejkalon periudhën e mesjetës, bëri që ku guxim qytetar të humbet peshën që e kishte. Vendin e debateve dhe konfrontimeve të ideve zuri nënshtrimi total ndaj bartësve të institucioneve të asaj kohe.
Raportet shoqërore u përmbysën deri në atë shkallë sa edhe nën gijotinë të dëgjohen britmat e viktimave të tiranisë: Rroftë Mbreti!
Mund të ilustrohet me shembuj të shumtë ku njerëzit lidhen verbërisht pas “liderit”, edhe në rastet kur lideri vepron në kundërshtim të plotë me interesat e adhuruesve të vet! I lë të lirë lexuesit ta ilustrojë me shembujt që atij i duken më domethënës. Konkluzioni do të jetë i njëjtë: Robërimi shpirtëror ndaj liderit është aq i madh sa qytetari i lirë i demokracisë antike, 2500 vjet më parë, nuk do të kishte mundur ta imagjinojë!
Për derisa te popujt tjerë robërimi shpirtëror është instaluar përmes formave të ndryshme, te shqiptarët “dhënia e besës” ka shërbyer, në këtë dukuri, si mekanizëm robërimi. Shprehja e njohur popullore “Lopa lidhet për brirësh e burri për fjale!” është domethënëse në këtë kuptim. Për shqiptarin, dhënia e fjalës një lideri, një partie etj., është bërë pengesë për lirinë e tij shpirtërore.
Edhe në rastet e kur sheh se partia apo lideri pas të cilit “është lidhur” vepron në kundërshtim të plotë me interesat e tij dhe në kundërshtim me premtimet elektorale ai shtrëngohet, me vuajtje të mëdha shpirtërore, të arsyetojë të pa arsyeshmen!
Dalja nga kjo situatë paradoksale kërkon një guxim të madh qytetar. Kërkon vetëdijesim se nuk është turp t’i kthehet shpina atij që nuk ka turp të na gënjej për interesa të ngushta personale apo grupore.
Problemet tona janë politike dhe duhet të zgjidhen me mjete politike. Lirinë politike mund ta realizojnë vetëm njerëzit që shpirtërisht janë të lirë!
Pa ringjalljen e guximit qytetar të gjitha ushtritë çlirimtare së bashku nuk mund ta çlirojnë shpirtin e robëruar.
Megjithatë, çlirimi shpirtëror është i mundshëm. Nuk kërkon të bëjmë asgjë kundër atyre që keqpërdorën besimin e popullit. Mjafton të mos bëjmë asgjë për ta! Mjafton të mos ua japim besimin më!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës