Grushtet ushtarake – të suksesshme apo jo – ndjekin një rrugë të parashikueshme në Turqi. Grupimet politike – zakonisht islamistët – të konsideruar nga ushtarët si antagonistë me vizionin e Kemal Atatürkut për një Turqi laike, po marrin pushtet gjithnjë e më shumë. Tensionet ngrihen, shpesh të shoqëruara me dhunë në rrugë. Pastaj ushtarakët ndërhyjnë, duke ushtruar atë që ushtarakët pretendojnë se është fuqia kushtetuese për të rikthyer rendin dhe parimet laike.
Por, kësaj here situata qe shumë e ndryshme. Fal një serie gjyqesh false që shënjestruan oficerët laikë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ia pati dalë të rikonfigurojë hierarkinë e Ushtrisë dhe të vendoste njerëzit e tij në majë. Ndërsa, vendi është goditur nga një seri me sukle terroriste dhe përballet me ekonomi në ngadalësim, nuk kishte shenja kryengritjeje mes ushtarakëve apo kundërshti ndaj Erdoğan. Përkundrazi, ripajtimi kohët e fundit i Erdoğanit me Rusinë dhe Izraelin, krahas dëshirës së tij të dukshme nga tërheqja nga një rol aktiv në luftën civile në Siri, duhet të kishte qetësuar udhëheqësit më të lartë të vendit.
Jo më pak e çuditshme qe sjellja amatoreske e puçistëve, të cilët ia dolën të kapin shefin e shtabit të përgjithshëm, por dukshëm nuk bënë përpjekje vendimtare për të arrestuar Erdoğanin apo ndonjë udhëheqës tjetër politik. Kanalet kryesore televizive u lejuan të vijonin të operojnë për shumë orë, dhe kur ushtarët shkuan në studiot televizive, paaftësia e tyre qe pothuajse komike.
Avionët goditën civilët dhe sulmuan Parlamentin – një sjellje shumë jotipike e Ushtrisë Turke jashtë zonave të kryengritjes kurde. Media sociale qe përplot me fotografi ushtarësh të palumtur (dhe shpesh të painformuar) që nxirreshin nga tanket dhe çarmatoseshin (dhe në disa raste edhe më keq se kaq) nga turma civilësh – skena që unë nuk pata menduar se do t’i shoh ndonjëherë në një vend që aktualisht i urren grushtet e shtetit, por i dashuron ushtarët e vet.
Erdoğan akuzoi me shpejtësi ish-aleatin e vet, aktualisht nemesisin e vet, predikuesin në ekzil Fethullah Gülen, i cili udhëheq një lëvizje të madhe islamike nga periferia e Filadelfias. Ka shumë arsye për ta marrë këtë joseriozisht, por pretendimi është më pak i çuditshëm nga sa mund të duket. Ne e dimë se ka një prani të fuqishme të Gulenistëve në Ushtri (gjë që ka ndihmuar lëvizjet e mëparshme të Qeverisë kundër oficerëve më të lartë të Turqisë – të ashtuquajturat çështjet Eregenkon dhe Vareja – nuk do të mund të ndërmerreshin). Në fakt, ushtria qe baza e fundit e mbetur e gulenistëve në Turqi, që kur Erdoğan i spastroi rradhët e policisë, drejtësisë dhe medias nga simpatizantët e kësaj lëvizjeje.
Ne gjithashtu dimë se Erdoğan po përgatitej të bënte një lëvizje të madhe kundër gulenistëve në ushtri. Disa oficerë qenë arrestuar sakaq për fabrikimin e provave në gjyqet e mëparshme dhe thashethemet flisnin për një spastrim në shkallë të gjerë të oficerëve gulenistë që pritej të kryhej në takimin e muajit të ardhshëm të Këshillit Ushtarak Suprem.
Pra, gulenistët kishin një motiv dhe koha e përpjekjes e mbështet idenë e angazhimit të tyre. Është ironi supreme që grushti i shtetit që Erdoğan kishte frikë se do ta godiste nga ana e laikëve, mund të ketë ardhur në fakt nga ata që qenë dikur aleatët e tij – të cilët qenë gjithashtu përgjegjës për fabrikimin e një morie komplotesh me grushte shteti kundër Erdoğan.
Megjithatë një grusht shteti i përgjakshëm gjendet shumë larg modus operandi të lëvizjes tradicionale Guleniste, e cila ka tendencën të pëlqejë makinacionet pas kuintave përballë veprimeve të armatosura apo dhunës së hapur. Grushti i shtetit mund të ketë qenë përpjekja e fundit e dëshpëruar, duke marrë parasysh perspektivën e humbjes së bazës së fundit të tyre në Turqi. Por me kaq shumë pikëpyetje pa përgjigje mbi atë që ndodhi, shfaqja e kthesave dhe surprizave të çuditshme gjatë javëve të ardhëshme nuk duhet të na habisë.
Ka më pak paqartësi mbi atë që ka gjasa do të ndodhë në të ardhmen. Grushti i shtetit do ta fuqizojë helmin e Erdoğanit dhe do të ushqejë një gjueti shtrigash ndaj lëvizjes guleniste. Mijëra do të pushohen nga pozicionet e tyre në Ushtri dhe gjithkund tjetër, do të arrestohen dhe përndiqen me shumë pak respekt për sundimin e ligjit apo prezumimin e pafajësisë. Sakaq ka thirrje alarmuese për rikthimin e dënimit me vdekje për puçistët, gjë që eksperienca tregon se është një kategori shumë e gjerë në sytë e Erdoğan. Një pjesë e dhunës së turmës kundër ushtarëve të dorëzuar është një paralajmërim për Jakobinizmin që mund të vërë në rrezik atë që mbetet nga procesi i drejtë gjyqësor në Turqi.
Përpjekja për grusht shteti është gjithashtu lajm i keq për ekonominë. Ripajtimi i kohëve të fundit i Erdoğan, në disa raste ripajtim i thellë, me Rusinë dhe Izraelit, ka gjasa ka qenë i motivuar nga dëshira për të rikthyer fluksin e kapitalit të huaj dhe turistëve. Shpresa të tilla ka pak gjasa të bëhen realitet. Grusht i dështuar i shtetit zbulon se ndasitë politike të vendit janë shumë më të thella se sa besonin edhe vëzhguesit më pesimistë. Kjo vështirë se krijon situatë joshëse për investitorët dhe vizitorët.
Por, politikisht, grushti i dështuar i shtetit është gjë e mirë për Erdoğan. Siç e tha ai vetë ndërsa qe ende e paqartë nëse do të mbijetonte, “kjo kryengritje është dhuratë nga Zoti për ne për shkak se do të jetë një arsye për të pastruar ushtrinë tonë.” Tashmë që grushti i shtetit dështoi, ai do të ketë fuqinë politike për të bërë ndryshimet kushtetuese që i ka ëndërruar prej kaq kohësh për të fuqizuar presidencën dhe për të përqendruar pushtetin në duart e tij.
Dështimi i grushtit të shtetit është për rrjedhojë një fuqizim i autoritarizmit të Erdoğanit dhe nuk do t’i bëjë mirë demokracisë së Turqisë. Në rast se grushti i shtetit do të dilte me sukses, gjithsesi, goditja ndaj perspektivës demokratike me siguri që do të kishte qenë edhe më e rëndë, me pasoja edhe më afatgjata. Kjo së paku na jep një arsye për t’u gëzuar. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës