Gruaja dhe sektori i sigurisë
Zakonisht kur flasim për barazinë gjinore, teoritë mbi respektimin dhe përfaqësimin e drejtë të principeve të saj hasin në debate të ndryshme, subjektive, e shumë të zëshme. Nëse analizojmë kornizën ligjore institucionale në Kosovë, përfshirja dhe përfaqësimi i gruas në sektorin publik përcakton një mjedis jo-diskriminues për të gjitha grupet e margjinalizuara në Kosovë. Por, sa zbatohen ato në praktikë dhe deri në çfarë mase perceptohet ideja mbi barazinë gjinore, ende vazhdon të mbetet një mjegull pas se cilës e ngremë zërin pa pasur një bazë të fortë mbështetjeje.
Futja e kuotave si parakusht për arritjen e barazisë gjinore që përcakton 40 për qind të pjesëmarrjes së njërës gjini në një sektor të caktuar shoqëror, ende vazhdon të diktojë mbizotërimin e sasisë mbi cilësinë e tanishme, ku me bindje mund te thuhet se po ecë me hapa të shpejtë drejt suksesit.
Edhe pse në rënie e sipër, në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë mentaliteti patriarkal ku “burri i shtëpisë” ka gjithmonë të drejtë dhe vendos për të tjerët.
Jetëgjatësia e këtij fenomeni më bindi edhe më shumë gjatë një hulumtimi në terren të zhvilluar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ku në pyetjet më bazike për sigurinë personale ose të vendit, gratë e shtëpisë hezitonin të jepnin mendimin e tyre. Ky fakt mund të argumentohet edhe nga ana e mungesës së edukimit për femra dhe një investimi të lartë në edukimin e meshkujve. Kjo sfidë ndikon edhe në rritjen e dallimit së qasjes së femrës në ekonomi apo biznese relevante. E njëjtë qëndron situata edhe me çështjen e pronësisë dhe trashëgimisë së pronës nga femrat.
Caktimi i ndryshëm i roleve dhe përgjegjësive për burrat dhe gratë në familje ka ndërtuar skenarë të larmishëm të pozitës së tyre në shoqëri. Konkretisht, mungesa e mundësive për arsim dhe punësim kanë bërë që vazhdimisht gratë të jenë të varura nga anëtari mashkull i familjes së tyre. Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i personave të regjistruar si të papunë shkon deri në 30-35 për qind, ku 48.6 për qind e të papunëve janë femra. Ky nivel i lartë i varfërisë dhe mungesës së mundësive për punë, ka ndikuar historikisht në statusin ekonomik të gruas edhe pse ato përbejnë më se 50 për qind të popullatës.
E vërtetuar vetëm ne aspektin teorik, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 është raportuar të jetë mekanizmi më i fuqishëm i rezolutave ndërkombëtare në këtë fushë. Andaj, edhe në Kosovë, pika kulmore në zhvillimin e barazisë gjinore konsiderohet të jetë procesi i hartimit të Planit Nacional të Veprimit (PNV) për zbatimin e kësaj Rezolute që pritet të aprovohet dhe të fuqizohet së shpejti.
Por, kur flasim për kuota dhe strategjitë e tjera për barazinë gjinore, përfshirja e gruas në sektorin e sigurisë vazhdon të mbetet jashtë kornizës. Sidoqoftë, me iniciativë dhe përkushtim të vet organeve udhëheqëse për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut në institucionet e sigurisë, si dhe me përkrahjen e organizatave të grave në Kosovë, përfshirja e gruas në sektorin e sigurisë është rritur paralelisht me konsolidimin e këtij sektori që është krijuar krejtësisht nga zeroja. Sipas të dhënave të siguruara deri në mars 2013, niveli i përfaqësimit të grave në Policinë e Kosovës (PK) është 14.85 për qind kur është fjala për stafin e uniformuar, përderisa ky numër është dukshëm më i lartë i përfaqësimit të grave në stafin civil të PK-së të cilat përbëjnë 33.22 për qind.
Niveli i përfaqësimit të gruas në Forcën e Sigurisë se Kosovës është më i ulët, ku numri i grave në uniformë shkon deri në 8.23 për qind, ndërsa 86% e grave në FSK janë të përfaqësuara në nivel operacional dhe 16 për qind e tyre në nivelin strategjik. Rrjedhimisht shihet se nga ana statistikore niveli i pjesëmarrjes se gruas në institucionet e sigurisë është ne rritje të vazhdueshme dhe shoqëria Kosovare vazhdon te ketë një tendence të qëndrueshme ndaj përfaqësimit të sektorit të sigurisë nga gjinia femërore.
Edhe pse Policia e Kosovës konsiderohet si “kampion” në mes të institucioneve Kosovare të sigurisë me përfaqësimin më të lartë të grave në strukturën e saj, numri i femrave dhe meshkujve policë është rritur gjatë viteve, por situata në përgjithësi tregon një rënie të përgjithshme të përfaqësimit të gruas krahasuar me numrin e meshkujve në PK në vitin 2011, me 14.85 për qind, krahasuar me 20.6 për qind në vitin 1999. Kjo rënie në përfaqësimin e grave rezulton të jetë edhe nga rritja e numrit të përgjithshëm të PK-së gjatë viteve të ekzistencës dhe zhvillimit. Gjithashtu, duke mos pasur një kuotë të caktuar për përfshirjen e gruas ne institucionet e sigurisë, mund të thuhet që edhe PK e edhe FSK paraqesin një nivel të kënaqshëm të përfaqësimit të gruas në strukturat e tyre.
Nga perspektiva e tanishme, institucionet qendrore, organizatat e shoqërisë civile, si dhe akterë të administrimit ndërkombëtarë në Kosovë kanë aftësitë dhe kapacitetet e nevojshme për të zbatuar me sukses dhe promovuar denjësisht parimet e barazisë gjinore. Megjithatë, mungesa e vullnetit të mjaftueshëm politik dhe guximi për të sfiduar mentalitetin, si dhe për të promovuar parimet e barazisë gjinore, ka zgjatur dhe penguar zhvillimin e këtij sektori. Mbi të gjitha, ndryshimi në mentalitetin dhe konceptin e “gjinisë” dhe “sigurisë” janë konsideruar si parakushte të forta për zbatimin e Rezolutës 1325.
Megjithëse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë, ato ende vazhdojnë të jenë në mesin e grupeve të nën-përfaqësuara në Kosovë. Mundësi të barabarta për punë, trajtim të drejtë, si dhe qasje të barabartë të punësimit duhet të jenë parimet kryesore të shoqërisë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri