Përpara se kriza e refugjatëve dhe mbrojtja nga terrorizmi ta përfshinin plotësisht vëmendjen e Evropës, deri në mes të vitit 2015, BE merrej kryesisht me çështjen nëse duhet shpëtuar për të tretën herë me kredi të Eurozonës Greqia e falimentuar. Qeveria e koalicionit mes të majtëve dhe ekstremit të djathtë në Athinë e çoi Greqinë, me një përzierje mungese kompetence dhe mendjemadhësie, në buzë të shkatërrimit. Në minutën e fundit, shtetet e Eurozonës vendosën që të vënë edhe njëherë, për tri vjet, 86 miliardë euro në tryezë.
Kushtet qenë, sipas këndvështrimit grek, edhe më të ashpra se kurrë më parë. Në fund të vitit, mbikëqyrësit e BE, investuesit potencialë dhe analistët e financave konstatojnë të deziluzionuar: qeveria ekstreme e majtë greke sillet njësoj si qeveritë e mëparshme: ajo zvarrit, përdridhet, bën truke, për t’i shmangur sa më gjatë që të jetë e mundur vendimet e nevojshme. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, konstatoi thatë se qeveria greke nuk i është përmbajtur në të vërtetë në asnjë pikë planit kohor të miratuar në gusht. Prandaj edhe pagesa e kredive eci shumë ngadalë.
Një verifikim i vërtetë i sjelljes financiare u spostua nga nëntori 2015 në shkurt 2016. Veç kësaj është përvijuar një problem: Greqia ka miratuar një buxhet për 2016, i cili në formën e aprovuar nuk mund të miratohet nga kontrollorët ndërkombëtarë. Reforma e pensioneve dhe tatimet e premtuara për bujqit nuk janë përfshirë në të. Ciprasi i zhdërvjellët ka frikë se mund të humbasë shumicën e tij prej vetëm tri votash në Parlament.
Ciprasi veç kësaj mbështetet jo në kursime strikte të shpenzimeve shtetërore, por në shtim të të ardhurave shtetërore, duke shtuar shpenzimet dhe ngritur taksat. Ai u përpoq që t’u shpërndante vepra bamirësie zgjedhësve të tij, me anë të programeve speciale. Vetëm një veto e Eurogrupit e ndaloi këtë në minutën e fundit para Krishtlindjeve. Për zhvillimin ekonomik të Greqisë dhe besimin e investorëve, akte të tilla janë shumë të dëmshme.
Nëse dështon Greqia, kjo natyrisht do të ishte katastrofë për grekët vetë. Por edhe për BE ky do të ishte skenar gjithnjë e më kërcënues, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në krizën e refugjatëve. Për fat të keq, vendi më i dobët ekonomikisht i BE është edhe shteti më i rëndësishëm "në front", në përballimin e migrimit.
Shteti rezulton edhe këtu i mbingarkuar, i paaftë dhe pa vullnet. Greqia qahet që nuk merr ndihma nga Brukseli. Por kjo është e gabuar: Komisionit të BE i duhet gati ta detyrojë Greqinë që t’i marrë ndihmat. Por për 350 milionët euro nga BE, në qeverinë mes të majtës dhe të djathtës në Greqi nuk ka marrës, nuk ka struktura, për ta ndërtuar ndihmën për refugjatët. Vetëm njëra nga pesë qendrat e premtuara të regjistrimit (hotspots) punon me kapacitet shumë të ulët, dy janë në ndërtim e sipër, dy të tjera ekzistojnë vetëm në letër. Prej 50.000 vendeve të pranimit të shpallura, Greqia ka ngritur në fakt vetëm një pjesë të vogël. Shtyrja e migrantëve në një ish-stadium në Athinë dhe lënia e tyre pa furnizim atje nuk është pranim fillestar në kuptimin evropian dhe humanitar. Pse nuk e organizon askush në Athinë një sistem për të qenë migrimi? Para nga Brukseli dhe të rinj të papunë, që mund të angazhohen, ekzistojnë. Mungon vullneti politik! Dhe ky nuk është problem vetëm i qeverisë aktuale të paaftë greke. Që në themel ka diçka që nuk funksionon si duhet në shtetin grek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit