Papritur grekët votuan me një shumicë të madhe kundër reformave dhe kursimeve të propozuara nga kredidhënësit. Kompromisi u refuzua, por pa një kompromis nuk mund të ketë as ndihma financiare, pas 30 qershorit. E të mos flasim për paketën e tretë të ndihmave për këtë vend.
Ndonëse shumica e grekëve duan të mbeten në Eurozonë, duket se ata nuk e kanë të qartë se me çfarë rreziku po përballen. Greqisë i mungojnë paratë për të paguar obligimet e saj dhe borxhet prej 3,5 miliardë eurosh ndaj Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ndërkohë që vetëm BQE mund të ndihmojë këtë vend të shpëtojë nga falimentimi.
Shefi i BQE-së, Mario Draghi, mendon ndërkohë se vendet e BE nuk do ta mbështesin, në qoftë se ai do të ndihmojë Bankën Qendrore greke me kredi. Në rast se këto kredi nuk jepen, ky do të ishte fundi i anëtarësisë së Greqisë në BE.
E qartë është se pa marrëveshje me kreditorët, Greqia do të mund të mbijetonte vetëm edhe disa javë. Çdo ditë e më shumë qytetarët po nxjerrin me miliarda euro nga llogaritë bankare, sepse ata e kanë humbur besimin ndaj bankave të tyre. Në Greqi nuk janë të cenuara vetëm bankat, por edhe i gjithë sistemi real ekonomik, i cili vuan nga mangësia e mundësisë së pagesave. Më së largu, deri në fund të korrikut, shteti do të falimentojë, sepse nuk do të ketë para për pagesat e rrogave dhe pensioneve.
Greqia mund të japë letra me vlerë, paralelisht me euron, por këto letra do të humbin vlerën shumë shpejt. Ekspertët thonë se Greqia duhet t’i kthehet dhrahmisë, me shpjegimin se kjo do të ndihmonte Greqinë që të jetë më konkurrente në tregun e mallrave.
Kjo mbase është e mundur, por grekët i presin vite të rënda. Deri në arritjen e sukseseve të para do të kalojnë disa vite dhe kjo nuk është e sigurt. Deri në stabilizimin e prodhimit vendës, gjërat duhet të importohen. E, me një dhrahmi të dobët, kjo do të ishte gati e pamundur.
“Le Monde diplomatique” kujton me të drejtë edhe një aspekt tjetër: mundësinë e destabilizimit të plotë të këtij vendi. Futja e një monedhe tjetër mund të sjellë deri te thellimi edhe më i madh i humnerës mes të pasurve dhe të varfërve.
Ky mbase është edhe shkaku pse presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Eurogrupit kanë pranuar që menjëherë të martën të debatojnë edhe një herë gjendjen. Pushtetmbajtësit në Greqi ndoshta nuk janë fare të interesuar për euron, por e dinë shumë mirë lojën poker. Ata e dinë se BE, NATO dhe OECD kanë nevojë për Greqinë. Teatri me Greqinë do të vazhdojë edhe në verë. Për vendime të rëndësishme kërkohet pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare. Kjo detyron vendet anëtare që të bëjnë edhe kompromise. Por bashkëpunimi me këta kaotikët në Athinë do të jetë shumë i vështirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe