Hulumtimet shkencore tregojnë se ekzistojnë dallime të rëndësishme në mes meshkujve dhe grave jo vetëm në fuqinë fizike por edhe në funksionet e shumta psikike dhe neuropsikiatrike, siç janë perceptimi, njohja dhe afektiviteti.
Meshkujt kanë shikim më të qartë, në masë më të vogël janë më të ndjeshëm sesa shumica e femrave në ftohje ekstreme, reagojnë më shpejt dhe janë më të gjindshëm në hapësirë. Gratë, në anën tjetër, për dallim nga shumica e meshkujve shohin më mirë në errësirë, janë më të ndjeshme në prekje nëpër tërë trupin, kanë shqisa më të theksuara të dëgjimit dhe aftësi të theksuar manuale. Meshkujt janë më agresiv, më të ftohtë emocionalisht dhe shfaqin aftësi më të madhe në zgjidhjen e detyrave matematikore në krahasim me shumicën e meshkujve. Gratë, në të kundërtën, janë më emocionale, superiore në të folur dhe lexojnë më rrjedhshëm sesa shumica e meshkujve.
Meshkujt dhe femrat dukshëm dallojnë edhe kur bëhet fjalë për përjetimin e dashurisë dhe seksit
Meshkujt ‘votojnë’ për seks, e gratë për dashuri – është rezultat i hulumtimeve në këtë temë. Është dëshmuar se mbi gjysma e grave të cilat janë në idilë dashurie me ndonjë mashkull, “flenë” ekskluzivisht me atë mashkull. Për dallim me këtë, një numër krejt i vogël i grave gjatë kohës së dashurisë me mashkullin mbështet filozofinë “se dashuria është dashuri, e seksi diçka krejt tjetër". Kur gratë duan, pra, ato duan!
Kllapia e dashurisë ndaj një personi nuk i parandalon një të tretat e meshkujve që të dashurën e tyre “ta tradhtojnë” me gra tjera. Meshkujt, pra, së paku sipas këtyre hulumtimeve, kur duan – donë, por edhe tradhtojnë. Nëse për gratë dashuria dhe seksi një për meshkujt dashuria dhe seksi janë gjëra krejtësisht të ndara.
Shumica e meshkujve, pra, shpenzojnë energji të panevojshme duke u munduar në dyshimet për besnikërinë e të dashurës së tyre.
Numri më i madh i grave të dashuruara janë besnike. Nga ana tjetër, a munden gratë të evitojnë torturën dashurore të dyshimit në besnikërinë e mashkullit të tyre? Si ta dinë që të dashurit e tyre nuk i puthin vetëm ato, pa marrë parasysh që, në mënyrë të ftohtë dhe pa pasion, zbrazin “mallin e tyre të lirë” në gratë tjera? Fjala kyçe është “nëse". Do të jetë e sigurt, pra, nëse mashkulli nuk e donë nëse shpesh nuk e heton praninë e saj! Nëse pra, nuk është në gjendje dhe kondicion të mirë që me orë të tillë të flasë për imtësira me të dashurën e tij. Nëse vëren mangësitë e saj fizike (dhe intelektuale). Nëse pranon vërejtjet e të tjerëve për jopërsosmërinë e saj. Nëse e vërshon me komplimente të pamatura dhe, edhe më sigurt, më dhurata të vogla e të mëdha. Nëse nënën, babën, miqtë dhe fqinjët e “tërë botën” nuk ia beson personit të dashur. Nëse ankohet se “po i dhemb koka”, kur me të vërtetë mërzitet për një gjë tillë. Dhe në fund, nëse i thotë që e do, e, me këtë rast, gënjen!
Pa marrë parasysh kush kë do e kush kë gënjen, një është dashuria, e tjetra është seksi
Do të pritej që shumica e çifteve të dashuruara në masë të madhe të kënaqen në seks për dallim nga ata të cilët bëjnë dashuri për shkaqe personale. Kështu ndodhë me shumicën e grave, por jo edhe me meshkujt. Në mesatare dy të tretat e grave deklarojnë se seksi me partnerin të cilin e dashurojnë është gjëja më e mirë në jetë. Deklarata të tilla bëjnë vetëm gjysma e meshkujve të anketuar. Pyetja është se sa tu besohet edhe kësaj tjetrës gjysmë të meshkujve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos