Rrethanat historike, mentaliteti i prapambetur dhe patriarkalizmi kanë bërë që gratë në shoqërinë shqiptare të konsiderohen si pjesë e ndarë nga proceset e shtet-ndërtimit; pasive dhe parazite të shoqërisë sonë. Fatkeqësia qëndron në faktin se këtë perceptim të gabuar të shoqërisë, ato shpesh herë e kanë për vetën. Duke qenë kështu, është krijuar një mentalitet te gratë shqiptare se ato duhet të presin, tu jenë mirënjohëse gjinisë së kundërt për çdo të arrirë tyren, e mbi të gjitha janë mësuar që tu jepen të drejtat si dhuratë ose për mëshirë – pa luftuar fare për atë që ju takon.
Sa hyrje klishe që bëra, apo jo? Epo, s’mund të filloja shkrimin tërë mllef duke thënë se gratë shqiptare janë dembele dhe të llastuara, do të tingëllonte keq. Madje, jam e sigurt se po të thosha kështu do acaroja një batalion të tërë grash të cilat do më kundërshtonin plot nervozizëm duke ma bërë me dije se gruaja është shtylla e familjes, se ato rrisin dhe edukojnë gjeneratat e reja e ndoshta dhe se meritojnë ndonjë çmim të llojit “Nënë Heroinë”…
Gruaja vërtetë është shtylla e familjes, rritë dhe edukon gjeneratat e reja, por pa dashur t’i acaroj ato – a mjafton kjo? Sa gra kanë paguar dasmën e tyre, ose të paktën gjysmën e shumës së saj? Sa gra kanë qenë të punësuara para se të krijonin familje? Sa është numri i grave të martuara që punojnë dhe që me rrogën e tyre arrijnë të kontribuojnë për familjen?
Në anën tjetër, sa është numri i grave të cilave burrat u kanë blerë (shpesh herë falur) vetura? Sa është numri i grave të cilave burrat ua kanë gjetur ndonjë punë ose ua kanë hapur një biznes të vogël (zakonisht sallone bukurie, rrobaqepësie, e shpesh herë i kanë bërë dhe dizajnere)?
Fatkeqësisht, këto pyetje më rikonfirmojnë mendimin se si shumicë gratë shqiptare janë dembele dhe parazite të shoqërisë, e kjo reflektohet edhe në kuotën gjinore me të cilën gratë tona (deputete) mburren aq shumë.
Kuota e gjinore ose siç më pëlqen ta quaj “tridhjetë përqindëshi i mëshirës”, është mekanizëm që siguron një përfshirje minimale të grave në politikë (në këtë rast 30 për qind) meqenëse ato nuk janë ose nuk konsiderohen të afta të garojnë të barabarta me gjininë e kundërt. Kuptohet, ky diskriminim pozitiv mbi idenë e barazisë shihet si pikënisje për të krijuar rrethana të përfaqësimit të natyrshëm të grave në skenën politike, mirëpo një gjë e tillë ende nuk po ndodh.
Kuota e mëshirës jo vetëm që pasqyron pozitën e gruas në shoqëri, por edhe nënvlerëson atë në shumë mënyra.
Fillimisht, kuota është në kundërshtim me parimin e meritës pasi i jep përparësi gjinisë dhe jo kualitetit. Andaj shpesh herë krijohet ideja se deputetet zgjidhen për shkak të gjinisë dhe jo meritës (përvojës, dijës dhe ekspertizës që ato mund të kenë), duke i bërë parlamentaret tona të shihen si më pak kompetente në krahasim me gjininë tjetër.
Argumenti tjetër kundër kuotës së mëshirës është fakti që një kuotë e tillë krijon përshtypjen në masë se burrat mund të përfaqësojnë burrat dhe gratë, ndërsa gratë mund të përfaqësojnë vetëm gratë, duke e shndërruar kështu gruan në qenie inferiore ndaj burrit.
Së fundmi, në qenka ky diskriminim pozitiv për të mirën e gruas, atëherë pse të mos jetë kuota pesëdhjetë për qind? Një kuotë gjinore prej pesëdhjetë për qind do të mund të konsiderohej si mekanizëm i cili për qëllim ka barazinë dhe përfshirjen sa më të madhe të gruas në politikë, përderisa kuota e 30 përqindëshit nuk përçon asnjë mesazh domethënës.
Andaj, kuota e tridhjetë përqindëshit lirisht mund të konsiderohet si një dhuratë mëshire për gratë tona dembele.
(Autorja ka diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në paqe dhe zgjidhje të konfliktit, në American University, Washington, DC.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania