Grandiozët e Grandit
“Sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë”, shkruante Eqrem Bej Vlora, në një artikull të botuar më 1930. Nga ajo kohë, kur u shkrua ky artikull, na ndanë afro një shekull, ndërkaq politikanët shqiptarë, kudo hapësirave shqiptare, përveç se janë bërë musketarë më të fortë, po ashtu, shumica prej tyre, janë kusarë të mirë e ma të zotë dhe grandioz të epshëm për të realizuar çdo gjë që i plotëson interesat tyre egoiste.
Ka vite qysh kur Kosovës i mungon atmosfera intelektuale, atmosfera kulturore, atmosfera artistike dhe atmosfera e shëndoshë politikë. Kjo gjendje anemike prodhon vetëm lajme të këqija, që janë bërë shujtë për qytetarin e mjerë, që zgjohet dhe bie duke u marrë me personazhet e jetës politike, që ua kanë nxirë jetën.
Kosovën dhe qytetarët e saj i ka ngopur tej mase politika, e cila prodhon vetëm lajme te këqija, që rëndojnë jetën edhe ashtu të rëndë të qytetarëve tanë. Madje, edhe kur ndodh diçka e mirë, ajo mbështjellët menjëherë tisin e zi të lajmeve të këqija, që zakonisht i prodhon politika. Kjo ka shkërmoq keq qytetarinë e këtij vendi, duke e detyruar ta zhvendosë vëmendjen nga problemet kardiake te shoqërisë, tek zyrat e qeverisë dhe parive politike, prej ku shumëzohen te këqijat e këtij vendi dhe për këtë vend.
Prandaj, kush thotë se skena politike në vend është e ndarë dhe e përçarë, e ka shumë gabim. Shikoni telenovelën e Grandiozëve të Grandit. Përmasa e kësaj ngjarjeje nuk duhet kuptuar as tek tre, as tek gjashtë, e tek tetë milionët e kërkuar në mënyrë groteske. Përmasa e kësaj telenovele tragjike s’ duhet reduktuar dhe assesi s’duhet kuptuar vetëm tek një objekt, që dikur ishte nga më të njohurit në kryeqytet dhe në vend. Përmasa e kësaj ngjarjeje është simbioza tragjikomike, që shpjegon qartë se morali politik në shoqërinë tonë është zero, që shpjegon qartë se biznesi është i pistë dhe se institucionet janë vende për zhvatje. Zhvillimet e fundit rreth këtij objekti tregojnë qartë se për ta vjedhur shtetin, këtu ka kompromise të plota, mes pozitës dhe opozitës, mes pseudo të majtëve dhe pseudo të djathtëve, ndërsa për ta zhvatë qytetarin e Kosovës, dallimet politike shuhen sa çelë e mbyll sytë.
Në fakt, Grandi është metafora e jetës sonë, qysh kur shtetin tonë e kanë kapë përpara një kastë politikanësh sharlatanë, të cilët krejt aksidentalisht janë gjetur brenda portave të politikës. Ata dinë të jenë kusarë të zotë, të shantazhojnë, të korruptojnë të tjerët dhe të vetkorruptohen, të krijojnë klane dhe gjithfarë grupesh të tokës e nëntokës, por s’dinë të ofrojnë ide për shtetin stabil, s’dinë dhe s’duan ta preventojnë korrupsionin. Thjeshtë, ata s’dinë të krijojnë shtet për të gjithë.
Në Kosovën e dërmuar, grandiozët e shtetit, ata që kanë kap fatin e qytetarit, nuk ndalen së talluri me fatin e një vendi që çdo ditë thellohet në mjerim, ashtu sikurse Grandi që për çdo vit e humbë shkëlqimin e tij të dikurshëm. Këtë tallje tashmë e shpërfaqën edhe njëherë hapur, disa sharlatantë që as një fjali politike nuk din ta artikulojnë qartë.
Sikur të mos mjaftonin deformimet e panumërta që e zotërojnë jetën shoqërore e politike në vend, sikur të mos mjaftonte mjerimi dhe gjendja e rënd sociale, që është bërë shujtë e përditshme për qytetarin e Kosovës, atij i duhet vazhdimisht të dëgjoj për aferat milionëshe të korrupsionit, nga ata që predikojnë moral politikë, nga politikanë që tallen me fatin e një populli të tërë.
Nga kjo gjendje anemike tashmë është vështirë të dilet. Mirëpo, një nga detyrat e para dhe imediate, për idealistët e një Kosovë tjetër, duhet me qenë lufta për liri te shpirtit, një luftë kjo që duhet ndjekur pa kompromis kundër plogështisë dhe errësirës së mendjes. Kjo betejë synim duhet ketë tejkalimin e së sotmes së mjerë, drejt një të ardhme ma të ndritshme. Po nuk u fitua kjo betejë, agonia shoqërore do të zgjatet dhe vendi do të thellohet në mjerim. Ndërkaq, kopetë politike, kuazo-intelektuale, vetëm sa do te shtohen, duke u bërë rrezik i brendshëm që ha nga brenda shoqërinë. Kjo kastë e ka shkërmoq qenien shqiptare, duke demonstruar çdo ditë mosdije, arrogancë dhe papërgjegjësi.
Nëse kthehemi dhe e analizojmë këtë gjendje nga perspektiva historike, shohim qartë se kjo gjendje dhe mentalitet sundimtarësh nuk na është ndarë që tash e një shekull. Poeti kombëtar, At Gjegj Fishta, në satirat e tij kështu i stigmatizonte politikanët shqiptarë të kohës: "Ju rrugaca sallahana/ vagabonda shakllabana/… rricna t’ndyet, mikrobe të kqi/ qi të mjerës moj Shqipni/ kthelltë hi i keni në mushkri/pa dhimbë gjakun tuj ia pi/ por der kur, bre batakçi! "(At Gjergj Fishta, Gomari i Babatasit, Metamorfoza).
Është koha e fundit, me e riedukua vetën për ta kuptuar më mirë shtetin, për me dashtë më shumë kombin, për me punua ma shumë për tashmen dhe me projektua ma sigurt dhe me vetëdije të ardhmen. Thjeshtë, tani na duhet të kuptojmë se “atdhetarizëm do me thanë dashuri për njerëz, dashuri të sinqertë, dashuri vepronjëse, dashuri ideale…" (At Anton Harapi). Pa këtë postulat, ardhmja jonë shfaqet e mjegullt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-780x439.png)
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet
![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi