LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e agjencisë turistike, shtyhet seanca

Grabitja e agjencisë turistike, shtyhet seanca

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë zhvilloi të mërkurën seancën në ngarkim të dy personave të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur shumën prej 67 mijë eurosh në agjencinë turistike R&LO Travel, në dhjetor të vitit 2010 tek ruga ‘Avdyl Frashëri’.

Dy të akuzuarit janë shtetasit Rodrigez Malaj dhe Gerta Mezuraj.

Agjencia turistike, përmes një padie civile, kërkon dëmshpërblim financiar për dëmin e shkaktuar.

Gerta Mezuraj kërkoi që t’i caktohej një avokat nga shteti, pasi nuk ishte në gjendje të paguante një të tillë, ndërsa avoakti i të pandehurit Rodrigez Malaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë, raportoi BW.


Si rrjedhojë, relatori i çështjes, gjyqtari Gerti Hoxhaj, vendosi shtyrjen e seancës për në datën 27 korrik ora 12:00./Telegrafi/