LAJMI I FUNDIT:

Grabitet një pikë tjetër e këmbimit valutor

Grabitet një pikë tjetër e këmbimit valutor

Një pikë e këmbimit valutor pranë zonës së Medresesë u grabit gjatë natës ndërkohë që autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.

Policia ka bërë kqyrjen e vendit dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një tjetër pikë e këmbimit valutor u grabit të martën pranë zonës së ish-ekspozitës në Tiranë, nga persona të armatosur, të cilët arritën të merrnin 10 mijë euro./Telegrafi/