God bless America!
I tërë kombi shqiptar u shokua dhe u mllefos nga vrasja që ndodhi në qytetin e Frankfurtit, respektivisht me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë, ushtarëve përfaqësues të kombit elitë në botë, të kombit i cili na doli në momentet më të vështira përkrah. Dhe nuk besoj se do të ketë mbetur individ shqiptar që “bukës i thotë bukë e ujit ujë” që nuk do të ishte ndjerë i pikëlluar dhe i mllefosur me këtë akt të shëmtuar.
Ajo që më brejti më së shumti është prezantimi i vrasjes kriminele të këtyre dy ushtarëve amerikanë në mediat maqedonase, ku gati se këto media përjetonin kënaqësinë më të madhe nga shkaku se me këtë dëshmohej se ja kush janë shqiptarët, të cilëve amerikanët ju ndihmuan në momentet më të vështira, e ata ja se si ua kthejnë të mirën. Sido që të jetë, unë gjykoj se nuk mund që ky rast të i mëveshët tërë një populli, edhe pse duhet pranuar se sado kudo ky akt i shëmtuar mund të na japë një imazh të hidhur dhe të keq. Andaj ne si shqiptarë, duhet të vazhdojmë të dënojmë fuqishëm këtë akt të shëmtuar dhe barbar.Institucionet shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri duhet të dënojnë me ngulm këtë akt të shëmtuar duke rikujtuar të tjerët kriminelë dhe vrastar që do të jenë përgjithnjë njolla e zezë e kombit shqiptar.
Sido që të jetë, kjo vrasje, e cila me vete mund të mbart sekrete të shumta, e pse jo mund ndoshta të ketë edhe prapavijë fetare, unë qëndroj fuqishëm në konstatimin se në dënimin e këtij akti kriminel dhe barbar duhet të merr pjesë çdo shqiptar, çdo asociacion qytetar, çdo institucion shqiptar dhe çdo parti shqiptare. Dënimin më të madh të këtij krimineli i cili fatkeqësisht flet shqip, duhet ta bëjnë bashkësitë fetare, e sidomos Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, duke i rikujtuar vrasësve se nuk mund të përdorin arsye fetare ose arsye të tjera për të linçuar nga jeta qenie njerëzore, e më konkretisht njerëz që i takojnë kombit i cili na ndihmoi si kurrë më parë, duke na i hequr perden e robërisë serbe, duke na ndihmuar në integrim në familjen e Aleancës Ushtarake më të fuqishme të botës, në NATO, duke na dalë në ndihmë në momentet ku ekzistonte rreziku dhe dilema që të jemi apo mos të jemi….
Edhe pse viktimat e këtij akti barbar dhe antinjerëzor tani më janë në botën e amshuar dhe nuk mund të kthehen, duhet që qeveria në Kosovë dhe ajo në Shqipëri fuqishëm të shikojë dhe të kontrollojë organizatat e ndryshme fetare që kanë prapavija të ndryshme politike e që janë bërë sfidë e vërtetë për kombin shqiptar në përgjithësi.
Edhe pse nuk besoj se populli amerikan dhe qeveria amerikane do të na shikojnë me sy tjetër tani, kjo nuk do të thotë që jemi të lirë krejtësisht dhe që duhet të jemi moskokëçarës. Ne si shqiptarë duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe të ndajmë këtë të keqe së bashku me kombin mik të përjetshëm amerikan, të përulemi për viktimat e kësaj ngjarje makabër dhe të lëshojmë kushtrimin për ata njerëz fundamentalistë ose psikopatë, ose çfarë do qofshin ata, që mallkimi shqiptar do ti ndjekë kudo që janë, si dhe që kombi shqiptar nuk pranon në gjirin e tij njerëz vetëm se flasin shqip, ndërsa veprimet i bëjnë kryekëput në dëm të interesave amerikane dhe kombëtare.
Andaj, Zoti e bekoftë Amerikën dhe kombin mik amerikan në këto momente të vështira. Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar dhe e bekoftë miqësinë e përjetshme shqiptaro-amerikane. Të lutemi për viktimat e kësaj tragjedie dhe t’i dënojmë fuqishëm shkaktar(in)ët e tragjedisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin