LAJMI I FUNDIT:

“Glloboqica”, vë në pranga tre persona

“Glloboqica”, vë në pranga tre persona

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar gjatë një operacioni të koduar “Glloboqica”, ka arrestuar tre persona të martën të cilët janë të dyshuar për kontrabandë me armë dhe municion në Ferizaj.

Personat e arrestuar janë:Q. Ceka (30), I. Ceka (49) B. Ceka (42).

Ndërsa policia në ketë rast ka konfiskuar 5 pushkë automatike,1 revole,1 karabinë zvicerane;1 pushkë gjysme-automatike,1 palë dylbi ushtarake dhe qindra fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë. /Telegrafi/