Jo më shumë se 116 euro është shporta mujore e një qytetari të Kosovës, e cila konsiderohet të jetë e varfër dhe larg standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare për vitin 2013 rezulton se konsumi për kokë banori gjatë vitit 2013 ishte 1402 euro, që i bie jo më shumë se 116 euro në muaj, ndërsa konsumi për ekonomi familjare është 7625 euro, që në muaj është 635 euro.
Por gjendja ekonomike në vitin 2014 është rënduar edhe më tepër, pasi që janë rritur çmimet e energjisë elektrike, të ujit, të mbeturinave, të gazit dhe të produkteve tjera elementare për jetë. Paga mesatare në Kosovë është 370 euro, kurse afër 200 euro qytetarët janë duke paguar vetëm për këto shërbime.
Rëndë këtë situatë ekonomike po e përjetojnë edhe ata që janë të punësuar në sektorin privatë dhe publikë, ku sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është 441 euro.
Edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fatmir Fejzullahu, i cili jeton në Prishtinë, ka thënë se ngritja e çmimeve të energjisë, të ujit dhe gjërave të tjera elementare ia ka vështirësuar jetën e tij. Ai thotë se merr pagë afër 450 euro, por 200 i ndan për t’i paguar këto shpenzime. “Ujë, rrymë, ngrohje, telefon, mbeturina dhe TV, të gjitha këto fatura në total kur grumbullohen del të paguajë rreth 200 euro, me pjesën tjetër të pagës është shumë vështirë t’ia dalë deri në fund të muajit për blerje të ushqimeve”, ka thënë Fejzullahu.
Kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, e konsideron jo të mirë situatën ekonomike dhe sociale në Kosovë. “Marketet, për të qenë profitabile, llogarisin që një shportë mesatare e konsumatorit është diku minimalja 12 euro, nëse ne e llogarisim që konsumatorit i duhen së paku 15 shporta të tilla në muaj kjo del se ky konsumator duhet të ketë vetëm për shportën themelore 300 euro në muaj, pa i llogaritur shërbimet publike, rrymën, ujin, pastrimin, veshmbathjen e të tjera”, thotë Kaçaniku.
Kaçaniku thekson se me 300 euro në muaj një familje vlerësohet se mund t’i përmbushë vetëm nevojat elementare për jetë dhe nuk mund të flitet për ndonjë standard të lartë jetësor. “Për koston e jetesës çmimet në markete ne i kemi të njëjta si në Bashkimin Evropian, disa i kemi edhe më të larta. E në anën tjetër, ne i kemi të ardhurat mesatarisht pesë apo gjashtë herë më të ulëta se në vendet e Bashkimit Evropian”, thekson Kaçaniku.
Sipas anketës së buxhetit të ekonomive familjare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se rreth 50 për qind e ekonomive familjare dy herë, ose më shumë, gjatë vitit nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë me kohë pagesat e tyre.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Labinot Hashani, jep shpjegime rreth shportës së konsumatorit në Kosovë. “Unë mendoj se pa 350 euro një familje katër anëtarësh nuk mund të sigurojë minimumin e ekzistencës, do të thotë minimumi ekzistencial duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, transportin, shpenzimet komunale”. Ai gjithashtu ka thënë se familjet që nuk e kanë këtë shumë, e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm e le më t’i paguajnë të gjitha ato fatura”, tregon Hashani. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj