LAJMI I FUNDIT:

Gjyshërit fajtorë për mbipeshën e fëmijëve

Gjyshërit fajtorë për mbipeshën e fëmijëve

Fëmijët të cilat janë nën përkujdesje të gjyshërve, janë më të prirë që të fitojnë peshë të madhe trupore- sugjeron një studim i realizuar nga University College në Londër.

Analizimi i të dhënave nga 12.000 fëmijë trevjeçarë, ka treguar se fëmijët ishin të prirë për 34% që të kenë mbipeshë nëse 20 orë në javë për ta është kujdesur gjyshja ose gjyshi.

Sipas mendimi të shkencëtarëve, të publikuar në revistën Journal of Obesity, shkak i kësaj është zvogëlimi i aktivitetit trupor dhe tolerimi më i madh që iu bëjnë gjyshërit nipërve dhe mbesave. /Telegrafi/