Gjyqet si “res mobiles”!
Fjala "mobil" përdoret dendur në jetën e përditshme, më tepër në kuptim të aparatit telefonik, celularit. Kjo fjalë rrjedhë nga latinishtja – mobiles, res mobiles (res – send, mobiles – i lëvizshëm), që do të thotë: send i lëvizshëm. Edhe gjyqet janë shndërruar në "res mobiles".
Pse?
Aty ku janë gjyqtarët, janë gjyqet, thonë gjykatësit. Në pjesën veriore të Mitrovicës, për ligjin, mbrojtjen e tij, kujdesen "njerëzit e EULEX-it", tre prokurorë dhe tre gjyqtarë.
Këtu për "shkaqe politike", tri ditë pas shpalljes së pavarësisë sonë, u "avulluan" prokuroritë dhe gjyqet, të nivelit komunal dhe të qarkut, por edhe Gjykata e Kundërvajtjes. Institucionet e përmendura u zhvendosën "përkohësisht" në komunën fqinje, jo larg në "vijë ajrore", Vushtrri. Ky "res mobiles" ndodhi për hir të politikës, demokracisë, ‘qetësimit të shpirtrave të trazuar", të mos hidhërohet Serbia.
Pas luftës, gjyqet "res mobiles" i kanë aplikuar gjykatësit e UNMIK-ut. Bie fjala, ish- pjesëtarët e UÇK-së, të akuzuar në Gjyqin e Qarkut në Prizren, me këtë "firmë" – gjyqi i tyre është mbajtur në gjykatën tjetër simotër, në Gjilan. Këtë luks e ka pasur gjykatësi, mauriciusi Vinod Boolello, i cili proceset i ka mbajtur, nën firmën e gjykatës së qarkut, edhe në lokalet e Gjykatës Supreme të Kosovës, ngase atu afër ka banuar. Ka bërë gjyq "ngat banesës së tij". Gjyqet janë mbajtur edhe në sallat e shtëpive të kulturës, në Prishtinë, por edhe në sallën e burgut në Dubravë…Njësoj si Boolello, kanë vepruar edhe kolegët e tij.
Serbia brenda një kohe të shkurtër ndërmori dy hapa. Hapi i parë – financimi i strukturave paralele në pjesën veriore të Mitrovicës, në shumë prej 42 milionë euro. Ndërkaq, hapi i dytë pasoi me emërimin e prokurorëve dhe gjykatësve, me "seli" në oazën e përmendur duke themeluar edhe "filialet" – në Shtëpcë, Gorazhdec, Graçanicë e Ranillug.
Politika ogurzeze e fqinjit s’është për tu nënçmuar. Beogradi "mat pulsin", pikësynim ka ripushtimin e pjesën veriore të Kosovës, të cilën de fakto e ka futur nën "sqetull". Fill pas këtyre "operacioneve politike", presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi, kinse për kërshëndellat ortodokse, më 6 dhjetor, erdhi për vizitë në Manastirin e Deçanit. Në vend se t’i përmbahet kushtit, karakterit të vizitës – "private e fetare", ai doli jashtë "protokollit", sërish brenda një viti, në Deçan, i shoqëruar me truprojat, "gorillat" e tij që mbanin "armë të gjata", dërgoi mesazhin se flet në emër të "qytetarëve të Serbisë". Ai Kosovën e konsideroi si "livadh" të tij, e quajti "Kosovë e Metohi".
Pas vizitës së Tadiqit në Kosovë, aktivizohet politika e EULEX-it. Zëdhënësja e këtij misioni Christina Herodes paraqitet me deklaratën se "po shqyrtohet mundësia e dërgimit sa më të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve" në pjesën veriore të Mitrovicës. Fjala është për "njerëzit e ligjit", vendësit, shqiptarë e serbë.
Lidhur me këtë çështje minstrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi paraqiti idenë, iniciativën e saj, të sigurohet një linjë autobusi që do të dërgonte në veri gjykatësit dhe prokurorët, aty ku ishte selia e tyre, t’i dërgojë edhe pjesëmarrësit e procedurës, dëshmitarët, ekspertët dhe të interesuarit. Zëdhënësi tjetër i EULEX-it, Christopher Lamfalussy është për atë që në veri "të instalohet drejtësi për të gjitha komunitetet".
Ideja, formula e zonjës Kelmendi, kujtoj, është e paefektshme dhe si e tillë kompromituese për shtetin. Prokurori identifikon shtetin. "Shteti" të udhëtoj me autobus deri tek vendi i punës dhe ndonjë i krisur të hedhë gurë të autobus, kjo i kalon caqet e normales ! Ministrja e drejtësisë, zonja Kelmendi qenka ithtare e gjyqeve dhe prokurorive "res mobiles" !
Zotëri Lamfalussy kur përmend shprehjen "të instalohet drejtësia për të gjitha komunitetet", aludon tek banorët serbë, do të dakordohen ata, apo jo. Nëse serbët e kundërshtonë këtë drejtësi, puna shkon huq. Strukturat paralele, u mor vesh, nuk donë t’i shohin me sy prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë. Cila do të ishte zgjidhja e zyrtarëve të lartë të Eulex-sit në "sanimin e gjendjes"?, Dihet, misioni i tyre është sundimi i ligjit, i ligjeve të Republikës së Kosovës, ngase, ndryshe, çdo gjë do të ishte e pakuptimtë.
Derisa admirali amerikan Mark Fitzgerald strukturat paralele i cilësoi si kërcënim për sigurinë në Kosovë në një konferencë për media, në prani të komandantit të KFOR-it, Markus Bentler, ky i fundit flet se në fund të janarit priten reduktimet e aleancës ushtarake që drejton ai, në 10 mijë trupa. Fitzgerald e tha troç se paraqitja e strukturave paralele bie ndesh me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kambana bie për atë që ka vesh.
Politikanët tanë, që s’e heqin nga goja Mitrovicën, nuk ofrojnë zgjidhje konkrete, kundërvihen me deklarata politike.
Serbia, e cila e ka "mbushur kupën", e luan lojën , orvatet ta zhvendos çështjen madhore, procesin e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës, me "spicat" e saja. Dy "margaritarët" e regjimit të Beogradit, financimi i strukturave paralele dhe emërimi i prokurorëve dhe gjykatësve në Kosovë, janë dëshmi për t’iu kundërvënë kësaj politike, atje ku duhet, në OKB, në seancën e saj të radhës që pritet të mbahet më 22 janar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht