LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendos sot për gardistin e 21 Janarit

Gjykata vendos sot për gardistin e 21 Janarit

Gjykata e Lartë do të vendosë të mërkurën për fatin e një prej gardistëve të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

I pandehuri është efektivit i Gardës, Gazmend Ahmetaj për të cilin do të shprehet Kolegji Penal. Ahmetaj, ashtu sikurse dhe dy gardistë të tjerë po hetohet në liri si i dyshuar për vrasjet e katër demonstruesve më 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por, ndërsa Apeli vendosi ta lirojë atë, prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë me një rekurs për rikthimin në qeli.

Deri më tani vetëm Gardisti Agim Llupo është vënë nën akuzë për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi. Prokuroria nuk ka zbardhur ende vrasjet e Hekuran Dedës, Aleks Nikajt dhe Faik Myrtajt./Telegrafi/