LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë: Të pandehurit e Gërdecit të lirë

Gjykata e Lartë: Të pandehurit e Gërdecit të lirë

Gjykata e Lartë “rrëzon” prokurorinë për lirimin e Mihal Delijorgjit dhe Ylli Pinarit, të akuzuar për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec. Organi i akuzës kishte kundërshtuar lirimin e të pandehurve, biznesmenit Delijorgji, ish-kreut të MEICO-s, Pinari si dhe Sokol Ngjeçit, duke tentuar për herë të fundit rikthimin e tyre në qelitë e paraburgimit.

Për Kolegjin Penal të kryesuar nga Shpresa Beçaj, njëkohësisht dhe relatore e çështjes e kryetare e gjykatës, nuk ka asnjë dyshim që afatet e paraburgimit për tre të pandehurit kanë përfunduar, për pasojë masa e sigurisë ndaj tyre e ka humbur efektin.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë u jep fund përpjekjeve të prokurorisë, që tentoi me çdo kusht të riburgoste tre të pandehurit. Në këto kushte, Delijorgji, Pinari dhe Ngjeci do të vazhdojnë të gjykohen nën masën e sigurisë "arrest shtëpie"./Telegrafi/