LAJMI I FUNDIT:

Gjykata: Burg pa afat dhunuesve të romëve

Gjykata: Burg pa afat dhunuesve të romëve

Gjykata e Tiranës vendosi të martën masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të akuzuarit për dhunën ndaj romëve.

Të arrestuarit janë Klodian Vladi, 22 vjeç dhe Besmir Vladi, 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilët akuzohen për plagosje së lehtë me dashje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.
Këta dy persona, disa ditë më parë, në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë tre pjesëtare të komunitetit rom dhe më pas kanë shkatërruar me zjarr dy prej banesave të tyre

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë në gjykatë, dy të arrestuarit nuk kanë shfaqur pretendime në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tyre. Megjithatë, ata nuk kanë preferuar as të japin sqarime për rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/