LAJMI I FUNDIT:

Gjykata: “Arrest me burg” për Armand Pezën

Gjykata: “Arrest me burg” për Armand Pezën

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi të enjten masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Armand Peza, 33 vjeç, i arrestuar me një arsenal armësh në Pezë, tri ditë më parë, duke e akuzuar atë se ka kryer veprat penale “kanosje për shkak të detyrës ndaj efektivit të policisë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim prone”.

Trupi gjykues vendosi gjithashtu masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Xhimi Hasanbega, duke e akuzuar atë vetëm për kryerjen e veprës penale “moskallëzim krimi”, pasi, sipas Prokurorisë dhe Gjykatës, Hasanbega nuk ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale, mirëpo ai ka qenë në dijeni të mbajtjes së armëve dhe të fakteve të tjera kriminale.

Arsenali I armëve se edhe bllokimi I një sasie prej 200 gramësh pluhur e cila pas verifikimit doli të ishte përzierës, u realizua tri ditë më parë nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në kuadër të operacionit të koduar “Mini Blow II”, raportoi Panorama./Telegrafi/