Koncepti i gjithëpërfshirjes qeverisëse nuk është as term dhe as veprim i panjohur për ne. Kosova kishte një qeverisje gjithëpërfshirëse ku bënin pjesë të gjitha partitë politike në Ekzekutiv, ndërsa Kuvendi asokohe ishte pa opozitë dhe si rrjedhojë nuk është se ka pasur ndonjë efekt qeveria gjithëpërfshirëse për ta dëshiruar që ta kemi serish si formulë.
Ajo çka e ka bërë interesant qeverisjen e gjerë në Kosovë në atë kohë ishte se për sukseset që mund t’i kenë pasur, kush më shpejtë mundohej t’i merrte meritat për veti dhe t’i dërgonte tek kryetari i partisë që e përfaqësonte. Ndërsa, dështimet jo që nuk i pranuan, por ia hidhnin përgjegjësitë njëri-tjetrit e në raste specifike ankoheshin edhe në kompetenca. Kjo ishte qeverisja gjithëpërfshirëse në Kosovë nga përvoja e kaluar. Pra, me pak fjalë koncepti i qeverisjes gjithëpërfshirëse në Kosovë është “sukseset janë të mijat e dështimet janë të të tjerëve”.
Pavarësisht se Kosova është në një situatë tjetër nga ajo e mëparshme, kjo nuk garanton dhe nuk do të thotë që qeveria eventuale gjithëpërfshirëse mund të jetë më e mirë se ajo e kaluara. Përkundrazi, të vetmit që do ta pësojnë nga një qeveri eventuale gjithëpërfshirëse janë qytetarët e Kosovës.
Dy argumente pse nuk duhet të ketë qeveri gjithëpërfshirëse: me qeveri gjithëpërfshirëse do të kemi më shumë ministra, sepse do të duhej të ndahen të kënaqura të gjitha subjektet me pozita ministrore dhe si rezultat i kësaj lehtësisht do të mund edhe të krijohen ministri të reja që ndoshta nuk janë me interes për vendin (por me interes për personat dhe subjektet politike); pastaj, do të jetë një qeveri me më shumë zëvendësministra që do të bëhen për të njëjtin qëllim, pra për t’i kënaqur të gjitha palët në qeverisjen gjithëpërfshirëse (dhe gjithë kjo situatë më së shumti do ‘ti kushtojë buxhetit të shtetit – qytetarëve të vendit).
Me qeveri gjithëpërfshirëse do ta kemi më shumë “kryeministra”, sepse secili ministër para se t’i raportojë kryeministrit ai fillimisht raporton te kryetari i partisë që përfaqëson dhe roli i këtij kryetari është një lloj kryeministri në vete pasi ministri vepron në direktivat e kryetarit të partisë e jo të kryeministrit që e ka për obligim t’i përgjigjet dhe t’i raportojë. Gjithashtu, edhe numri i zëvendëskryeministrave do të jetë më i madh, madje edhe më i madh se ne qeverinë “Thaçi 2” që njihet si qeveria me më shumë zëvendëskryeministra. Sepse, gjithë kjo është pazar politik, jo politikë e mirëfilltë ku interesi i vendit është para interesave të çdo individi dhe çdo subjekti politik (edhe pse deklarativisht ky pothuajse është refren i secilit politikan, por që veprimet janë ndryshe).
Dy argumentet e sipërpërmendur janë ato që mund ta bëjnë qeverinë të papërgjegjshme ndaj qytetarëve, duke e pasur një siguri në shumicën që kanë si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri. Prandaj, është më rëndësi të kuptohet se Qeveria gjithëpërfshirëse po përdoret si qëllim nga PDK për të mbetur edhe më tutje në pushtet, pavarësisht se mund t’i tkurren pozicionet politike për shkak pjesëmarrjes të shumë subjekteve në qeveri. Ata e kanë të mjaftueshme të jenë në pushtet
Çdo propozim për një qeveri gjithëpërfshirëse në Kosovë në këtë fazë çfarë është Kosova vetëm sa ka me degraduar vendin edhe ashtu i degraduar nga dy mandatet e qeverisë Thaçi. Kosova më së paku ka nevojë për një situatë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe