Ambasada Federale e Gjermanisë në Kosovë, do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen e fuqishme për Odën Ekonomike Gjermano Kosovare. Ky ka qenë mesazhi i zëvendësambasadores së Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen, gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e OEGJK-së, ku është pritur nga presidenti Samir Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv Albert Matoshi.
Në takimin njohës me zëvendësambasadoren Gehlsen, meqë së fundmi ajo është ngarkuar në këtë pozitë, presidenti i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv z. Matoshi, e kanë njoftuar atë me angazhimin e OEGJK-së për të thelluar bashkëpunimin ekonomik të ndërmarrësve të të dyja vendeve.
Duke folur shkurtazi rreth themelimit të OEGJK-së, Krasniqi e informoi mysafiren rreth historikut dhe krijimit të saj me 2012, duke pas mbështetjen kryesore të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
Presidenti Krasniqi, gjithashtu e njoftoi zëvendësambasadoren Gehlsen edhe me aktivitetet e OEGJK-së në të kaluarën dhe rolin e Odës në ndërmjetësimin mes kompanive gjermane dhe kosovare. Ai po ashtu foli edhe për mundësitë që OEGJK ofron për të gjitha kompanitë gjermane që janë të interesuara të investojnë në vendin tonë, duke theksuar se OEGJK i këshillon ato, u jep informata të rëndësishme, si dhe po përpiqet në ndërtimin e një ure të shëndoshë bashkëpunimi mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane.
Po ashtu Krasniqi, në pika të shkurtra foli edhe për gjendjen e ekonomisë kosovare dhe klimën e të berit biznes.
Drejtori ekzekutiv i OEGJK-së Albert Matoshi, e njoftoi Gehlsen, për anëtarësinë e Odës, kategoritë e anëtarësisë dhe profilin e kompanive anëtare. Drejtori Matoshi theksoi faktin se OEGJK në vazhdimësi punon në fuqizimin e partneritetit mes firmave gjermane dhe kosovare, çfarë do t´u mundësonte ndërmarrjeve të Kosovës hyrje në tregun gjerman me qëllim të ngritjes së eksportit. Ai i përmendi Gehlsen edhe për disa nga shërbimet më të mira që ofron OEGJK, sikur është edhe sjellja e ekspertëve senior nga Gjermania për të ndihmuar në fusha të ndryshme bizneset kosovare.
Zëvendësambasadorja Gehlsen, duke e vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e OEGJK-së, u shpreh e gatshme ta mbështesë Odën edhe me tutje, si një mekanizëm lidhës ndërmjet kompanive gjermane dhe kosovare për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. /Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova