Gjergj Fishta ka lindur më 23 tetor 1871 dhe këto ditë, gati një shekull e gjysmë më pas, ai shënohet në kujtesën tonë nëpërmjet një akti aspak nderues; shtëpia ku ai kaloi disa prej viteve të fëminisë së hershme, në Fishtë të Zadrimës, është akoma në këmbë por e rrënuar, pak pa u rrëzuar përdhé… Fishta, më 30 dhjetor 1940 do të mbyllte sytë e do të nisej për në botën e amshuar.
I përcjellë me nderime si askush deri atëherë, nga brenda e jashtë Shkodrës, nga qytéta e malcia, nga mbarë Shqipëria fund e maje, por edhe përtej Shqipërisë. Nderime e vlerësime të pafundme superiore. Jo vetëm nga dishepujt e tij, për të cilët qe ylli polar, por edhe nga personalitetet më të shquara të shkrimtarisë e të kulturës në vendin e vet, në Ballkan e në shtete përreth të Europës: Maksimillian Lamberz, Norbert Jokli, Petrotta, A. Balldacci, Erwin Stranik, Gabriele d’Annunzio, Karl Steinmetzi…, Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Lasgush Poradeci, Asdreni, Koliqi, Lefter Dilo, Martin Camaj… etj.
I rrethuar me lavdi si askush deri atëherë në Shqipëri, Akademik i Akademisë Mbretërore të Italisë, i dekoruar nga Turqia, Austria, Greqia dhe Vatikani, la një opus të plotë e të realizuar letrar, shtrirë në të gjitha gjinitë: lirikë, epikë, dramatikë, satirë, eseistikë dhe publicistikë. “Ai i lëvroi të gjitha gjinitë dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm”-shkruan për të Konica, në revistën “Albania” të të cilit, Fishta boton shkrimet e tij të para. …
Sot, duke qenë Shqipëria kjo që është dhe hierarkia e vlerave e dyshimtë, pasionante, emotive dhe më pak reale e shkencore sesa në vendet e tjera të qytetëruara, dy janë hijet që i bëhen “universit kulturor Fishtë”. Të parën, hijen e madhe ia bën sistematikisht shteti shqiptar, me veqilat e vet. Fishta, i parë hënakeq me burokracinë në përgjithësi dhe me mediokritetin kulturor në veçanti, e sakaq i pakursyer e i pamëshirshëm në luftën e tij, pagoi haraç si askush tjetër ndër shqiptarë.
Hap-e-mbylljet e disahershme të “Hyllit të Dritës”, njohur e pranuar si më e madhja dhe e përkryera tribunë e mendimit intelektual, kulturor e letrar shqiptar të kohës, qe një taksë mjaft e lartë. Po ashtu, “Visku…”, pjesa e dytë e poemës “Gomari i Babatasit”, vlerësuar si një pikë kulmore e satirës kombëtare shqiptare, nuk mundi të publikohej në gjallje të tij: Zogu nuk e lejoi. Madje, në rrethana të mosdashjes e të mospranimit, Fishta, më se një herë u detyrua të emigrojë edhe fizik isht…
Për të mbërritur te shteti shqiptar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, që, siç dihet, synoi dhe bëri çmos për fundosjen e autorit të “Lahutës së Malcis” në pusin e harresës kombëtare. Atë, “apostullin e atdheut të vet…”, siç thotë Baldacci, e deshi medoemos të mënjanuar, për këtë të anatemuar, të paragjykuar: shkurt të asgjë- suar si shkrimtar, si mendimtar e veprimtar, si atdhetar… si gjithçka ai ishte. Duhej mbuluar me terr lavdia e tij dhe duhej ngritur mbi të idhulli (Zoti) i rrejshëm i regjimit kriminal. Dhe kjo vijoi jo pak, por një gjysmë shekulli.
Më pas… Nga shteti shqiptar, Fishta është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” në vitin 2002, gjashtëdhjetë e dy vjet pas vdekjes, dhjetë vjet pas vendosjes së rendit të ri demokratik në Shqipëri…, të cilin ai e shërbeu përgjatë gjithë jetës me veprimin e vet. Hija tjetër është ajo që i rri sot e gjithë ditën përmbi krye, në formën e xhelozisë, në formën e shpërfilljes nën petkun e “të moskuptuarit” dhe “të vjetërsisë”. Jo se nuk është folur në këto njëzet e ca vite për Fishtën, por sistematikisht duke synuar përdorimin e tij sipas koniunkturës kulturore të qeverive që shkojnë e vijnë.
Kasnecë të shërbimit kundër janë marrë shpesh me polemikat e tij, shpesh duke i keqinterpretuar ato, të cilat në thelbin e tyre kanë pasur realitetin shqiptar të kohës së vet, kudo ku është shtruar çështja kombëtare në përgjithësi a në çështje të veçanta të saj, sidomos në lëmë të arsimit a të besimit, si çështje kulturologjike, por edhe si çështje kombëtare e shtetformuese. Hije i bëjnë edhe ata njerëz të fushës së letrave që Fishtën e përcjellin me heshtim a me vardisje rrokull, shpesh edhe me shtrembërim buzësh, si shprehje e modës modernitare, pa prekur asnjëherë thelbin e gjësë, që në rastin në fjalë është vepra.
Ajo sot është e botuar në një version të plotë, përmbledhur e paraqitur nga një redaksi studiuesish. Unë shpresoj se do të ketë edhe të tjera versione në kohët në vijim, sepse njerëzit vullnetmirë, gjithherë aty janë edhe kur kohët janë të turbullta a të këqija. Se Fishta vetëm mirësi i fali Shqipërisë, shtetit, kombit dhe popullit të vet. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit