Mënyra më e mirë për t'i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të.
Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej partnerëve i mungon dëshira për seks. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës.
Kur aktiviteti seksual i njërit prej partnerëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor. Në shumë raste kjo përpjekje kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e partnerit që refuzohet vazhdimisht.
Arsyet pse një marrëdhënie nuk është më e dhënë pas seksit janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmëri së dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek partnerët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike.
Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë seksuale dhe përjetimet erotike.
Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin. Mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të. Siç pohojnë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift, nga intensiteti dhe mënyra që kryhet duket dhe harmonia që ekziston mes partnerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Një përbërës pastron gjymin e ujit nga gëlqerja si një shaka
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Si duhet të sillemi pas seksit
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet