LAJMI I FUNDIT:

Gjërat e këqija i mbajmë mend më gjatë

Gjërat e këqija i mbajmë mend më gjatë

Kujtimet e dhimbshme, të cilat më me dëshirë do t’i harronim, më së vështiri harrohen, kanë treguar hulumtimet e bëra në Universitetin e Karolinës Veriore.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se truri është i përshtatur që qëllimisht, automatikisht, të fshijë ngjarje neutrale, siç janë blerjet e çdoditshme, numri telefonik që nuk shfrytëzohet më, etj. Ngjarjet e këndshme e të pakëndshme nuk i nënshtrohen harresës së qëllimshme.

Ngjarjet që kanë dozë madje shumë të vogël të ndjenjave, siç është nota e dobët ose komentet e pakëndshme, shumë më vështirë është të harrohen.

Rezultatet e studimeve sugjerojnë se edhe ngjarjet e ngjyrosura me emocione të lehta mund të ‘minojnë’ sistemin e harresës së qëllimtë. /Telegrafi/